Ambasadorja gjermane pozon si Shote Galica

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ambasadorja gjermane në Tiranë, në prag të largimit të saj, pas përfundimit të misionit diplomatik në vend, nuk i ka shpëtuar fokusit të fotografit Roland Tasho, duke rezervuar një profil ndryshe, që edhe një herë dëshmon dashurinë e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët.


thumbnail.php

Me veshjen tipike të Shote Galicës, luftëtares së njohur të çetave kryengritëse kosovare, duket se ambasadorja gjermane në Tiranë ka dashur që, bashkë me përvojën e këtyre viteve të shërbimit diplomatik në vendin tonë, të marrë me vete në “dosjen” e kujtimeve edhe diçka të vyer sa i takon kulturës tradicionale, me veshje popullore. Fotografi Roland Tasho thotë se kjo foto është rezervuar enkas për ambasadoren, në formë dhurate përpara largimit nga Shqipëria, por si punë ka qenë pjesë e ekspozitës së çelur pak muaj më parë, me titull “Portrete Europiane”. /Panorama/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top