Antidepresivët nuk e kurojnë depresionin
Vitet e fundit, depresioni është përhapur në Perëndim me një ritëm shqetësues. Por bashkë me fenomenin, po rritet edhe tregu i psikobarnave: në 50 vitet e fundit, kërkimet farmakologjike kanë prodhuar të paktën katër klasa të ndryshme antidepresivësh; pavarësisht kësaj, sëmundja që këto barna duhet të kurojnë, në këtë rast depresioni, përhapet si flakët e zjarrit. Si shpjegohet kjo? E vërteta është se psikobarnat nuk e kurojnë këtë patologji, por vetëm simptomat e saj. Depresioni duhet kuruar, ndërkohë që antidepresivët nuk bëjnë gjë tjetër veçse e fshehin sëmundjen.
Në shumicën e rasteve, depresioni jep një sinjal, që edhe pse i dhimbshëm tregon se po ndodh diçka në jetën tonë, në marrëdhënie me veten dhe me të tjerët. Psikobarnat nuk eliminojnë shkaqet, por shenjat që po jep depresioni, duke parandaluar kështu rrugën drejt shërimit. Në fakt, ne duhet të marrin në konsideratë faktin se në realitet depresioni nuk ekziston: ata që ekzistojnë janë njerëzit në depresion. Në mënyrë të pashmangshme, psikobarnat japin një përgjigje të vetme për situata të ndryshme, duke mos i konsideruar të shumta format e shqetësimit.
Në qoftë se për çdo çrregullim shfaqet një ilaç, bëhemi më të dobët
Rritja e madhe e konsumit të psikobarnave, është pasojë e një tendence të përgjithshme, karakteristikë kjo e epokës sonë, ku çdo çrregullim, i vogël apo i madh, mjekësia bashkëkohore e zgjidh menjëherë përmes një ilaçi. Qëllimi? Për të dobësuar mbrojtjet natyrore të sistemit imunitar. Gjithsesi, duhet theksuar se psikobarnat përveçse nuk janë kurative, kanë edhe efekte të mëdha anësore (duke përfshirë ndryshimet e rëndësishme të ciklit gjumë/zgjim, oreksit, dëshirës seksuale) që shpeshherë nënvlerësohen.
A ka raste kur psikobarnat bëhen të domosdoshme? Për fat të keq po. Gjatë të ashtuquajturave episode të mëdha të depresionit mund të kemi kriza akute dhe gjendje të keqe shumë të thellë që ndonjëherë shpërthejnë në sjellje të dëshpëruara dhe të pakontrolluara. Këto forma të depresionit nuk e kalojnë 1% të popullsisë së sëmurë. Në këto raste, psikobarnat janë të nevojshme (madje pa recetë), madje rekomandohet edhe ndonjë takim me psikoterapeut, për të mos e kufizuar fushëveprimin vetëm te ilaçet.
Për të gjetur një marrëdhënie të mirë me veten, keni nevojë për një qasje krejtësisht të ndryshme nga sikletet e brendshme. Nuk duhen luftuar armiqtë, por “lajmëtarët e shpirtit” e shpesh edhe aleatët e mirëqenies sonë të vërtetë. Për sa u përket lajmëtarëve, dihet që vështirësitë kanë një “mision” për të përmbushur. Misioni i depresionit është të fshijë nga jeta natyrën tonë të vërtetë dhe të bllokojë energjitë jetike. Kur jemi të depresionuar na duket sikur jeta është një pazëll për t’u zgjidhur: së pari kemi vështirësinë për ta përfunduar, duke vënë në vend të gjitha pjesët (që në këtë rast janë projektet tona: puna, martesa, miqësitë e duhura, etj.), pastaj zhgënjehemi kur vërejmë se mungon pjesa e fundit, që konkretisht është lumturia. Gjendja depresive tregon se jemi mbështetur shumë te gjykimet e jashtme, se kemi bërë shumë gjëra për të kënaqur botën dhe pak për të lumturuar veten.
(gazeta-Shqip.com)