Allahu e mëshiroftë atë që ia di hallin vetes!

ALLAHU E MثSHIROFTث ATث Qث IA DI HALLIN VETES!

OMER BIN ABDULAZIZI KUR KUPTOI SE NJثRI NGA FثMIJثT E TIJ KA BLERث NJث UNAZث PREJ 1000 DIRHEMثVE, I KA SHKRUAR LETثR:

“JAM NJOFTUAR SE KE BLERث NJث UNAZث PREJ 1000 DIRHEMثVE, NثSE Tث ARRIN KJO LETثR ATثHERث SHITE ATث DHE ME ATO Tث HOLLA USHQEJ 1000 Tث VARFثR KURSE Nث VEND Tث SAJ BLEJ NJث UNAZث ME DY DIRHEM, BثJE Tث RRAFSHثT ANثN E EPثRME Tث SAJ DHE SHKRUAJ MBI Tث: “ALLAHU E MثSHIROFTث PERSONIN Qث IA DI HALLIN VETES”.”I

FJALث Tث ARTA

MOS I BESO ATIJ Qث NUK E NJEH, DERISA TA NJOHثSH.
MOS I BESO ATIJ Qث E NJEH, DERISA TA TESTOSH.
MOS IA DHURO GJITHث BESIMIN ATIJ Qث E NJEH, DERISA TA VثRTETOSH.
PAS KثSAJ, MES TEJE DHE ATIJ MUND Tث BثSH GJثRA PERSONALE, POR ASNJثHERث MOS IA SHFAQ Tث GJITHA SEKRETET E TUA.
JETA Nث Tث SHUMTثN E RASTEVE VJEN Nث Tث KUNDثRTثN E ASAJ Qث E PARAMENDOJMث.


Shkruar nga Valdet Kamberi , davetiislam.com
 
Titulli: Allahu e mëshiroftë atë që ia di hallin vetes!

Vlerësoje atë që ke


Ai ishte mbret dhe në vend që të ishte mirënjohës për të mirat që kishte, manifestonte pakënaqësi. Një ditë, atij i del gjumi në mëngjes, nga zëri i ëmbël i dikujt që këndonte qetësisht dhe në paqe. Ai doli dhe u nis në drejtim të zërit. Kur u afrua, pa që zëri ishte i një shërbëtori të tij që merrej me mirëmbajtjen e lulishtes. Fytyra e këtij shërbëtori ishte e dashur dhe të linte përshtypjen e një njeriu të lumtur. Mbreti i thirri dhe e pyeti:”Shoh që ndihesh i lumtur dhe i kënaqur me jetën që bën. Përse ndihesh kaq i kënaqur, edhe pse je thjesht një shërbëtor dhe fiton aq sa për të siguruar kafshatën e gojës?”
Shërbëtori ia ktheu me buzëqeshje:”Unë punoj tek lartmadhëria juaj dhe me ato që fitoj, siguroj jetën time dhe të familjes. Falë të ardhurave që marr, kam siguruar dhe një strehë që na mbulon kokat. Siç ndihem unë i lumtur, ndihet e gjithë familja ime për këto të mira që kemi.” Nuk na intereson asgjë tjetër nga kjo botë, përderisa kemi bukë për të ngrënë.”
Mbretit i bëri përshtypje ky shërbëtor, i cili ishte i kënaqur edhe në ato kushte të mjera. Ai i thirri vezirit të vet dhe i tregoi për shërbëtorin. Veziri e dëgjoi me vëmendje dhe i tha:”Le ta vëmë në provë lartmadhëri. Le ti vendosim tek dera e shtëpisë së tij një qese me nëntëdhjetë e nëntë napolona flori dhe të shohim si do të reagojë. Pastaj të fshihemi dhe të presim ti marrë.”
Kështu, mbreti mori një qese me nëntëdhjetë e nëntë napolona floriri dhe bashëk me vezirin ia hodhën mu tek pragu i derës. Mandej u fshehën që të mosi shohë njeri.
Pas disa çastesh, burri i varfër del nga streha e tij dhe këmbët i prekin qesen dhe zhurma e florinjve e bën të ndalet dhe ti marrë në dorë. Kur pa që janë florinj, gati sa nuk fluturoi nga gëzimi.
Menjëherë thirri familjen dhe u tregoi çfarë kishte gjetur. Pasi mbylli derën e shtëpisë, ai u kërkoi familjarëve të flenë. Sakaq, ai vetë i numëronte dhe i rinumëronte napolonat. Ata ishin nëntëdhjetë e nëntë fiks. Me vete thoshte: Duhet të jetë dhe i njëqindi, po hajde gjeje ku është. Pastaj doli jashtë dhe me një kandil filloi të kërkojë vendin ku kishte gjetur qesen. Nuk la vend pa kërkuar derisa u raskapit dhe u detyrua të hyjë brenda të pushojë. Me vete mendoi: Do të zgjohem herët dhe do të punoj më shumë se ditët e tjera, derisa ta fitoj dhe një napolon dhe ti bëj njëqind. Të nesërmen, për shkak se ishte lodhur shumë një natë para, u zgjua vonë. Kështu, filloi të shajë e të mallkojë gruan e fëmijët, me të cilët kishte qenë shumë i dashur dhe i dhembshur gjer atëherë. Puthjeve dhe përqafimeve të përditshme të fëmijëve, ua kishin zënë vendin ofendimet, mallkimet dhe britmat histerike. Në punë vajti i raskapitur pasi nuk kishte pushuar si duhet. Kishte pjesën më të madhe të natës duke kërkuar napolonin. Tashmë këngës së tij melodioze ia kishte zënë vendin nervozizmi dhe angazhimi për fitimin e napolonit të njëqind.
Ky reagim i bëri shumë përshtypje mbretit. Ai mendonte se fakti që kishte gjetur nëntëdhjetë e nëntë napolona do e gëzonte të varfrin dhe do e ndihmonte të blejë gjërat që nuk i posedonte. Por, ndodhi e kundërta, atij iu shtua lakmia për diçka tjetër që nuk e kishte, napolonin e njëqindtë. Kopshtari kishte lindur, ishte rritur dhe ishte thinjur i varfër dhe i kënaqur me atë që kishte. E njëjta gjë vlente dhe për familjen. Të gjithë ishin të lumtur, pasi kishin një shtëpi ku fusnin kokën dhe të ardhura të mjaftueshme. Por... me të shtënë në dorë në mënyrë të menjëhershme dhe surprizuese 99 napolonat, lakmoi më shumë!!! E dini përse?
Sepse njeriut, kur i jepet diçka e mirë në mënyrë surprizuese, ai nuk kënaqet me atë që mori, edhe sikur ti mjaftojë. Ai do të kërkojë më shumë!!!
Kjo ndodhi i bëri fajde mbretit, i cili që atë ditë, i vlerësoi të mirat që i kishte dhënë Zoti, madje ndihej i kënaqur dhe i privilegjuar.
Morali:
Nuk ka asgjë të keqe të kërkojmë më shumë sesa kemi, por jo domosdoshmërisht duhet ta bëjmë nën një presion ta madh dhe histerik, gjë e cila na bën ti harrojmë gjërat e bukura dhe të vyera që na ka dhënë Zoti.

ardhmeriaonline.com
 
Back
Top