Lolita25
So EmoTionaL
Sa e sa herë më ka ndodhë që gjyshja apo dikush tjetër ma tërhiqte vërejtjen kur tentoja që një veprim të zakonshëm ta kryeja në kohë të "pazakonshme". Po ju sa herë deri tash keni patur rrastin t'i dëgjoni vërrejtjet e llojit: "Mos u shiko në pasqyrë natën", "Mos puno se është e Xhuma", "Mos e zbath vetëm njërën çarapë se..." etj etj.
Po ju i besoni gjerave te tilla?
Alfabeti i bestytnive
-Nusja e re në shtëpi të burrit në ditën e martesës, duhet të hyjë (ta shkelë pragun) me këmbën e djathtë, në të kundërtën harmonia e familjes do të shkatërrohet që nga ai çast. ---Poashtu me të dy duart (ndonjëherë të lyer me mjaltë) duhet ta prekë pjesën e sipërme të derës-që jeta e çiftit të ri të jetë e ëmbël, e lumtur dhe në harmoni me anëtarët tjerë të familjes.
-Bombonet, orizi, gruri e drithërat tjera që i hudhen nuses (apo ndonjëherë çiftit të ri) kanë për qëllim që trashëgimia e tyre të jetë e suksesshme.
-Nëse gërshërët biejnë nga dora dhe ngulen në dysheme-është shenjë e grindjes së shpejtë e anëtarëve të asaj familjeje.
-Ena që rastësisht thehet në kuzhinë paralajmëron fat të befasishëm për atë familje, ndërsa nëse fotografia apo gjësendi bie nga muri rastësisht, pritet një fatkeqësi e madhe për shtëpinë.
-Po qe se e theni rastësisht pasqyrën, atëherë thonë se në shtatë vitet e ardhëshme do të jeni i pafat!
-Fatkeqësi sjell gjithashtu edhe ajo nëse e harroni çadrën hapur në shtrat, çadrën e mbyllur dhe nëse luani me gërshërë pa prerë asgjë.
-Nëse në të njëjtën kohë i preni thonjtë edhe të këmbëve edhe të duarve, në të njëjtën ditë do të keni edhe gëzim edhe hidhërim.
-nëse gjethja nga druri vetvetiu bie dhe prek supin tuaj të majtë-mund të pritni së shpejti një fat apo gëzim të madh.
-Fëmiu, nëse vetvetiu merr fshisën dhe fillon ta fshijë dhomën, mund të pritni ardhjen e një mysafiri nga larg. E njëjta ndodhe edhe nëse e harroni (mbetet gjatë) lugën nën sofër. -Thonë se do të takohesh me dikë nëse faqja ju kruhet, syri i djathtë nëse ju kruhet sjell gëzim, ndërsa i majti lotë.
-Nëse ju tingëllon veshi i majtë mund të pritni lajme të këqija, ndërsa i djathti sjell lajme të mira.
- Lemza nëse ju ngacmon intenzivisht, është shenjë se dikush pandërprerë në ju mendon, dikush që ju do me zemër.
-Nëse dëgjoni gjelin që këndon në mesnatë-pritet një rrezik i madhë për zotin e shtëpisë në oborrin e të cilit ndodhet gjeli, ndërsa këndon në orën 12 apo pak para mbrëmjes, atëherë paralajmëron fat të papritur.
-Kur ju kruhet dora e djathtë-është paralajmërim se do të jipni (te disa e kundërta) para, ndërsa e majta se do të merrni para.
-Po qe se nga shtrati zgjohesh dhe shkel me këmbën e majtë, tërë ditën punët mbrapsht do të vejnë.
-Shumë njerëz në mesin tonë besojnë se vetëm në mëngjes njeriut i ndahet fati, prandaj duhet zgjuar sa mëherët!
-Nëse në majë të gjuhes ju paraqitet ndonjë puqërr, dikush është duke ju sharë prapa shpine, e njëjta vlen edhe nëse ju skuqet veshi i majtë, ndërsa i djathti do të thotë lavdërimin që dikush ju bën.
-Nëse syri vetvetiu loton, apo tymi vazhdimisht hyn në sy, do të thotë se dikush është përmalluar për ju. Gëzim sjell edhe nëse mjekrra ju kruhet.
-Ilirët kanë besuar se nëse lëshohen gjarpërinjtë nëpër trupin e femrave pa fëmijë, ato do të mbarësohen në natën e parë të fjetjes me burrin.
-Vënia e dorës gjatë gogësimit nuk është vetëm mirësjellje bontone, por atë e bëjnë shumica ngase janë të bindur ngase përmes gojës hyjnë shpirtërat e këqinj.
...Dhe nëse ju fiket cigarja thonë....
...thonë...thonë
...ndize edhe njëherë! ))