Lajmin e ben te ditur nje web site britanik, Ancestry.co.uk. qe ka publikuar 1.4 milione dokumente gjyqesore, mes te cilave vendime me denime kapitale qe u jane dhene krimineleve te Anglise dhe Uellsit nga fundi i shekullit XVIII dhe nga fillimi i atij XIX.
Dokumentet perfshijne edhe gjyqin ndaj Roderick McLean, i cili tentoi te vriste me pistolete mbretereshen Victoria ne keshtjellen Uinsdor, nga fundi i viteve 1800.
Nje tjeter kriminel famekeq eshte doktori Thomas Neill Cream, i cili u var ne vitin 1892 pasi helmoi nje numer te madh njerezish dhe qe deklaroi se ishte ai Xhek Rrjepesi, ndonese gjate periudhes se burgimit u kryen disa vrasje te frikshme.
*tch*