اmimi i dashurisë – burgu

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
f1015065406962m1ll2.jpg


Një polake do të mund të kalojë madje pesë vjet prapa grilave pasi që ka kidnapuar qenin e ish të dashurit të saj, pa të cilin, nuk ka mundur të jetojë. Largësinë nga qeni i gjahut ajo nuk ka mundur ta durojë.

36-vjeçarja Beata Wolotka nga qyteti polak Olsztyn e ka lutur ish të dashurin e saj që t’i lejojë që kohë pas kohe ta vizitojë qenin.

Ai ka pranuar, mirëpo pasi që nuk e ka kthyer atë pas shëtitjes së fundit, e ka lajmëruar në polici.

''Gruaja na ka thënë se është lidhur shumë me atë qen gjatë kohës që ka kaluar me pronarin e tij dhe ka qenë shumë e lumtur kur ia ka lejuar ta vizitojë. Mirëpo ajo ka thënë se nuk ka mundur të durojë më largësinë prej qenit. Ajo është e dëshpëruar kur nuk është me të'', ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.

''Vështirë është të thuhet se kënd e ka dashur më shumë gjatë lidhjes – qenin apo pronarin e tij'', ka përfunduar ai./telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top