Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Guest2

Antarë i Respektuar
enver-hoxha-411x300.jpg

Një anketë e prezantuar nga OSBE nxjerr në pah disa të dhëna befasuese për raportin që ka shoqëria shqiptare me të kaluarën e sidomos me ish-diktatorin komunist Enver Hoxha. Ndoshta nuk do ta besoni por nga anketimi rezulton se 45 perqind e shqiptarëve sipas rajoneve gëzojnë mendim pozitiv për ish-diktatorin ndërsa 42 përqind, negativ.

E duke u ndalur tek rajonet, shifra e pëlqimit shkon në 50 përqind në Juglindje, 55 përqind në Jug dhe jugperëndim të vendit.

enver-500x268.jpg

Ndërsa po të vësh re moshën janë 52 përqind e shqiptarëve mbi 55 vjeç ata që gëzojnë mendim pozitiv për rolin e Enver Hoxhës, ndërsa sa më e vogël të jetë mosha e të pyeturve, aq më i vogël është edhe pëlqimi. Kështu vetëm 38% e grupmoshës 16-35 vjeç kanë mendim pozitiv për ish diktatorin.

Anketa “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen,” është zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) dhe vjen si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”, me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.

enver-2-500x282.jpg

Në të theksohet se pikëpamjet e shprehura në botimin e prezantuar nga vetë ambasadori nuk pasqyrojnë domosdoshmërish ato te Prezencës se OSBE-së në Shqipëri.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Vetem 1 jave duhet ky burre edhe njeher!
 
Uzurpator. Krijoi nje bageti pa baza.
Deformoi zhvillimin dhe fshehu difektet e lartesoi dhunen.
Bagetia pas hapjes se kafazit u harbua dhe akoma seshte me kembe ne toke.
Shoqeri e frustuar dhe e mbyllur.
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Vetem 1 jave duhet ky burre edhe njeher!

ke gje temperature te larte??? as ne ironi spranohet kjo pasthirrme...eshte faj i kohes qe na humbi zoteria qe jemi aq te pasigurte, aq te humbur,aq pa ze, e pa ide... duan ate thjesht per mos ta zhvilluar trurin te vendosin vete por te jen e komanduar...urdheruar...
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Mos u friksoni e kisha per Vetingun lol
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

e pra se na cudite ... edhe pse statistukat flisnin per ju moshen e re... e te mendoni qe iku hoxha erdhi neti :p
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Mu kujtua ajo shprehja profetike e tij

5vjet do me qani, 5 vjet do me mallkoni, 5 vjet do me kerkoni

Ne fakt u bone 15 vjet qe po e kerkojne lol
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Sindroma e Stokholmit!
 
me lejo ta shtermberoj pak si sindrome e stokholmit ne sindroma post stokholmit... se %qe e do ne pushtet as e njihte e as nuk e ka perjetuar ate friken e shkaktimit te mekanizmit mbi kondicionin frik.... thjesht nje lidhje panjohje...
 
Jana, ne hulumtim shkruan se 52% e atyre qe e duan Enver Hoxhen jane nga ata te moshes mbi 55 vjec, qe i bie se jane ata qe e kane perjetuar sadopak diktaturen e tij.
 
kur i shikova imazhin edhe shkronjat e nr mu ngaterruan ateher diagnoza jote eshte me vend :)
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Per mua eshte e pakonceptueshme se si disa anetare mbeshtesin ideologjine e Enver Hoxhes. Kjo me ben te mendoj qe nuk e kuptojne faktin, qe nese jane pro regjimit te Diktatorit Enver Hoxhes automatikisht jane edhe pro Komunizmit ne pergjithesi, por mos te harrojme qe po diskutojme per epoken me te erret te njerezimit dhe akoma me te erret ate ne Shqiperi.

Darius
 
duhet te ndihesh ne faj :)) spo beni pune te mire shikoni nr .... :p
 
Titulli: Anketa e OSBE/ Shifrat që të habisin, 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën

Cjane keta rob qe harxhojn kohe dhe para per budalleqe te tilla !!!
Duhet te jene trashgimtaret pas se ndryshe nuk shpjegohet !
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top