Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Anija kozmike indiane niset për në Mars

Misioni i Indisë për në Mars nisi udhëtimin e vet 300-ditor drejt planetit të kuq. Të dielën në mëngjes, anija kozmike ndezi motorin e saj kryesor për më shumë se 20 minuta, për t’i dhënë anijes shpejtësinë e duhur për të lënë orbitën e tokës.

anija-kozmike-indiane-320x180.jpg


Ajo do të udhëtojë tashmë për 680 milionë kilometra për një takim me objektivin e saj më 24 shtator 2014. Misioni i Orbitimit të marsit është dizajnuar për të demonstruar aftësinë teknologjike të Indisë për të arritur deri në këtë planet.

Por testi me vlerë 72 milionë dollarë do të kryejë gjithashtu edhe eksperimente, përfshirë kërkimin për gaz metan në atmosferën e planetit. Misioni dha mesazhin në Twitter: “Përfundoi faza e orbitimit të tokës, tani nisi udhëtimi drejt Marsit që do të zgjasë rreth 10 muaj përreth diellit”.

Drejtuesit e misionit thonë se gjithçka ka vajtur mirë. Që kur u lëshua më 5 nëntor, anija rriti në mënyrë progresive orbitën përreth tokës me një seri ndezjeje motori.

Manovrat qenë të suksesshme me përjashtim të manovrës së katërt, që u krye më 11 nëntor, kur një problem me karburantin bëri që të mos arrihet orbita e dëshiruar. Por misioni ka marrë masat për të korrigjuar këtë problem në javët e ardhshme.

G.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back