Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Amoz Oz: Për fanatizmin

Unë mendoj se kam shpikur ilaçin për fanatizmin. Një sens Humori është një kurë e shkëlqyer

Nga Amos Oz



Fanatizmi është më i hershëm se Islami, më i hershëm se Krishterimi, më i hershëm se Judaizmi, më i hershëm se çdo shtet apo qeveri, apo sistem politik, më i hershëm se çdo ideologji apo besim në botë. Fanatizmi është faktkeqësisht një përbërës i gjithëpranishëm i natyrës njerëzore, një gjen i keq, duhet thënë. Njerëzit që hedhin në erë klinikat e aborteve në Amerikë, njerëzit që djegin xhami dhe sinagoga në Evropë, dallojnë nga Bin Ladeni vetëm nga shkalla por Fanatizmi është më i hershëm se Islami, më i hershëm se Krishterimi, më i hershëm se Judaizmi, më i hershëm se çdo shtet apo qeveri, apo sistem politik, më i hershëm se çdo ideologji apo besim në botë. Fanatizmi është faktkeqësisht një përbërës i gjithëpranishëm i natyrës njerëzore, një gjen i keq, duhet thënë. Njerëzit që hedhin në erë klinikat e aborteve në Amerikë, njerëzit që djegin xhami dhe sinagoga në Evropë, dallojnë nga Bin Ladeni vetëm nga shkalla por jo nga natyraa e krimeve të tyre.
Oz-Si-te-kurosh-fanatikun-355x600.jpg

Kujt ja priste mendja se shekulli i njëzetë do të ndiqej befas nga shekulli njëmbëdhjetë? Në njëfarë mënyre, të mos jesh një fanatik, do të thotë të jesh, deri në një farë pike dhe deri në një farë mënyre, një tradhtar në sytë e fanatikut. Konformizmi e uniformiteti, shtysa për t’u futur brenda rrethit dhe dëshira për t’i futur të gjithë të tjerët brenda rrethit, mund të jetë forma më e përhapur, në mos më e rrezikshme, e fanatizmit.

Thelbi i fanatizmit gjendet në dëshirën për t’i detyruar njerëzit e tjerë që të ndryshojnë. Prirja e zakonshme për të përmirësuar fqinjin tënd, për të ndrequr bashkëshortin tënd, për të projektuar fëmijën tënd apo për të ftilluar vëllanë tënd, në vend që t’i lësh të qetë. Fanatiku kujdeset vërtetë shumë për ty; ai tërë kohës është, ose duke të rënë në qafë ngaqë të do vërtetë, ose, në të kundërt, është duke të kapur për fyti në rast se del që je i pandreqshëm. Në një mënyrë apo tjetër, fanatiku është më i interesuar tek ty se sa tek vetja, për arsyen e thjeshtë se fanatiku ka fare pak vetvete ose aspak vetvete.
Shumë shpesh fanatiku mund të numëroj vetëm deri në një, dyshi është një shifër tepër e madhe për atë. Në të njejtën kohë, do të shihni se shumë shpesh fanatikët janë sentimentalistë të pashpresë: Ata shpesh parapëlqejnë të ndjejnë, se sa të mendojnë, dhe kanë një magjepsje të veçantë me vdekjen e tyre. Ata e përçmojnë këtë botë dhe kanë prirjen e fortë për ta ndërruar me “parajsën”.
Shpeshherë këto gjera e kanë fillesën në familje. Fanatizmi nis në shpi. Fillon mu pikërisht me dëshirën tejet rutinë për të ndryshuar një të afërm të dashur për të mirën e vet. Fillon më dëshirën për të sakrifikuar veten për të mirën e një fqinji fort të dashur; fillon me dëshirën për t’i thënë fëmijës tënd: “Duhet të bëhesh si unë, jo si nëna jote”, “Duhet të bëhesh si unë, jo si babai yt”, ose “Të lutem, bëhu krejt i ndryshëm nga të dy prindërit e tu”. Ose mes çifteve të martuara: “Ti duhet të ndryshosh, duhet t’i shohësh gjërat sipas mënyrës sime, përndryshe kjo maartesë nuk ka për të ecur”. Shumë shpesh fillon me dëshirën për ta jetuar jetën tënde përmes jetës së tjetërkujt.
Unë mendoj se kam shpikur ilaçin për fanatizmin. Një sens Humori është një kurë e shkëlqyer. Kurrë në jetën time nuk kam parë një fanatik me një sens humori, dhe kurrë nuk kam parë një njeri me sens humori që të bëhet fanatik. Humori mbart aftësinë për të qeshur me vetën tonë. Humori është relativizëm, humori është aftësia për ta parë vetën siç të tjerët të shohin ty…, sa kohë ke një sens humori, mund të jesh pjesërisht i imunizuar nga fanatizmi.
Gazeta Express
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back