"Angelina Jolie – plaçkitëse e bankave"

braziljania

Anëtar i Nderuar
Policët italianë kanë kapur lehtë një plaçkitëse të armatosur pasi që u është thënë se ajo ishte aktorja e famshme hollivudiane Angelina Jolie.

Femra që përngjante shumë me të, Annarita Ottonello, 29-vjeçare, ka plaçkitur një bankë në qytetin italian Genoa pasi që kishte telashe të mëdha financiare, kanë thënë nga policia lokale.

Por ajo është kapur shpejt, pasi që ka tentuar të ikë me një skuter, kur policia kishte qarkulluar lajmin se banka ishte plaçkitur nga një kopje (sojzi) e aktores Angelina Jolie.

"Ngjashmëria ishte aq e çuditshme sa që disa dëshmitarë kanë menduar të jetë vet aktorja dhe se plaçkitja ishte pjesë e një filmi të ri të Hollywoodit”, ka thënë një zëdhënës policie.

"Gruaja gjithmonë kishte menduar se duke i ngjarë Angelina Jolie ishte një lloj bonusi në jetën e saj sepse ajo tërhiqte shumë meshkuj”, ka shtuar ai.

"Fatkeqësisht në këtë rast të veçantë është dëshmuar të jetë gjëja më e keqe e mundur për të – ajo ishte e njohshme aty për aty", ka përfunduar zëdhënësi.


spekter*
 

Attachments

  • Angelina_Jolie__plackitese_e_bankave.jpg
    Angelina_Jolie__plackitese_e_bankave.jpg
    47.3 KB · Shikime: 9
mosss ore ca behet kshu kan filluar dhe femrat grabisin bankat:)
 
Dhe me sa mend ka shuar ta beje vjedhjen, duke qene e qarte se do identifikohej lehte.. :mah
 
he :p... Angelina :D he...:p gjithmon kam than hajt more se po e thejm ni bank :D si fjaL ma paska vjedh Angelina e ngjajshme LOL LOL
 
Ue i femer kshu du te njoh sa lek do beja :) ku me e gjet nji te tille se ja gjej un punen
 
hahha ca bejn njerzit per te mbijetuar!Do gjej dhe une ndonje sozi timen qe eshte VIP e do filloj te grabis bankat ne shqiperi!
 
hahah po spaten falimentuar bankat deri atehere...............:)
o bianca po lyje me tualet ti kete edhe te del angelina perpara pastaj..........:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top