Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja
19/01/2013
Trupat algjeriane i dhanë fund operacionit tragjik për lirimin e pengjeve me kombësi të huaj që mbaheshin në vendburimin naftënxjerrës të In Amenas në jug-lindje të Algjerisë, pranë kufirit me Libinë.

Duke cituar agjencinë e lajmeve algjeriane, APS, BBC thotë se 11 pengmarrës dhe të paktën shtatë prej pengjeve u vranë në operacionin e ushtrisë algjeriane. Kombësia e pengjeve të vrarë ende nuk është bërë e ditur. Mediat algjeriane flasin për 12 persona të vrarë, algjerianë dhe të huaj, ndërsa fati i 30 pengjeve të tjerë, mes të cilëve 10 britanikë nuk dihet ende.

Autoritetet thanë se ditën e premte, 573 algjerianë dhe rreth 100 nga 132 të huajt, punonjës në burimin naftënxjerrës u liruan.

Pengmarrja nisi të mërkurën kur një grup militantësh ekstremistë islamikë sulmuan autobusin me punonjësit e burimit naftënxjerrës të menaxhuar nga kompania britanike BP, norvegjezja StatOil dhe ajo algjeriane Sonatrach.

Që prej së enjtes, militantët u vendosën në pozicione mbrojtëse bashkë me pengjet e huaj, ndërkohë që punonjësit algjeriane u lanë të lirë. Ushtria rrethoi zonën dhe sulmi i parë për lirimin e pengjeve ishte dramatik. Të paktën 7 pengje mbetën të vrarë nga kjo përpjekje, ndërsa vendet perëndimore nisën të bëjnë bilancet e shtetasve të tyre që humbën jetën.

Punonjësit e marrë peng ishin kryesisht britanikë, norvegjezë por kishte edhe amerikanë, japonezë e francezë. Informacionet e mbërritura nga vendngjarja përgjatë 3 ditëve të pengmarrjes ishin kundërshtuese dhe ende mbetet për t’u zbardhur numri total i viktimave të sulmit terrorist.

Ministri i Brendshëm algjerian mohoi se sulmi ishte ndërmarrë nga ekstremistët që kontrollojnë pjesën veriore të Malit. Ai tha se autorë të sulmit ishin shtetas algjerianë, pjesë e një organizate terroriste të lidhur me Al Kaedan.

Vetë këta të fundit deklaruan se pengmarrja ishte një përgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake franceze në Mali. Parisi ndërhyri ushtarakisht një javë më parë në vendin afrikano-perëndimor për të ndalur atë që e quajti rënien e kryeqytetit Bamako në duart e ekstremistëve.

Përfshirja e Francës tërhoqi angazhimin e vendeve të tjera perëndimore si dhe atyre rajonale në konflikt për të ndihmuar qeverinë e Malit të rimarrë kontrollin në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit.

Franca parashikon angazhimin në konflikt e të paktën 1700 trupave tokësore, vec mbështetjes nga ajri dhe asaj logjistike për forcat e qeverisë vendase. Ndërhyrja nisi me bombardimet e bazave rebele në veri të vendit, ndërsa në fillim të javës, trupat franceze u përfshinë direkt në luftime me rebelët në qytetin e Diabalas. /TCH
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Ketu po shihet ne horizont nje lufte tjeter ose pushtim,fatkeqsi ne Shekullin XXI,ne vend se te mbyllen dhe ato konflikte qe ekzistojn po ri-hapen plage te reja per t'u shkruar ne pjesen e erret te Historise.
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Vendet Islame thuajse kane qene te pushtura qysh prej kohes se kapitullimit te Perandoris Osmane . Por , tani keto lufterat e fundit ne vendet Afrikane , po e deshmojn faktin se muslimanet ne keto vende po vetedijesohen dhe po kerkojn te drejtat e tyre , qe ata te jene Zoteri te vendeve te tyre , dhe jo vende te okupuara te pushtuara nga shtetet koloniste Evropiane .

Une shpresoj shume qe Shek. 21 te jete shekulli i muslimaneve dhe perfundimi i shekujve te jomusliamneve , te cilet sa e kane sunduar boten , i kane sjellur njerzimit vetem luftera , vetem shkaterrime . Po cka eshte me e keqja ne kete pike , se popujve te tyre ja ka mbyllur syte , se kinse muslimanet dhe ISLaMI eshte rrezik per shoqerit tona ! Duke i quajtur terrorist , e ekstermist !!! Se se besoj kurr , qe mos te ishin keto keqinformime mbi muslimanet , qe nje i krishter i sincert apo jahudi i sinqert , te i perkrahe keto luftera apo maskra cnjerzore qe i bejn shtetet- jOislame .

Kur krahasohet Pushteti i Muhamedit a.s , me Pushtetin e Jomuslimaneve e ateisteve . Eshte deshmia me e mira e cila tregon se ISLAMI eshte Feja e PAQES . Po kete fakt e kuptojn vetem te mencurit !
 
O Deuid ato qe thua ti skane lidhje me temen. Sbehet shteti apo kerkesa te ligjshme duke marre pengje e duke i vrare.
Seshte Islami keto qe po bejne keta. Keta jane terrorista qe kamuflohen nen flamurin e fese, jo per gje po eshte me e lehte per ndergjegjen te besh veprime te tilla.
Iken barra nga zemra qe po bej dicka te keqe..e ne vend te saj futet euforia se po bejne dicka pozitive.
Te kjo ngjarje po vriten njerez te pafajshem qe jane punetor, ti ia valon tjeter per tjeter.. :)
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Europes i djeg shum kur vdesin disa qytetare te saj,kurse mbyll syt me ate qe po ndodh ne Siri.
 
Pe: Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

O Deuid ato qe thua ti skane lidhje me temen. Sbehet shteti apo kerkesa te ligjshme duke marre pengje e duke i vrare.
Seshte Islami keto qe po bejne keta. Keta jane terrorista qe kamuflohen nen flamurin e fese, jo per gje po eshte me e lehte per ndergjegjen te besh veprime te tilla.
Iken barra nga zemra qe po bej dicka te keqe..e ne vend te saj futet euforia se po bejne dicka pozitive.
Te kjo ngjarje po vriten njerez te pafajshem qe jane punetor, ti ia valon tjeter per tjeter.. :)

Për çfarë ligji po flet bre djalë?
Në bazë të cilit ligj Franca ndërhyn në punë
të brendshme apo anon kah njëra palë?

Ne të gjithë e dijmë se duhet ndarë drejtësi
e jo interesat personale, në këtë rast të shtetit
të Francës dhe Europës?

A nuk paskan ata myslimanë në Mali aspak të drejta?
Nëse iu shkelen të drejtat, atëherë kush do t'i mbrojë
pos së të përvjelin krahët dhe të mbrohen me forcë?

Ne, në përgjthësi shumëçka nuk dijmë për Vendet në zhvillim,
por vetëm llomotisim. E vetmja gjë që shohim është
terrorizmi. Por, harrojmë kush është shkaktare e saj!

Besoj se keni dëgjuar për kolonializmin dhe neokolonializmin!
Psh. pyetne veten çfarë bën BP në Algjeri dhe gjetiu?

Hajde po e shkurtoj se më zen akshami duke folur për këtë.

Neocolonialism - Wikipedia, the free encyclopedia
BP - Wikipedia, the free encyclopedia

Dhe këtu shikone vetëm sa shtete janë anëtare të Mbretërisë së Britanisë (Commonwealth)
Member states of the Commonwealth of Nations - Wikipedia, the free encyclopedia
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Keta jane terrorista qe kamuflohen nen flamurin e fese,

Jo te gjithe, mos u beso mediave cdo gje
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

O Deuid ato qe thua ti skane lidhje me temen. Sbehet shteti apo kerkesa te ligjshme duke marre pengje e duke i vrare.
Seshte Islami keto qe po bejne keta. Keta jane terrorista qe kamuflohen nen flamurin e fese, jo per gje po eshte me e lehte per ndergjegjen te besh veprime te tilla.
Iken barra nga zemra qe po bej dicka te keqe..e ne vend te saj futet euforia se po bejne dicka pozitive.
Te kjo ngjarje po vriten njerez te pafajshem qe jane punetor, ti ia valon tjeter per tjeter.. :)

Tema permend dy ceshtje 1.Lufterat ne Mali , dhe 2. Rastin ne Algjeri me pengjet , dhe e nderlidhe njera me tjetren . Po vetem keto dy raste nuk jane ne gjendje lufte more djale , para disa muajesh , i patem shtetet si : Tunizia , Libia , Egjipti , tani Mali , neser ...... Po rasti i Palestines , Afganistanit , Irakut , e tani cili shtet eshte ne rend , kam friken se eshte Algjeria ! Kete luftera te bera , nuk kane asgje te perbashket me terroristet , apo me ekstremistet . Po kemi te bejm me nje te vertete qe jo cdo mendje e kupton . E mendoj se jo qe une jam dale jasht teme , po e kam dhene nje nje mendim timin per temen ne fjale , se cili eshte qellimi i ketyre ngjarjeve . Ndoshta kete here kuptove dicka me shume ? Jo Islamistet sic i quajn ata ekstrem vran , jane te rrezikeshem , jane te dhuneshem etj etj . Por , keto shtete Dikatoriale-Demokratike , po mundohen te qesin pluhur syve mases ne bote , me lajme dhe informata neper media , por njerzit dikur do te vetedijsohen , dhe do ka kuptojn se kush jane terroristet , kush jane ata qe duhet te ruhemi prej rrezikut te tyre ! Dhe ti kuptojm ngjarjet ne te vertete se kush eshte fajtori dhe kush eshte viktima ?

Pushtetin e Perendimoreve e quaj - pushtet ushtarak . Por , edhe pse me fuqi ushtarake deshiron , ti mbaj popujt te nenshtruar si te roberuar , por roberimin askush nuk e deshiron . Dhe po them edhe njehere , kapitullimi i ketyre pushtuese demokratik-dikatatorial ,vetem sa ka filluar . E kesi ngjarje dhe kesi luftera kemi me pasur edhe shume te tjera .... Po ne si njerez te qytetruar nuk guxojm te biejm ne mashtrimet e tyre , dhe ti perkrahim te dikatorialet - kolonistet , por duhet ti perkrahim njerzit te cilet deshirojn ''liri'' , te cilet i deshorjn te jene pronar te pasuris se tyre , dhe te jete vete Zoteri te te drejtave te tyre te dhena nga Zoti . E keto te drejta ketyre popujve ju kane munguar me shekuj .
Dhe jo qe une kam perkrah , vrasjet e njerezve te pafajshem , por perkrah te drejtat e tyre .
Shperoj kesaj here , te me kesh kuptuar !
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Deuid ne Tunizi,Libi,Egjipt tani Siria kush ja pat fajin ktyre shteteve? A nuk ishin revolta popullore (s'po i quaj lufta civile) kunder Diktatorve tyre... E vetmja gje qe mund te qendroj esht qe duke par kto vende ku kan ndodhur revoltat nuk ishin Aleat te ShBA. Por ti nuk e shkruajte kete.
Ti vazhdo te shprehesh si te duash ato jan mendimet tua,por nese shikon vendet e Perendimit nuk jan te gjitha per t'u quajtur ashtu sic i quan ti.
Norvegjia cfare ben kunder vendeve Islamike? Ato kan inxhinieret me te mire per nxjerrjen e naftes,marrin ne sherbim te tyre (kundrejt % te pageses) keto kompani ne pune,pse duhet ti vrasin? A po vjedhin? Nese ke vendosur te vrasesh dikend sepse te duket se po punon per interesat e veta e jo te popullit vazhdo,jo te pafajshmit.
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

BoOoMBaStiCk , shtetet qe i ke permend ti jane si pasoj e kolonizimit te atyre vendeve . Amerika me perkrahjen e Israelit ,ne perkrahjen e gjenocidit te Hebrejve viteve te fundit , tregon me se miri rolin dhe politiken qe e luan , ne politiken e jashteme te saj . Dhe politika e saj te lene per te kuptuar shume ! Diktatoret ne ato vende si Siria , Libia ...jane si rezulatat i mbeturinave koloniste . Ata edhe pse jane ''muslimane'' me preardhje , une nuk i perkrah , sepse se meritojn . Njeriu diktator , eshte diktator .Une nuk po e quaj popullin Amerikan dhe Evropian , '' Diktatorial '' , por po i quaj pushtetaret e tyre . Dhe kuptohet une po i quaj , vetem vendet qe kane gisht ne kete politike lufterash te padrejta dhe me qellime jo njerzore. P.sh., une Zvicrren asnjehere se kam permendur apo Kanaden .
Une e thash edhe me heret , nuk jam dakord me vrasjet e njerezve te pafajshem . Por , kur i shikojm keto luftera , me se shumti pasojn njerezit e pafajshem ! Po jam shume i sigurt se edhe ne Mali vrahen me dhjetera , e qindra njerez te pafajshem . Por , kjo bote nuk eshte vend gjykim per njerezit . Eshte Bota tjeter dhe cdo njeri , do te jep pergjegjesi per te bemat e tij .
 
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

O Deuid ato qe thua ti skane lidhje me temen. Sbehet shteti apo kerkesa te ligjshme duke marre pengje e duke i vrare.
Seshte Islami keto qe po bejne keta. Keta jane terrorista qe kamuflohen nen flamurin e fese, jo per gje po eshte me e lehte per ndergjegjen te besh veprime te tilla.
Iken barra nga zemra qe po bej dicka te keqe..e ne vend te saj futet euforia se po bejne dicka pozitive.
Te kjo ngjarje po vriten njerez te pafajshem qe jane punetor, ti ia valon tjeter per tjeter.. :)

Sa bukur ke folur, gjynah qe mund te te bej vetem 1 like!

Disa flasin kollaj me fjale ne ajer, por nqs do kishin nje baba, nje vella, nje xhaxha apo nje pjestar te familjes atje, i cili do vdiste i pafajshem, si do ndiheshin?! A do mernin me mbrojte teroristave???

E se kuptoj si mund te mbrojne teroristat, kur perhere eshte mundur te shuhet kjo lidhje midis terorizmit dhe Islamit.....
 
Pe: Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Sa bukur ke folur, gjynah qe mund te te bej vetem 1 like!

Disa flasin kollaj me fjale ne ajer, por nqs do kishin nje baba, nje vella, nje xhaxha apo nje pjestar te familjes atje, i cili do vdiste i pafajshem, si do ndiheshin?! A do mernin me mbrojte teroristave???

E se kuptoj si mund te mbrojne teroristat, kur perhere eshte mundur te shuhet kjo lidhje midis terorizmit dhe Islamit.....

Po de unë shumë mirë të kuptova. Njëri ndërta jam unë që i mbroj ata.
Edhe sinqerisht po të them ndoshta të duket paradoks,
por të njëjtin mendim dota kisha edhe sikur dikush i imi atje
të qëllonte. Sa për vete kurr nuk do të punoja për firma siç
janë BP dhe të llojit të tyre që thithin gjakun e djersën
e të tjerëve dhe pasurohen me to!

Edhe një duhet të kemi të kjartë se as në Islam feja nuk ta
ndalon ta luftosh të keqen. Nga një aspekt dikujt iu duket
se po vrasin njerëz të pafajshëm, por ta pyesim veten cila rrugë
i ka mbetur. Kur dikush ty të lufton me armë më moderne,
me çfarë do ta luftoje ti? Luftë frontale s'ke shansë.
E vetmja luftë të mbetet ky lloj lufte.

Një duhet ta dijë perëndëmi se njëherë duhet marrë fund
eksploatimi dhe sundimi në tokat e huaja. S'kanë çfarë
dreqi të kërkojnë atje.

Sa për pafajsi, në këtë botë qenka vetëm ai që ende nuk
ka lindur. Të gjithë që heshtin, e që një fjalë nuk e thonë
për padrejtësinë që u bëhet këtyre popujve!
 
Titulli: Pe: Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Po de unë shumë mirë të kuptova. Njëri ndërta jam unë që i mbroj ata.
Edhe sinqerisht po të them ndoshta të duket paradoks,
por të njëjtin mendim dota kisha edhe sikur dikush i imi atje
të qëllonte. Sa për vete kurr nuk do të punoja për firma siç
janë BP dhe të llojit të tyre që thithin gjakun e djersën
e të tjerëve dhe pasurohen me to!

Edhe një duhet të kemi të kjartë se as në Islam feja nuk ta
ndalon ta luftosh të keqen.
Nga një aspekt dikujt iu duket
se po vrasin njerëz të pafajshëm, por ta pyesim veten cila rrugë
i ka mbetur. Kur dikush ty të lufton me armë më moderne,
me çfarë do ta luftoje ti? Luftë frontale s'ke shansë.
E vetmja luftë të mbetet ky lloj lufte.

Një duhet ta dijë perëndëmi se njëherë duhet marrë fund
eksploatimi dhe sundimi në tokat e huaja. S'kanë çfarë
dreqi të kërkojnë atje.

Sa për pafajsi, në këtë botë qenka vetëm ai që ende nuk
ka lindur. Të gjithë që heshtin, e që një fjalë nuk e thonë
për padrejtësinë që u bëhet këtyre popujve!

Ricky, kush vete atje, svete nga deshira, por vete ngaqe i ka mbetur si opsion i fundit.
Se sa te filloj te shkeli ligjin ne vendin e vete, mendon qe vete te bej nje pune te ndershme, ne nje vend me rezik, ku paguhet ( mbase jo aq sa duhet per efortin qe bejne dhe rezikun qe e kane ne cdo moment me vete).
Por me duket absurde te thuash qe te njejtin mendim do kishe... Pse? Sepse e njejta gje mund te ndodhi dhe jashte zonave te konfliktit. Neser i teket nje grupi terorist, te bej nje atak ne qytetin tend (larg qoft!), dhe i vetmi jot femije humb jeten aty. Si do ndiheshe? Perseri do i merje mbrojtjen?! Se besoj....

Pafajsia qendron ne cdo njeri qe nuk te shkel ty te drejtat; qe nuk ka asnje faj se ca ben fuqia; se ca ben "perendimi"; qe eshte brenda ligjit. Nuk mund te behet grupi terorist ZOT te vendosi kush jeton e kush jo!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Ricky , njeri nder ta kokena edhe une hahahah !

Prej se ka filluar kolonizimi i vendeve muslimane , numri i te vrareve ka arritur me miliona ! Ata te vdekurit nuk kane familje , nuk kane vllezer e motera ? Apo kane vetem jomuslimanet familje ! Cka jane keto gjykime te njeanshme ore .......

E per ata qe mendojn qe une po i perkrah keto vrasje , jane gabime ! Une asnjehere , nuk jam kunder dhunes , jo vetem dhunes e cila pason me vrasje . Por nuk jam as ndaj dhunes qe mundet te jete prej fjaleve e shkronjave !
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Ricky, kush vete atje, svete nga deshira, por vete ngaqe i ka mbetur si opsion i fundit.
Se sa te filloj te shkeli ligjin ne vendin e vete, mendon qe vete te bej nje pune te ndershme, ne nje vend me rezik, ku paguhet ( mbase jo aq sa duhet per efortin qe bejne dhe rezikun qe e kane ne cdo moment me vete).
Por me duket absurde te thuash qe te njejtin mendim do kishe... Pse? Sepse e njejta gje mund te ndodhi dhe jashte zonave te konfliktit. Neser i teket nje grupi terorist, te bej nje atak ne qytetin tend (larg qoft!), dhe i vetmi jot femije humb jeten aty. Si do ndiheshe? Perseri do i merje mbrojtjen?! Se besoj....

Pafajsia qendron ne cdo njeri qe nuk te shkel ty te drejtat, qe nuk ka asnje faj se ca ben fuqia, se ca ben "perendimi" qe eshte brenda ligjit. Nuk mund te behet grupi terorist ZOT te vendosi kush jeton e kush jo!

Sinqerisht po të them jam shumë pricipiel sa i përket
qëndrimeve të mia. Bile, me ta thënë të drejtën
pak janë duke bërë, për atë çfarë janë duke përjetuar
gjatë gjithë kësaj kohe. E fajtori kryesor për këtë është
kryesisht Amerika me Europën, në krye me Anglinë si
lidere e kolonialistëve.

Nuk janë terroristat duke u bërë Zot, thjesht luftojnë
një të keqe. Pse fuqitë perëndimore atje bonbona shpërndajnë?
Edhe atje njerëzit vdesin. Kjo e keqe përfundon kur të jemi
të gjithë kritik dhe t'i themi STOP njëherë e përgjithmonë
okupimeve të paligjshme. Lereni njerëzit të jetojnë të lirë
në vendet e tyre. Le të shfrytëzojnë vetë pasuritë e veta!
Le të organizojnë jetën e tyre si të dojnë vetë!

Besoj se asnjë nga vendet në zhvillim nuk do ta kishe parë
këndej s'ikur mos t'i ngucte dikush. Por natyrisht,
nëse ia shkatërron zgjuan bletëve, do t'i kesh në oborr.
Shumë thjeshtë!
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Sinqerisht po të them jam shumë pricipiel sa i përket
qëndrimeve të mia. Bile, me ta thënë të drejtën
pak janë duke bërë, për atë çfarë janë duke përjetuar
gjatë gjithë kësaj kohe. E fajtori kryesor për këtë është
kryesisht Amerika me Europën, në krye me Anglinë si
lidere e kolonialistëve.

Nuk janë terroristat duke u bërë Zot, thjesht luftojnë
një të keqe.
Pse fuqitë perëndimore atje bonbona shpërndajnë?
Edhe atje njerëzit vdesin. Kjo e keqe përfundon kur të jemi
të gjithë kritik dhe t'i themi STOP njëherë e përgjithmonë
okupimeve të paligjshme. Lereni njerëzit të jetojnë të lirë
në vendet e tyre. Le të shfrytëzojnë vetë pasuritë e veta!
Le të organizojnë jetën e tyre si të dojnë vetë!

Besoj se asnjë nga vendet në zhvillim nuk do ta kishe parë
këndej s'ikur mos t'i ngucte dikush. Por natyrisht,
nëse ia shkatërron zgjuan bletëve, do t'i kesh në oborr.
Shumë thjeshtë!

I ike disi pergjigjes, me ate qe te pyeta, prap do thoje qe eshte dicka qe duhet te ndodhi, nqs neser-pasneser ndodh tragjedia me femijen tend ose me dike qe ke me perzemer, ne mes te qytetit ( sic ishin atentatet ne metro, apo ne tren)?

Teroristat cfare luftojne? Pse nderhyn armata algjerjane kundra tyre nqs ata luftojne per te miren e Alegjerise, e ata njerez qe vdiqen, duhet te vdisnin?!
 
Pe: Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top