Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e malit Elbrus

ida angel

:)
V.I.P
Për herë të parë, një grup profesionist alpinistësh shqiptarë ka ngjitur majën më të lartë të Evropë

Images.jpg

Krejt ndryshe nga tendencat e verës, ku po pothuajse të gjithë mendojnë për plazhin dhe mënyrat e tjera të pushimeve pranë ujit, anëtarët e shoqatës Alpine Turistike Dajti udhëtojnë drejt majave të maleve me dëborë ku temperaturat janë nën zero. Për herë të parë, një grup profesionist alpinistësh shqiptarë ka ngjitur majën më të lartë të Evropë. 4 nga grupi prej 8 vetash mundën të arrinin në lartësinë prej 6 mijë e 442 metrash, në majën e malit Elbrus në Kaukaz në jug të Rusisë.
Ata tregojnë se udhëtimi zgjati 6 ditë dhe ishte një ndër ngjitjet më të vështira. Fillimisht grupi është vendosur në kampin bazë në lartësinë 2 mijë e 200 metra, më pas në kampin tjetër 3 mijë e 800 metra ku dhe është fillimi akullnajës së përjetshme. Pas kësaj pjesëtarët e shoqatës Alpine Turistike Dajti, për dy ditë kanë bërë klimatizimin e trupit duke u ngjitur deri në lartësinë 4 mijë e 600 metra. Në provën e parë për të pushtuar majën ata mundën të ngjiteshin deri në rreth 5 mijë metra por për shkak të stuhisë së dëborës ngjitja u ndërpre. Përmirësimet e kushteve klimaterike lejuan dhe ngjitjen deri në 6 mijë e 442 metra, por vetëm 4 alpinistë mundën ta përfundonin ngjitjen me sukses. “Jemi grupi i parë shqiptar që vjen deri në këtë lartësi dhe në këtë majë. Përshëndetje të gjithëve! Duam të përshëndesim të gjithë ata që mundësuan këtë udhëtim”, u shpreh Gert Pishtari, alpinist. Grupi i alpinistëve në vitin 2010 ka arritur majën 5 mijë e 900 metra në Kilimanxharo, ndërsa në 2009-n ngjiti 4 mijë e 810 metra në Malin e Bardhë. Ky grup alpinistësh synon që në vitin e ardhshëm të ngjisë 6 mijë e 692 metra në Akongagua, maja më e lartë në Amerikën Jugore.IKUB
 
Pe: Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e malit Elbrus

Kurr se kam kuptuar ku qendron lezeti i ketij lloj sporti...Ndoshta ngaqe ka nje nivel rrezikshmerie te larte e njerezit,joshen nga kjo ''aventure''...
 
Pe: Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e malit Elbrus

Te arrish atje kur pak te tjere e arrijne nuk eshte edhe pa lezet dhe pa kersheri. Atje, dhe vetem atje qofte edhe per nje qast dukesh dhe realisht je mbret i tere botes. Eshte sfide dhe kur e arrine gjithnje tenton te ikesh lart, sa me larte dhe kete e arrine vetem me vullnetin dhe fuqin tende. Une deri me tani kam arrite vetem deri 2460 metra, edhe gjume kam bere atje, por enderroje cdo dite e cdo vite te shkoje lart e me lart. Eshte dicka e papershkruar, adrenaline ne vete qe jo gjithku munde ta shijosh :syze::dance:
 
Pe: Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e malit Elbrus

Ka njerez qe i kane pasione kto lloj sportesh ...aq sa dhe rrezikojne per te arritur destinacionin e tyre .I kam zili ,vet nuk kam aq vullnet apo guxim por do me pelqente nje aventure e tille .
 
Pe: Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e malit Elbrus

Edhe une joshem nga keto lloj sportesh... me pelqejne vertet !
Te jesh atje lart ku gjithcka duket aq e vogel sa qe ben te ndihesh gjigande ..do ishte vendi perfekt ku mbushesh me fryme :)
por sa kam guxim ?...hmm shume pak :(
 
Pe: Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e malit Elbrus

Une si kam frike lartesite por shpejtesine,ajo me krijon ankth pothuajse si tip fobie...Por me lartesite skam probleme,ne kete lloj sporti vertet qe ndoshta mund te jete nje ego ja te mberrij dhe me lart,si lloj sfide,ja te ngjitem edhe pak,ja sot ne arrij nje kulm tjeter,por mua sme japin ndonje efekt..Se di pse,kam bere prove te hidhem me parashute eshte emocion me vete,por kete alpinizmin se di,sikur sme ngjall interes...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top