LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Ishte në një mision në Afganistan, ku luftonte në vijën e parë për ushtrinë britanike, aty ku ka zbuluar natyrën e tij të vërtetë femërore. Kështu vendosi që zyrtarisht, oficeri 27 vjeçar i quajtur Winterbourne, ka ndërruar emrin dhe është quajtur Hannah. Ka nisur të kryejë ndryshimet e duhura në lidhje me organet e tij gjenitale në vitin 2013 ndërsa sot është një femër në të gjitha kuptimet. Ky është rasti i parë i një luftëtari transxhender në ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar. “Nuk ishte aspak e lehtë të gjeja guximin për të bërë këtë ndryshim e për t’jua treguar atë eprorëve të mi, por e kisha vendosur më parë, duke nisur me ndërhyrjen në organet e mia gjenitale”,- ka thënë Hannah, për “The Sun”. Ajo ka mundur të vijojë punën e saj si ushtarake, edh epse ka ndërruar seksualitetin.
noa.al
noa.al