Ambasadorët e BE-së: Pranojmë kërkesën e Shqipërisë për statusin

redi-

Anëtar i Respektuar
BRUKSEL Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord sot të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në familjen evropiane.
Burime diplomatike nga Brukseli kanë bërë publik lajmin, duke theksuar se "ambasadorët nga 27 shtetet e BE-së kanë vendosur të kërkojnë nga Komisioni Europian përgatitjen e një vlerësimi për gatishmërinë e Shqipërisë për të filluar bisedimet e anëtarësimit".
Vendimi pritet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE në një takim në Bruksel të hënën dhe të martën. Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE në prill. Nëse i lejohet që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, atëherë Shqipërisë do t'i kërkohet të cojë përpara reformat politike dhe ekonomike sipas standarteve europiane, një proces ky që mund të zgjasë disa vjet.
Rehn: Opozita të ndalë bojkotin. Kujdes me Gjyqësorin dhe Mediat
BRUKSEL - Komisioni i BE-së, për Zgjerim, Olli Rehn ka kërkuar që Shqipëria të gjejë konsensusin politik dhe i ka bërë apel opozitës të heqë dorë nga bojkoti, pasi kjo, sipas tij është shumë e rëndësishme tani që BE ka nisur të diskutojë për statusin e Shqipërisë.
 
Back
Top