Ambasadori izraelit thërritet në Ministrinë e Jashtme Turke

Kresha

A pretty face can never trick me
Deklarata e ashpër e bërë nga Ministria e Jashtme e Izraelit dhe qëndrimi i mbajtur ndaj ambasadorit turk në Tel Aviv, bëri që ambasadori izraelit në Ankara të thirret në Ministrinë e Jashtme Turke.

Deklarata e ashpër e bërë nga Ministria e Jashtme e Izraelit dje mbrëmë si dhe qëndrimi i mbajtur ndaj ambasadorit turk në Tel Aviv, bëri që ambasadori izraelit në Ankara të thirret në Ministrinë e Jashtme Turke.

Ndihmës Sekretari i Ministrisë së Jashtme turke, Feridun Sinirliollu, i përcolli Ambasadorit izraelit në Ankara shqetësimin që po ndihet në lidhje me deklaratat dhe zhvillimet e fundit.

Prej Levit u kërkua shpjegimi i deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Izraelite Jossi Levi, si dhe i pamjeve dhe lajmeve që zunë vend në shtyp në lidhje me takimin e Ndihmës Ministrit të Jashtëm izraelit Deni Ajalon me Ambasadorin turk në Tel Aviv, Ouz اelikkoll.

Në takim u vu në dukje se këto pamje e tejkalojnë kufirin e mirësjelljes dhe janë një qëndrim i papranueshëm. /trt/
 
Back
Top