Love
βeℓℓe â๓e
Nga: Robert D. Kaplan dhe Reva Bhalla
Në një kohë kur Europa dhe pjesë të tjera të botës qeverisen nga mediokritete kalimtare, Rexhep Taip Erdoan, Kryeministri i i Turqisë prej një dekade tashmë, vlon nga ambicia. Ndoshta, i vetmi lider i një kombi të madh botëror që gjeneron një fushë force kaq dinamike rreth tij është Vladimir Putin, me të cilin Perëndimi ndihet si mbi gjemba.
Erdoani dhe Putini janë ambiciozë sepse janë njerëz që pa pishmane e rrokin gjeopolitikën. Putini di se çdo lider rus i përgjegjshëm duhet të sigurojë që Rusia të ketë zona amortizuese të llojeve të ndryshme në vende si Europa Lindore dhe Kaukazi; Erdoani di se Turqia duhet të bëhet një fuqi themelore në Lindjen e Afërt në mënyrë që t’i shërbejë si levë për Europën. Problemi i këtij të fundit është se gjeografia e Turqisë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit përmban po aq cenueshmëri sa dhe përfitime. Kjo e bën Erdoanin që me raste ta teprojë. Por ka logjikë historike dhe gjeografike në ekseset e tij.
Historia fillon pas Luftës së Parë Botërore.
Duke qenë se Turqia Osmane ishte në anën humbëse të luftës (bashkë me Gjermaninë dhe Austrinë), të gjithë aleatët fitimtarë të Traktatit të Sevresit në 1920-n gdhendën Turqinë dhe rrethinat e saj, duke i dhënë territore dhe zona influence Greqisë, Armenisë, Italisë, Britanisë dhe Francës. Reagimi i Turqisë ndaj këtij poshtërimi ishte qemalizmi, filozofia e Mustafa Qemal Ataturkut, i vetmi gjeneral i pamposhtur osman, i cili do të udhëhiqte një revoltë ushtarake ndaj forcave të reja pushtuese duke krijuar një shtet sovran turk përmes zemrës anadollake të vendit [në gjuhët e tjera termi “anadollak” nuk ka kuptim përkeqësues – shën. i përkthyesit].
Qemalizmi me vullnet të plotë i lëshoi tutje pjesët joanadollake të Perandorisë Osmane por e kompensoi këtë duke kërkuar një shtet turk unietnik brenda vetë Anadollit. U lëshuan kurdët, për shembull. Ata do të njiheshin në vijimësi si “Turqit e Maleve”. Shkoi tutje në fakt, e gjithë ngrehina shumetnike e Perandorisë Osmane.
Qemalizmi jo vetëm që përjashtoi pakicat, por hodhi poshtë edhe alfabetin arab të gjuhës turke. Ataturku mori përsipër rrezikun e një norme të lartë analfabetizmi për t’i dhënë gjuhës një alfabet latin. Ai shfuqizoi gjykatat fetare dhe dekurajoi gratë nga veshja e velit dhe burrat nga mbajtja e fesit. Ataturku i rimodeloi turqit si europianë (pa menduar gjatë nëse europianët do t’i pranonin si të tillë), gjithçka në një orvatje për ta riorientuar Turqinë larg Perandorisë Osmane tashmë të vdekur në Lindjen e Mesme dhe drejt Europës.
Qmalizmi ishte një thirrje për luftë, pak a shumë si neocarizmi i Putinit ndaj anarkisë së Boris Jelcin. Problemi i vizionit të Ataturkut për ta shtyrë Turqinë kaq fort drejt Perëndimit ishte se ai përplasej me vetë pozicionin gjeografik të Turqisë, i cili i hapte këmbët në të dyja kahet. Një rregullim ishte i nevojshëm. Turgut Ozal, një turk besimtar me prirje sufi, i cili u zgjodh Kryeministër në 1983-shin, e mundësoi diçka të tillë.
Zotësia politike e Ozalit i lejoi atij që gradualisht të rrëmbente kontroll mbi politikën e brendshme dhe në një gradë mbresëlënëse, mbi politikën e jashtme duke marrë prej ushtrisë së palëkundur qemaliste. Ndërsa Ataturku dhe oficerët turq që e ndoqën, mendonin në terma të një Turqie që ishte zgjatim i Europës, Ozali foli për një Turqi, ndikimi i së cilës shtrihej nga Egjeu në Murin e Madh Kinez. Në mendjen e Ozalit, Turqia nuk duhej të zgjidhte mes Lindjes dhe Perëndimit.
Ishte gjeografikisht e përmbajtur në të dyja, ndaj dhe duhej politikisht t’i përqafonte të dyja botët. Ozali e bëri Islamin sërish të pranuar publikisht në Turqi, ndonëse mbështeste me entuziazëm Presidentin Regan gjatë fazës së fundit të Luftës së Ftohtë. Duke qenë kaq pro-amerikan dhe kaq i zoti në menaxhimin e establishmentit qemalist, në Perëndim, Ozali – më shumë se pararendësit e tij – ishte në gjendje t’ia hidhte edhe duke qenë aq Ozali përdori gjuhën kulturore të Islamit për të hapur derën e pranimit të kurdëve. Alienimi i Turqisë nga Europa që vijoi grushtin e shtetit të vitit 1980, i mundësoi këtij të fundit që të zhvillonte lidhje ekonomike në lindje të vendit. Ai gjithashtu, fuqizoi muslimanët e devotshëm të Anadollit të brendshëm. Ozali, dy dekada para Erdoanit, e shihte Turqinë si një kampione të islamit të moderuar në botën islame, duke sfiduar paralajmërimin e Ataturkut se një politikë pan-islamike do të mpakte fuqinë e Turqisë duke e ekspozuar ndaj fuqive të huaja grabitqare. Në fakt, termi neo-osmanizëm u përdor për herë të parë, gjatë viteve të fundit të sundimit të Ozal.
Vdekja e menjëhershme e Ozalit në vitin 1993, rezultoi në një dekadë politike turke të karakterizuar nga korrupsioni dhe nga paaftësia e elitës së fjetur, laike turke. Kjo fazë ishte programuar për ndjekësit islamikë të Erdoanit që të fitonin një shumicë parlamentare në vitin 2002. Ndërsa Ozali erdhi nga një parti e qendrës së djathtë, Erdoani erdhi nga një forcë politike më haptazi islamike. Pavarësisht ndryshimeve në mendimin dhe politikën islamike mes të dyve, diçka ishte e qartë: Ozali dhe Erdoani ishin dy kapakë libri të një epoke. Në secilin rast, ndryshe nga çdo lider i sotëm në Europë apo SHBA, Erdoani kishte një vizion të ngjashëm me Ozalin që përbënte një distancim më të madh nga qemalizmi.
Ndryshe nga theksi i Ataturkut mbi fuqinë ushtarake, Erdoani ashtu si Ozali, thekson fuqinë e butë të lidhjeve kulturore dhe ekonomike për të krijuar një variant beninj dhe të hollë të Perandorisë Osmane nga Afrika Veriore në rrafshnaltën iraniane, deri në Azinë Qendrore.
Erdoani tani kupton se projektimi i fuqisë së moderuar muslimane të Turqisë në Lindjen e Mesme është përplot ndërlikime acaruese. Në fakt, është e paqartë nëse Turqia ka kapacitetin politik dhe ushtarak për ta aktualizuar këtë vizion. Ndikimi është në fakt shumë relativ, ndërsa Turqia është në konkurrencë të hapur me Rusinë, Europën, Iranin e të tjerë. Në Siri për shembull, Erdoani dhe ministri i tij i Jashtëm, Davutogllu – menduan në gabim, siç doli – se mund të farkëtonin një opozitë të moderuar silamike për të zëvendësuar regjimin e Al Asadit.
Dhe ndërsa Erdoani fitoi pikë nëpër botën islame për kundërshtinë e tij ndaj Izraelit, ai mësoi se kjo vinte me një çmim: marrëdhëniet gjithnjë në ngrohje ndërmjet Izraelit dhe njëherazi Greqisë dhe pjesës greke të Qipros, çka u lejon kundërshtarëve të Turqisë në Mesdheun Lindor që të bashkëpunojnë në fushën e hidrokarbonit.
Problemi i Turqisë lidhet me gjeografinë e saj nga Ballkani në Lindjen e Mesme. Dhe ç’ka më shumë rëndësi, Turqia sabotohet edhe nga kurdët e saj, të cilët frenojnë peshën e saj në shtetet e Lindjes së Mesme.
Juglindja e Turqisë dominohet demografikisht nga kurdë etnikë, të cilët prekin zona kurde në Siri, Irak dhe Iran. Rrënimi në proces i Sirisë ka gjasa t’i çlirojë kurdët e atjeshëm për t’u bashkuar me kurdët radikalë në Anadoll duke minuar Turqinë. Si në rastin e Irakut, ku Turqia është detyruar të ndjekë një politikë konstruktive me kurdët e Irakut në veri, duke sabotuar peshën e Turqisë në pjesën tjetër të Irakut, çka më vete dobëson orvatjet e Turqisë për të ndikuar në Iran. Turqia do të ndikojë Lindjen e Mesme, por problemi është se mbetet shumë pjesë e Lindjes së Mesme sa ta ndajë veten nga ndërlikimet e rajonit.
Erdoani e di se i duhet të zgjidhë pjesërisht problemin kurd brenda shtëpisë për të fituar ndikim më të madh në rajon. Ai madje ka përmendur me zë të lartë fjalën arabe “Vilajet”, çka lidhet me Perandorinë Osmane. Kjo fjalë nënkupton një provincë gjysmë-autonome – një koncept që mban çelësin për t’u rehatuar me kurdët lokalë por që mund të acarojë rivalët e tij nacionalistë brenda Turqisë. Ndaj, i tiji është një hap i madh simbolik që kërkon të neutralizojë me themel vetë themelin e qemalizmit. Por, marrë parasysh sesi ai sakaq trodhi ushtrinë turke – diçka të pamenduar ndonjë dekadë më parë – duhet me qenë të kujdesshëm për të mos e nënvlerësuar. Ambicia e tij e dukshme është diçka për t’u këqyrur me kujdes. Ndërsa elitat perëndimore i ngërdheshen Putinit pa sukses, Erdoani merr shënime me entuziazëm kur të dy këta takohen.
R.Java