Anekdota nga jeta e personaliteteve të shquara

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dyma për kritizerët


Një herë një kritik, po mundohej të ulte vlerat e njërës prej veprave të Aleksandër Dymasë. Ai citonte këtë frazë vazhdimisht:
- “Ishte një boshllëk plotë dhembje”, të cilin autori e kishte përdorur dhe thoshte:
- Si ka mundësi që një boshllëk të ketë dhembje?
Atëherë shkrimtari iu kthye:
- Po ja, ju, a nuk ankoheni për dhembje koke?


Këshilla e Balzakut


Baltakut po i binte në qafë një i patalentuar që i jepte çdo ditë me dhjetra faqe për t’i lexuar.
- Dëgjo, - i tha Baltaku,- ti ke prirje por duhet të lexosh më shumë.
- E çfarë përfitimi do të kem? – e pyeti ai me naivitet.
- Duke lexuar shumë do t’ju mbetet më pak kohë për të shkruar...


Këshilla e Shout


Gjatë një dreke Bernard Shou ishte ulur pran një zonje aristokrate.
- I nderuar zoti Shou,- iu drejtua zonja . Ju që jeni kaq i ditur, a mund të më tregoni ndonjë mjet për tu dobësuar?
Shou e vështroi me ironi dhe i tha:
- Po si jo! – Di një recetë, por nuk di si t’jua përkthej fjalën “PUNث” që ju nuk e njihni.


Diogjeni dhe hajdutët.


Kur ndjeu se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi për t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut në një qyp. Hajdutët e gjetën aty dhe e pyetën:
- Pse u fshehe këtu?
Diogjeni u shpjegoi:
- Duke ditur varfërinë time, më erdhi turp t’ju dilja përpara.


Diogjeni për jetën

E pyetën Diogjenin:
- Përse jeta është kaq e shkurtër?
- Që të jetojmë vetëm për punë të dobishme, - u përgjigj Diogjeni.


Injorimi i Volterit


Një kundërshtar i Volterit i preu rrugën atij duke i thënë:
- Unë nuk ua liroj rrugën budallenjve!
Volteri bëri me një anë dhe tha:
- Kurse unë ua liroj gjithmonë...


Dekarti dhe duka


Një dukë e gjeti filozofin francez Dekartin duke ngrënë ushqime të zgjedhura.
- Edhe filozofët hanë ushqime të zgjedhura? – i tha ai me qesëndi.
- E pse jo, - ia priti filozofi. Zotrota kujton se ushqimet e zgjedhura janë vetëm për injorantët...!


Sekreti i Sokratit


Një athinas e pyeti Sokratin:
- Në Athinë ti je mbret i fjalë. Ku qëndron sekreti i këtij vlerësimi?
- Unë flas vetëm atëherë kur kam diçka për të thënë.
 
VIRGJILI (poet latin)

I thanë poetit latin Virgjil se një kritikë kishte folur keq për të. Kur e morri vesh se për çfarë bëhej fjalë Virgjili tha:
- Kundër kësaj kritike unë do të hakmerrem duke përfituar nga këshilla e saj e mirë...

SHARL GUNO (kompozitor)

Kompozitori Sharl Guno bisedonte një ditë me një fillestar mendjemadh, i cili nuk pushonte së mburruri veten e tij.
- Dëgjo i tha Gunoi, - edhe unë kur isha në moshën tënde shoshja vazhdimisht: “Unë, unë, unë!”. Pastaj: “Unë dhe Moxarti!”. Më vonë: “Moxarti dhe unë!” Kurse sot them vetëm “Moxarti”

SENEKA përball NERONIT

Filozofi SENEKA ia përplasi në fytyrë të vërtetën perandorit NERON. Një senator që e dëgjoi i tha:
- Si nuk ke frikë nga një njeri para së cilit dridhet e tërë bota?
- Më mirë preferoj të vërt6etën me rrezik, - iu përgjigj Seneka, - se sa lajkat që vrasin ndërgjegjen.

SOKRATI dhe gruaja

Sokrati, filozofi i madh grek, e kishte gruan shuamë grindavece. Një ditë ajo u grind për një kohë të gjatë dhe, më në fund, e tërbuar se i shoqi nuk kthente përgjigje, i holli në kokë një kovë me ujë.
Filozofi mërmëriti:
- E dija unë, se pas tërë atyre bubullimave, patjetër do të binte shi.

Shakaja e ROSINIT

Një aristokrate injorante pyeti kompozitorin e shquar Rosini:
- A është e vërtetë se fosfori i peshqve shton inteligjencën e njerëzve?
- Pasi Rosini pohoi, ajo i tha:
- Ju lutem, mjeshtër, çfarë peshku më këshilloni të ha?
- Një balenë të tërë.

Shakaja e RABLEIT

Mjeku dhe shkrimtari i falshëm francez Rable, duke u kthyer nga Roma në Lion, kishte mbetur pa të holla.
Nuk kishte para as për të paguar hotelin, as për të udhëtuar. Atëherë, për të dal nga situata bëri dy pako dhe shkroi sipër tyre “Helm për mbretin”, “Helm për mbretëreshën”.
Policia sekrete e arrestoi në vend dhe e pruri në Paris. Këtu panë shakanë: pakot nuk kishin asnjë lloj helmi.
Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ikur nga hoteli pa paguar dhe për të udhëtuar falas.

Mendimi i PASTERIT për fatin

Një klerik takoi një ditë në rrugë Lui Pastërin dhe i tha:
- Zoti Pastër, e morët vesh që Flemingu zbuloi penicilinën? – Për këtë e ndihmoi vetëm fati.
Shkencëtari i madh ia ktheu me ironi:
- Ashtu është At, por ama fati ndihmon vetëm mendjet e ndritura...

Inteligjenca e PUSHKINIT

Një oborrtar i Carit për të vënë në provë dhe për ta hutuar Pushkinin e pyeti pa pritur:
-A mund të më thuash që gjë të përbashkët kam unë me diellin?
Poeti u përdjeg pa u menduar aspak:
-As ty dhe as diellin njeriu nuk mund t’i shikojë pa u vrenjtur.

NJUTONI dhe i dërguari i mbretit

Një nëpunës i lartë anglez i ngarkuar nga mbreti, shkoi të takonte shkencëtarin e njohur Njuton. Atë çast Njutoni ishte i zënë me një punë shkencore dhe i tha mysafirit që të ulej në kariq dhe ta priste.
Obortari mendjemadh i tha me kryelartësi:
-Mos harro se unë jam i dërguari i mbretit.
Njutoni i holli një vështrim të shpejtë nga maja e kokës e deri në fund të këmbëve dhe, duke i zgjatur një tjetër karrige, ia priti shkurt:
-Mirë. Atëherë uluni në dy karrige...

MOLIERI para vdekjes

Kur Molieri pësoi një krizë në mes të skenës, thirrën urgjentisht një mjek, i cili, pasi e vizitoi i tha:
-Për mua të gjitha organet punojnë në rregull...
Molieri, menjëherë përpara se t’i mbyllte sytë përgjithmonë e tha fjalinë e fundit:
- ثshtë një kënaqësi për mua që të vdes i shëruar plotësisht.

Zgjuarsia e DANTES

Një herë kur poeti i madh italian Dante Aligeri ndodhej në oborrin e sundimtarit të Veronës, princi i tha:
Unë habitem zoti Dante si është e mundur që një njeri kaq i ngritur sa ju të urrehet nga gjithë oborri ku karagjozin e duan kaq shumë?
Dante iu përgjigj:
- Shkëlqesia e juaj do të habiteshit më pak, po të kishit parasysh se gjithmonë i duam më shumë ata që na ngjajnë më tepër neve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top