Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Studimi në dy kryeqendra. Tiranë dhe Shkodër, braktisja e bankave, shifrat flasin për situatë alarmante

Lënia e shkollës fillon në ciklin e ulët. Mësuesit deklarojnë se 5 për qind e nxënësve braktisin shkollën në hapat e parë

Kështu do të jetë derisa të ekzistojnë fenomene të tilla si, gjakmarrja, mungesa e kujdesit prindëror, dhuna në familje apo keqtrajtimi në ambientin shkollor. Shifrat e fundit të raportuara nga organizma vendas, por edhe ndërkombëtarë, thonë thjesht dhe qartë se, braktisja e arsimit të detyruar jo vetëm që nuk po njeh kurbë në ulje, por vazhdon të ketë rritje konstante, e shoqëruar në rrugën e saj edhe nga fenomene të reja, të cilat modifikohen me ato të vjetra.

Të fundit të rreshtuar në krah të zyrtarëve të arsimit që vunë gishtin mbi plagë mbi këtë fenomen që po i merr shpirtin arsimit të detyruar në Shqipëri, ishin drejtues të Shoqatës Internacionale për Solidaritet. Në bazë të një studimi të kryer nga kjo shoqatë, mbështetur financiarisht nga Qeveria Spanjolle, në dy qytetet më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Shkodër, rezulton se 15 për qind e nxënësve braktisin bankat, sapo përfundojnë ciklin e ulët shkollor.

Shifrat pranohen edhe nga vetë mësuesit, që shikojnë si arsye të fortë ambientin familjar, në të cilin rritet nxënësi. Në Shkodër, kryeqendrën e veriut, gjakmarrja është kthyer në shushunjëz, e cila po u pi gjakun, dita-ditës, shkollave. Në malësitë e këtij rrethi, ka fshatra ku gjakmarrja ka ngujuar në shtëpi mbi 30 fëmijë, të cilët prej frikës janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur brenda mureve, duke mos arritur të marrin dot edhe njohuritë më elementare mësimore.

Një rast i tillë është fshati Bardhaj në rrethin e Shkodrës, ku për shkak të gjakmarrjes, Drejtoria Arsimore e këtij rrethi, është e detyruar të krijojë klasa në kullat e ngujimit. Braktisja e shkollës nuk është se fillon vetëm në klasat e pesta. Raporti thotë se këtu vihet re më shumë, por po të shikosh edhe më poshtë, statistikat flasin për shifra alarmante edhe në klasat më të ulëta, ose në ato që cilësohen rëndom, si brezorja e parë e edukimit shkollor.

Kështu, në Tiranë dhe në Shkodër, braktisja e shkollës nga klasa e parë në të katërtën, është 5 për qind e totalit të nxënësve që marrin dijen në këto dy qendra të mëdha urbane në vend. Ndonëse gjakmarrja është fenomen që prek gjerësisht zonat veriore, nuk mund të thuhet se kjo plagë e rëndë, që shoqëron shoqërinë shqiptare në shekuj, nuk konstatohet edhe në zona të tjera, madje edhe brenda në kryeqytet, në atë që cilësohet si vija e verdhë.

Përgjithësisht, fëmijët që braktisin shkollën në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të vendit, jetojnë në familje me 5 anëtarë apo edhe më shumë. Gjakmarrja konsiderohet në raport si një nga shkaqet që sjell për rrjedhojë braktisjen e shkollës nga nxënësit. Por, këtu nuk mund të anashkalohen shkaqet e forta ekonomike. Studimi reflekton se fëmijët, të cilët janë piketuar si braktisës të shkollave, vijnë nga familje me të ardhura mujore më pak se 30 mijë lekë në muaj, që, përpjesëtuar me numrin e lartë të anëtarëve, janë të pamjaftueshme për të kaluar të paktën jetë normale.

Vetëm në Tiranë numri i fëmijëve në moshë shkollore që bredhin rrugëve si ambulantë, është mbi 5 mijë. Të pyetur nga gazeta “Shekulli”, shumë prej tyre pranojnë se me migrimin e familjes, për shkak edhe të kushteve të vështira ekonomike, janë detyruar të mos e ndjekin më shkollën.

Në këtë braktisje, në të shumtën e rasteve, ata janë përkrahur edhe nga prindërit, të cilët përballë urisë, dashje pa dashje, i kanë hapur udhën analfabetizmit te fëmijët. Edhe në rastet kur nuk është braktisur arsimi i detyruar, shumë pak fëmijë ambulantë në rrugët e kryeqytetit, kanë pasur dëshirën për të ndjekur më tej shkollën, duke reflektuar kësisoj krizën e vërtetë, në të cilën ndodhet arsimi në Shqipëri.

Shekulli
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

E Qarte ! Qysh ketu duket se ne c'gjendje te mjeruar po katandiset shteti dhe qytetaret shqiptare . KJo eshte e ardhmja e nje kombi .
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

Analfabetizmi nje rikthim ne prehistori :(:(:(
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

gjynah per Shqiperine dhe per kombin tone kur shikojme keto gjera ishim nga shtetet me perqindje shume te ulet analfabetesh....
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

lejne shkollen se kane filluare mesime ne internet
MOSHA E INTERNETIT
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

lejne shkollen se kane filluare mesime ne internet
MOSHA E INTERNETIT

E BUKUR !
Ata qe duhet ta lexojne kete fatkeqesisht s'hyjne ne kete sit . Ndoshta s'hyjne ne asnje site proshqiptar
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

Mesa thote qeveria analfabetizmi po ulet.Te shpresojme qe te ndodhe keshtu!!!
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

se ka lexuar evlora kete teme te lexonim mendimin e saj per komunizmin ;)
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

Nje e dhene shqetesuese nga Kosova. Ne vitin akademi 2007/08, diku rreth 30% e maturanteve arriten te kalojne provimin e matures. Analfabetet me diplome jane shtuar kendej. Ku na dergon kjo do e shohim pas ca vitesh :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

A e dini se ne cdo vend te Europes ka analfabete?????!!!!!!!!
Vetem ne Gjermani mund te jene aty ke 11%.
Ne nuk bejme perjashtime apo jo???Cosa nostra 22
 
E pastaj se ka ne Gjermani ? A nuk jane dhe ne Angli 50%, c'lidhje ka kjo sefer...

Ne duhet te merremi me vendin tone, me te ardhmen e tij. Kur te kemi eleminuar problemet tona (nese), atehere do bejme bamiresi dhe do te shqetesohemi per vendet e tjera.
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

Zinxhir jane keto gjera, kur nuk ke kushte ne shtepi, me pare duhet te sigurosh buken e gojes sesa te shkollohesh.
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

Zinxhir jane keto gjera, kur nuk ke kushte ne shtepi, me pare duhet te sigurosh buken e gojes sesa te shkollohesh.

te mos shkojne ne shkolle se do punojne te marin lek ja bej hallal por ndodh qe lene shkollen pertojne me punu dhe rrine gjith diten si zorraxi pfffffffffffffffffffff
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

te mos shkojne ne shkolle se do punojne te marin lek ja bej hallal por ndodh qe lene shkollen pertojne me punu dhe rrine gjith diten si zorraxi pfffffffffffffffffffff

po po te kesh si shembull ne jete Eri qe po u bera drogshites te nxjerr femra ne semafor dhe te vjedh normale qe as nuk do punosh vetem do rrish si zorro
 
Titulli: Analfabetizem !Braktisja e shkollës, statistikat shënojnë 15%

po po te kesh si shembull ne jete Eri qe po u bera drogshites te nxjerr femra ne semafor dhe te vjedh normale qe as nuk do punosh vetem do rrish si zorro

po verejtje e drejte se kush esht ene al o do bej shofer o do bej pronar ose do meret me mall e me pislliqe si re sdoli njeri qe thote po punoj ne fabrike ose pe shtroj pllaka ose murator e kan per turp o kur thone spunohet per 200 mije lek :( se kam un ne dore jo po i kisha fut te gjithe kta leshkot te benin pune per bashkine rregullim rrugesh mirembajtje etj dei ne moshen kur shkolla seshte e detyrueshme pastaj shikonim ne qe te gjithe ne shkolle i kishe
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top