Alergji nga boja e flokëve, shpërfytyrohet 22-vjeçarja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ka pësuar djegie të thella në fytyrë, sikur të ishte viktimë e një aksidenti. Dhe në fakt Zoe Vernon, 22 vjeçe nga Didsbury pranë Manchester -it, donte vetëm ti ndryshonte ngjyrën e flokëve të saj pa shkuar te parukieri. Pasi ka ndjekur të gjitha këshillat që i jepeshin nga udhëzuesi, ka pasur një reaksion alergjik të përkeqësuar dhe për këtë është trasportuar me urgjencë në spital. Mjekët që e vizituan, thanë se nuk kishin parë kurrë një djegie kaq të rëndë të shkaktuar nga një reaksion alergjik të këtij tipi. Pas tre ditësh në spital, Zoe tashmë e ka rimarë veten, por ka akoma probleme me shikimin me një sy dhe plagët ka të ngjarë të jenë të përhershme, duke e bërë atë praktikisht të shëmtuar. Nuk ishte hera e parë që vajza përdorte atë llojë ngjyre, por, Zoe u zgjua më fytyrën dhe sytë e skuqur dhe të ënjtur. Gjendja u përkeqësua më shumë në dy ditët e ardhshme. Kur i dashuri i saj 27-vjeçar Oliver Beddard e pa, është trëmbur dhe ka lajmëruar ambulancën. "Ishte e tmerrshme, u trëmba sepse ishte shumë keq dhe më dhimbte",- ka thënë 22-vjeçarja për "Daily Mail". " Nuk doja të dilja sepse kisha frikë mos më shikonte dikush në atë gjendje. Mendoja se duke ndenjur në shtëpi me kalimin e kohës do isha shëruar, por në fakt djegia përkeqësohej me kalimin e orëve". Vajza tashmë nuk do të përdorë më ngjyra për flokët e saj. Një zëdhënës i kompanisë ka pohuar se është hapur një hetim i brendshëm për të gjetur se cila ngjyrë mund të ketë shkaktuar këtë reagim alergjik me shpresën se nuk do i ndodh dikujt tjetër.
Shekulli On
 

Attachments

  • alergji.jpg
    alergji.jpg
    8.8 KB · Shikime: 33
Na vuri friken :(..merret vesh me keto lloj bojrash ...ketu ne Shqiperi gjen dhe te skaduara.
 
Ne kuti lexon qe ajo duhet provuar njehere ne nje pjese te vogel te lekures per te pare ndonje reaksion. Skam perdorur ndonjehere boje floku, lloj lloj kimikatesh vetem keq te bejne.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top