Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Anastas Janullatos me origjinë shqiptare?

timthumb.php


Historia e kombit shqiptar është sa e lavdishme dhe e dhimbshme kur mëson se në shekujt e kaluar shpeshherë shqiptarët kanë luftuar kundra njeri-tjetri nën flamujt e kombeve të tjera. Janë të shumta rastet kur shqiptarët ortodoks luftuan kundra shqiptarëve mysliman, pra, kundra njeri-tjetrit, por kjo ishte një luftë fetare. Shqiptarët ortodoks i luftonin shqiptarët mysliman sikur të ishin osman dhe jo shqiptar, ndërsa shqiptarët mysliman, i luftonin shqiptarët ortodoks sikur të ishin sllavë apo grek dhe jo shqiptar.

Sot do të sjellë disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z. Anastas Janullatos i cili pas viteve 1990 erdhi përkohësisht për të riorganizuar kishën ortodokse shqiptare dhe ka origjinë shqiptare. ثshtë jashtë logjikës njerëzore që në Shqipëri të vinte kryepeshkop nga Greqia një njeri që nuk ka ditur pak gjuhën shqipe, zakonet dhe traditat shqiptare sepse do të ikte shumë shpejtë pa mbushur vitin si Princi Vidi.

Anastas Janullatosi lindi më 4 Nëntor 1929 në Pire të Athinës dhe emri prindëror i pagëzimit ishte Tasos Gjerasimos Janullatos. Për shumë vite babai i tij, Gerasimos jetonte dhe punonte me familjen në Prevezë të اamërisë, por pas krizave politike dhe ekonomike ai erdhi në Pirea në fund të viteve 1920. Lufta e dytë botërore e rrënojë plotësisht biznesin e suksesshëm të familje Janullatosi ku ishte i punësuar Gerasimosi dhe kështu ata u shpërngulën brenda në Athinë për të siguruar jetesën.

Dashuria për fenë Taso Janullatosit i filloj pasi kishte mbaruar shkollën e mesme, dhe kur i tha mëmës Roksanit, se dëshironte të ndiqte rrugën e klerit ortodoks, ajo e kundërshtojë fuqishëm, por ishte daja i tij nga Preveza Akademiku Kosta Malltezi që i dha përkrahje të fortë dëshirës së nipit duke e dërguar në Universitet për Teologji. (Më tej dihet biografia zyrtare e z.Janullatos).

Familja e babait të Anastas Janullatosit, Gerasimos është ngulur në fillim në Lefkada, një vend i banuar nga shqiptarët që në vitin 1470, sipas Ulliams Miller në atë periudhë ka pasur rreth 15.000 shqiptar. Lefkada gjendet afër qytetit të Prevezës. Por në të vërtetë rrënjët e familjes Janullatos janë nga ishulli Qefalonia që gjendet në detin Jon.

Në vitin 1502 një vendim i Senatit të Venedikut vendos ngulimin e mijëra shqiptarëve të udhëhequr nga Jani Shpata, Zguro Kagadh Bua, Teodor Markezini, Nikolla Menajen etj. Sot në Qefalonia ka ende fshatra të tërë që banohen nga grek me origjinë shqiptare që njihen me emrin Arvanitas si Muzakati, Kombothekrata etj.

Nga ana e familjes së mëmës Roksani Malltezi ka shumë të dhëna se ata ishin nga اamëria, nga rrethinat e qytetit të Prevezës dhe gjatë qeverisjes osmane ishin familje e pasur.

Që mos zgjatemi shumë mbi historinë e dhimbshme të shqiptarëve në Greqi do të ishte në nderin e hirësisë së tij z.Anasatas i biri Gjerasim Janullatos dhe i Roksani Malltezit të deklarojë origjinë e tij shqiptare para Zotit dhe botës. Ky deklarim i vërtetë do të qetësonte sadopak shpirtin e tij gjatë rrugës për në botën e përtejshme dhe do të zbuste zemrat e besimtarëve ortodoks që nuk dëshironin që ai të ishte në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Fati i Anastas Janullatosit është se familja e tij si nga mëma ashtu edhe nga babai janë vendas të kahershëm në Greqi dhe nuk janë ardhacak nga Azia e Vogël apo Turqia dhe është shumë e lehtë të gjendet të dhëna për prejardhjen shqiptare të tyre.

Në përfundim i drejtohem drejtpërdrejtë hirësia e tij z.Anastas Janullatosit se nëse ka dyshime në këto të dhëna me vija të shkurta që i paraqes lexuesve pa ndonjë prapavijë politike, atëherë unë si historian e ftoj të vërtetojë të kundërtën që nuk ka origjinë nga اamëria dhe që nuk ka dëgjuar nga pleqtë e familjes asnjë fjalë shqipe. Nëse ma vërteton këtë unë deklaroj se do të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga jeta publicistike dhe e dorëzoj diplomën time të historisë sepse historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale. Para fakteve edhe vetë ZOTI përkulet.

Arben Llalla
Shekulli

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back