Altruizmi ju rinon -buzëqeshni për një bukuri dhe rini të vërtetë

Tuana

Nada é por acaso!
Ndihma dhënë të tjerëve, vetëkritikat më të rralla dhe qëndrimi i drejtë ju përtërijnë në çast, ndërsa plakja duhet të pranohet si pjesë përbërëse e jetës, e cila është e bukur dhe optimiste. Pa marrë parasysh se si do të dukeni ose sa vjet do të keni, nëse keni vetëbesim do të ndiheni bukur, dhe të tillë do t’ju konsiderojnë edhe të tjerët, thotë psikologja dr. Vivien Diller. Nëse përpiqeni gjithmonë të qëndroni drejtë dhe me këtë të paktën përpiqeni t'i bëni të gjitha me buzëqeshje, përveç që do të dukeni menjëherë më të rinj, me buzëqeshje edhe do të tërhiqni vëmendje pozitive rreth vetes dhe automatikisht do të ndiheni të dëshiruar.

Madje edhe nëse në jetë jo gjithçka ju shkon ndoresh dhe nuk jeni të kënaqur me pamjen, përqendrohuni të paktën në disa hollësi të cilat ju pëlqejnë dhe për të cilat ndiheni krenarë. Por, para së gjithash më e rëndësishmja është që të ndaleni së qeni shumë vetëkritikë dhe të filloni të pranoni secilën rrudhë ose shenjë si pjesë të përvojës jetësore. Bukuria e vërtetë rrjedh nga brenda kështu që për t’u ndier bukur pa marrë parasysh vitet, është me rëndësi të ndaleni së krahasuari vetveten me të tjerët dhe të ankoheni për të kaluarën.

Pa panik për shkak të plakjes
Pleqëria duhet të pranohet si pjesë normale e jetës, pa panik dhe duke vazhduar së qeni optimist.

Rutina për kontroll më të mirë
Ushtrime të rregullta dhe brengosja për pamjen do t’ju ndihmojnë që të keni ndjenjën e kontrollit në jetë.

Altruizmi zbukuron
Ndihma ofruar të tjerëve dhe dhënia e komplimenteve po ashtu do t’ju ndihmojnë të ndiheni të bukur./koha/
 
Back
Top