Think Different
Antarë i ri
Alma Papamihali, një zë në poezinë shqiptare, ka lindur dhe ka studiuar në Tiranë. Që në fëmijëri ka ndjekur pasionin dhe dashurinë për letërsinë, dhe veçanërisht poezinë. Ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe revista të kohës. Prej vitesh jeton larg vendlindjes, por që lidhjet e saj me vendin si ka ndërprerë asnjëherë. Një hallkë e fuqishme që e forcojnë këtِ lidhje, janë vetë poezite e saj. Ka botuar përmbledhjen poetike me 100 poezi Nën tingujt e natës, si dhe një spektër poezishë me vlera të veçanta, në gjirin e të cilave pasqyron mallin, dashurinë dhe nostalgjinë. Në shtator 2007, në Aschaffenburg të Gjermanisë, ka krijuar shkollën shqipe Iliria, në gjirin e së cilës vepron si mësuese. ثshtë anëtare akitive e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani. Vjen para lexuesit shqiptar me librine saj te ri "Shtegtim pulëbardhe" (Botimet Toena). Stili i veçantë, freskia e mendimit, filozofia e hedhur ne varg dhe ndjenja e pastër janë disa nga karakteristikat që e bëjnë poezine e Almës njërën nga më të kërkuarat dhe lexuarat.
Më poshte po shkëpus disa nga poezitë e librit te ri "Shtegtim pulëbardhe"
Më poshte po shkëpus disa nga poezitë e librit te ri "Shtegtim pulëbardhe"