Kresha
A pretty face can never trick me
Ne mund te marrim këshilla nga ata, mund ti dëgjojmë me interes…por në fakt askush nuk e di se cfarë ndodh në të vërtete me jetën e tyre. Janë po aq të brishtë si të gjithë të tjerët, kalojnë nëpër faza të ndryshme uljeje dhe ngritjeje si në cdo marrëdhënie. Por ajo që spikat është qëndrueshmëria e tyre, edhe në kohe “krizash” të mëdha, edhe kur lëkundjet janë të dukshme, edhe kur pasioni ka ikur me erën…ata qëndrojnë. Kjo është një tjetër gjë që duhet të mësojmë nga ta, të mbyllim sytë, te ruajmë aparencën.
Të identifikohesh me një partner të njohur, mendoj se është e vështirë…ose jo. Situata mund të jetë specifikisht e vecantë rast pas rasti, në varësi të karakterit të personit “jo të famshëm”.
- E vështire … Sepse në cdo hap duhet të humbasësh nga vetja, ti fshihesh natyrshmërisë tënde, duke u shfaqur nën dritën e tij. Për më tepër një njeri me karakter të forte, do ta quante sfidë me vetveten. Mund të ndodhin luhatje të tilla karakteriale që ndryshojne krejt konceptin e një marrëdhënieje në cift, duke u bërë funksionale vetëm dhe ekskluzivisht në një terren kompromisesh. Në të tilla raste fjalët “komunikim” dhe “suport” bëhen fjalët kyce, dhe marrin nuanca thuajse hyjnore, pa të cilat marrëdhënia e tyre s’do të ishte ashtu si na duket ne “e bekuar” . E thënë ndryshe marrëdhënia në një cift ku vetëm njëri është i njohur publikisht është “Të gjesh ca frekuenca kuptueshmërie, në një valë të madhe keqkuptimesh” (dhe është e sigurt që personat e njohur kanë shumë të tilla). Janë jo të pakta rastet kur bashkëshorti jo i njohur, në momentet e tij të luftës me veten, ka gënjyer se është i lumtur. Duke u përpjekur të “kapërcejë” për të pafundmën herë, rastet kur përmendet si “gruaja e këtij” apo “burri i asaj”.
- Privilegj... Në rastet më të mira, partneri “jo VIP” përpiqet të shpalosë veten e vet me anë të një pune individuale këmbënglulese, sepse e di që shancet për sukses jane të mundshme, në një terren ndërkohë “të shtruar”. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të krijosh emrin tënd, duhet të nisesh nga zero, por kjo gjë nuk ndodh në ato raste ku, duke shfrytëzuar emrin dhe famën e partnerit mund të katapultohesh aty ku dëshiron. Për të mos përmendur faktin që, një nga mënyrat për të qenë i sukseshmëm është të kesh lidhjet e duhura, kontaktet sociale, dhe mbështetje…e po këta e kanë gati rrugën, madje edhe tapetin e kuq. Ata kanë ndërmarrë nisma të ndryshme për tu identifikur me punën e tyre, dhe janë të privilegjuar për gjithcka sa thamë më lart. Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Me kujtohet nje shprehje e gjyshes “të martohesh më mencuri” epo mire…këta e kanë bërë, i lumtë.
- I famshëm por jo aq… Egziston edhe një lloj i vecantë njerëzish të famshëm, të cilët janë të famshëm sigurisht, por jo mjaftueshëm për të merituar qendrën e vëmendjes. Ata janë pjesë e jetës së famshme të bashkëshortit, dhe qëndrojne në vetëdijen e publikut, por asnjëherë nuk kanë mundur të identifikohen pa të. Duket se lidhja me të tashmen ka shënjuar jetën e tyre. Edhe pse mund të kenë një punë dhe karrierë të spikatur, në sytë e të gjithëve ata do të shihen vetëm me anë të dritës së bashkëshortit VIP.
- Sfidë… Sepse thellë thellë ata e ndiejnë disnivelin dhe në kushte të tilla përshtatja ndoshta nuk vjen kurrë. Prandaj ajo që kërkohet është të jesh një bashkëshort mbështetës dhe njëkohësisht një prezencë e dashur në jetën e tij. Të gjesh një rrugë të ndërmjetme midis botës së tij të rrethuar nga dtitat dhe blicet, dhe botës së tij prej njeriu të thjeshtë, me anën e butë të së cilit je dashuruar. Të jesh mbështetës kërkon një forcë të madhe karakteriale, një motivim të madh gjithashtu (pa harruar dhe heshtjen). Sepse gjithcka mund të jetë po aq shpërblyese sa c' është edhe e vështirë.
…dhe nqs pyesni a e cënon marrëdhënien nje fakt i tillë, unë mund t'ju them JO, sepse një marrëdhënie nuk ngrihet mbi këtë bazë. Madje marrëdhëniet në një cift të tillë mund të jenë mjaft shpërblyese, gjithë ngjyra, dhe të mbushura me emocione të vazhdueshme. Ajo cfarë bëjnë bashkëshortët me shumë ëmbëlsi në këtë rast është pak a shumë “të sjellin me këmbë në tokë” VIP-in e shtëpisë. Një fytyrë para të cilit, dalin edhe pa make up, flasin hapur, pa u shtirur, pa u menduar gjatë se c’figurë do te bëjnë, apo si do të reagojnë të tjerët ndaj fjalevë të tij.
- Muzë…Ky është ndoshta këndvështrimi më interesant që mund të merrte ky shkrim. Në këtë rast bëhet fjalë për të gjithë ata persona që kanë lidhur shfaqen e tyre publike me krijimtarinë artistike. Ata shkrimtarë, shkruajtës tekstesh, muzikantë, kompozitorë, piktorë që kanë dikë që i sheh gjithmonë punët e tyre të para, buzeqesh apo përlotet. Shembuj vinë nga gjithë bota, ku nuk mungojnë pikturat, këngët, poezitë të dedikuara ngushtësisht dikujt.
Perpjasja me mentalitetin shqiptar
Ne mentalitetin shqiptar, por ne pergjithesi ne ate te vendeve te vogla, me histori te gjate izolimi, ndodh qe shume aspekte te keqinterpretohen dhe rrjedhimisht “vuajtja” te jete me e madhe. Shume nga menyrat e komunikimit publik kane qene risi dhe si te tilla, eshte dashur nje kohe e gjate qe te pranohen, si manierizma te nevojshme tipike te personave te njohur publikisht. Famijla dhe shoqeria kane ndryshuar ne pritshmeri, le te themi qe ka ndodhur nje lloj “hapjeje”, ekspansionizmi I se ciles megjithate, duhet mbajtur nen kontroll. Fluksi I informacionit, shumellojshmeria e stimujve, kompleksiteti I marredhenieve kane shtuar ankthin e personave qe rrine afer tyre. Per cudi grate e perballojne me mire kete “stres”, ne krahasim me burrat e persanazheve te famshem qe duket se vuajne PAK me shume…edhe pse shoqeria jone (mendjehapur) ben gjithcka per ti’a vene ne dukje, dhe per ta “goditur” aty ku dhemb.
Orientime ( sikur te mjaftonin keto ?!)
-duaje veten tende, sepse vetem ne kete menyre mund ti japesh edhe atij dashuri.
-Mos e kthe marredhenien tende ne nje spektakel, ku aparenca dhe dekori te merr kohen kryesore, nqs ka problem uluni dhe diskutoni. Nqs ka problem te medha (?) nuk ka “make up” qe I mbulon, prandaj mos u beni qesharak.
-Respektoni vendimet personale te bashkeshortit (pse jo diskutoni me ta)
-Tregoji qe ke besim tek ai, behu nje “krahe” mbeshtetes per te.
-Jeni te gatshem te degjoni, edhe kur ndoshta nuk kuptoni shume nga ato qe thote (nuk eshte fusha juaj)
-behuni realist dhe inkurajoheni. Nuk ka asnje keshille, recete, pluhur magjik…gjithcka ndodh per asnje arsye qe ti mund ta kesh parashikuar. E pranojme, fati ka pjesen e vet (te madhe)
By: Meri Dishnica