sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Në vend të parthënies:
اKA DIMث (E اKA NUK DIMث) PثR NASTRADIN HOXHثN?
Dimë mirë se në kohën antike shtatë qytete u grindën mes vete për të dëshmuar se i cilit nga qytetet është Homeri (autori i „Iliadës" dhe i „Odiseut"), por e dimë gjithashtu se tri herë më shumë popuj në botë u grindën për të dëshmuar se i kujt është Nastradini!
E pra, Nastradini ka mundur mos të ekzistoj fare.
Ku ta dimë ne tashti, ka ekzistuar apo nuk ka ekzistuar fare Nastradin Hoxha? Ne dimë dhe i kemi në dorë anekdotat e tija të shumta, dreqësitë e marifetllëqet e tij. Ato edhe do t'i kemi dëgjuar shpesh, dhe na kanë bërë të qeshim, apo jo? Se, një njeri i mençëm ka thënë: „Pikërisht për shkak se është aq e ngrohtë, qeshja është më e bukur nga çdo lule në këtë botë". E përse mos të qeshim edhe ne me anekdotat e Nastradinit, kur dihet tanimë se me to qeshin njerëzit që nga India e deri në Spanjë?
Q'është e vërteta, shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë personin historik që do t'i përgjigjej Nastradinit tonë. Shkencëtarët turq, sikur gjetën dokumentin për të dëshmuar Nastradinin si figurë historike. Ata thonë se ai (Nastradini) ishte nga qyteti Akshehir, që është në lindje të Anadollisë, në Azi të Vogël. I ati i Nastradinit, me emrin. Abdullah, thonë se ishte imam xhamie. Thonë gjithashtu se Nastradini i vogël (sepse edhe njerëzit e mëdhenj - lindin të vegjël) u lind më 1206 në vendin e quajtur Horto, se u shkollua në qytetin Konj (ne shtrojmë pyetjen: a thua çfarë nxënësi do të ketë qenë?), se punoi në Kastamon (e sipas anekdotave ai nuk u dallua si punëtor i mirë, apo jo?) dhe se vdiq (megjithëse anekdotat janë të pavdekshme) më 1285 ose 1286! Por ec e beso se ka jetuar një njeri i tillë, kur thuhet se edhe mbi pllakën e varrit të tij, viti i vdekjes shkruan së prapthi: 6821 në vend 1286?
Gojëdhëna për Nastradinin shkojnë edhe më larg, hyjnë edhe më thellë: thonë se ka varr në katër shtylla, pa rrethojë fare, po në derë ka një dry të punuar nga druri! ... Të tjerët thonë se varri i tij i përmbysur është gati për t'u rrëzuar tatpjetë por ka një çandërr në anën e sipërme, - pikërisht ku nuk duhet (që të rrëzohet më shpejt?). Dhe të tretët thonë se varri i tij është aq qesharak, saqë kalimtari që e sheh dhe nuk qesh me varrin e Nastradinit, i ngrihet qafa dhe i ngel koka e kthyer mënjëanë, si dënim!
Po, ç'rëndësi ka në ekzistoi ose jo Nastradini, kur ai na la një thesar të hareshëm, plot mençuri popullore dhe u bë përfaqësues i shtresës së varfër duke vënë në lojë të gjithë, që nga mbreti e deri te gomari! Dreqësitë e tij janë gjithherë të përdorshme: ne me to ende vëmë në thumb vese e karaktere të dobëta njerëzore dhe i gërgasim të gjitha shtresat njerëzore. Figura e tillë si e Nastradinit sikur qe e domosdoshme edhe te popujt e tjerë, herët a vonë- E patën grekët e vjetër Diogjenin, e kanë gjermanët Til Oelshpigelin,.. Njerëzit do të kenë qeshur edhe më parë, do të qeshin e do të thumbojnë edhe tash e tutje. Shumë popuj hokatarë, hokat e veta ia ndajmbathën Nastradinit. Po hokat e tija edhe u përcollën brez pas brezi, lëvizën anekënd: secili popull i mori dhe ua dha ngjyrërat e veta, i veshi në kostume të veta. Ato u përvetësuan nga të gjithë.Në Ballkan për shembull erdhën me turqit osmanë, njësoj si edhe në shqipet, por Nastradini mbeti Nastradin: i vogël, i mprehtë, syqelë, i shkathët dhe, domosdo, i varfër, — i hipur mbi një gomar të lig, që bredh për të vënë në lojë atë që duhet vënë në lojë, që tall ata që e meritojnë talljen, që gërgat ata që nuk duhet lënë të qetë. Pra, qëllimi duket fare qartë: me një si marrash të gjenden marrashët e tjerë, sepse humori e satira qenë ushqim shekullor, sidomos për ata që u mungonte buka e gojës. Këtu edhe qëndron roli shoqëror i anekdotave të Nastradinit, ky është misioni i tyre social, kjo është porosia humane.
Pavarësisht në ekzistoi a jo, Nastradini u bë figurë e rëndësishme e letërsisë gojore, qe me dreqësitë e veta, me mençurinë, me drejtësinë të mëkëmbë përvojën e popullit, përvojën e kultivuar brez pas brezi. Ja, pra, si dhe përse u sajua edhe ky libërth, lexues i nderuar.
U zgjodh nga shumë të tjerë, për të arritur në duart e tua të vogla, njomske, fëmijërore. Ky është humor për ty, lexues i vogël, por nuk bën dëm nëse e lexojnë edhe prindërit e tu, kujdestarët e tu, mësimdhënësit e tu. Pikë së pari, nëse të intereson kjo, për bazë u mor libri i parë i botuar këtu e tridhjetë vjetë më parë, libër i hartuar nga Abdullah Zajmi, por qenë të domosdoshme edhe „Proza popullore e Drenicës", „Anekdota" - vëllimi i parë në botirn të Institutit Albanologjik në Prishtinë, poashtu disa edhe u përkthyen nga „Nastrudin Hoxha" në botim të „Svjetllostit" të Sarajevës, për t'u rrumbullakësuar sa më mirë mençuria e Nastradin Hoxhës.
E kur t'i biesh në fund këtij botimi, ti lexues i vogël, me thuaj - a ka farë rëndësia në ekzistoi ose jo Nastradin Hoxha? A nuk do të të mjaftojnë anekdotat e tij, më në fund? Sepse, njerëzit shkojnë e vijnë po pas lënë veprat dhe nga të gjitha veprat, hareja do të jetë kryevepër, apo jo? ... Se, sikur kjo botë të kishte pasur më shumë Nastradinë, do të ishte më e mirë - patjetër.