Ankete 70% e gjermaneve, kunder zyrtarizimit te festave myslimane

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Një deklarim i ministrit të brendshëm të Gjermanisë Thomas de Maiziere rreth mundësisë që Gjermania të pranojë zyrtarisht një festë islamike ka ngjallur reagime të shumta në këtë vend.

Së fundi, një sondazh i porositur nga gazeta „Bild“ dhe i realizuar nga instituti Insa tregon se 70.1% të gjermanëve janë kundër lejimit të një feste të tillë. Sipas shefit të Insa-s, Hermann Binkert, rezultati tregon se për shumicën e madhe të gjermanëve islami nuk i takon Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.



Më tutje, vetëm çdo i trembëdhjeti i pyetur ose 7.8% shprehet në favor të rregullimit me ligj të festave islamike në Gjermani. Madje edhe në mesin e Partisë së Gjelbër që konsiderohet me qëndrim më liberal ndaj të huajve, vetëm çdo i pesti ose 19.6% pranojnë mundësinë e festave të tilla.

Në të gjitha partitë tjera, përqindja e atyre që janë në favor është shumë më e ulët, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, më e ulëta është në mesin e partisë së ekstremit të djathtë AFD janë 3.7% të tillë, pastaj në FDP, 4.2% etj.

Nga ana tjetër është interesante se Komiteti Qendror i Katolikëve të Gjermanisë (ZdK) është shprehur në favor të lejimit zyrtar të festave myslimane në Gjermani.



content/uploads/2017/10/Screenshot_20171018-085608.jpg?w=685[/IMG]
 
Last edited by a moderator:
Erdhi I madhi.... ku je o supermoderator se pa ty ky forum po falimentonte... na mungonin lajmet e tua keshtu qe jepi na inform sa me shume. ;) lol
 
Normale eshte qe do deshtonin anketat.
 
epo ne mos dinte Gjermania te ben me krahe. ;)
 
Back
Top