Albright: Serbë të ndyrë, dilni jashtë

Love

βeℓℓe â๓e
Anëtarët e Shoqatës “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, janë shfaqur kohë më parë në Pragë në promovimin e librit të ish-Sekretares amerikane, Madeleine Albright

ED5EBFB45AB999D22681558F7ADFA34D.jpg


Në vend të librit për nënshkrim, ata provokuan duke vendosur fotot që për ta ishin të urryera, ndër të cilat edhe nga ato takimet e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Organizatorët nuk ia dalin të largojnë menjëherë aktivistët antishqiptarë, për çka Albright detyrohet të bërtas: “Dilni jashtë”!
Por, tani në internet qarkullon videoja e re ku Albright ofendohet me fjalët “plaka gjakpirëse”, ndërsa ajo ju thotë: “Serbë të ndyrë, dilni jashtë”!

Incidenti ndodhi gjatë nënshkrimit të librit “Dimri i Pragës: Rrëfimi persona për luftën dhe kujtimet”, nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka lindur në Pragë, në një familje hebrenje.

Në mesin e provokatorëve ishte edhe regjisori çek Vaclav Dvorak, autor i filmit kontrovers antishqiptar, “Kosova e rrëmbyer”, si dhe deputeti me prejardhje serbe në Parlamentin çek, Jaroslav Foldin. Dvorak iu afrua i pari dhe ia dha për nënshkrim pllakatin “Kosova e rrëmbyer”.

“Me mirësjellje jemi afruar t’ia japim filmin që e kemi xhiruar në Kosovë, pa marrë parasysh se fjala është për ‘Kosovën e rrëmbyer’ që i është dhuruar narko-mafisë me ndihmën e agresionit dhe bombardimeve të NATO-s, si dhe kompanisë IPKO përmes së cilës ajo i ka mbushur xhepat”, ka thënë Dvorak në faqen parlamentnilisty.cz.

Në xhirimin e parë që telegrafi e ka transmetuar telegrafi shihen demonstruesit që në duar mbajnë pllakatet ku shkruan “Kosova e rrëmbyer” dhe nën të fotografia e ish Sekretares Albright me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe fotografitë që sipas tyre “paraqesin krimet e NATO-s dhe krimet e shqiptarëve në Kosovë”.

Ata kishin edhe pllakatet ku shkruante “Spastrimi etnik në Kroaci”, si dhe “IPKO”, që sipas tyre është në pronësi të “Albright Group”.

Më parë mediat, duke raportuar për këtë ngjarje, kanë shkruar se Albright serbëve u thotë: “Ju jeni kriminelë”. Ndërsa në xhirimin e ri që do ta postojmë më poshtë, Albright dëgjohet tek thotë: “Disgusting Serbs (serbë të ndyrë)”.
Burimi: portalb


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Albright: Serbë të ndyrë, dilni jashtë

Mua mu dhimbs kjo plake e gjore sa mire kishte gjithe ate ze.
Tani ishalla nuk ndodhin aksidentet diplomatike per tj mire ua ka bere.
Te shtyhesh si kafshe.
 
Titulli: Albright: Serbë të ndyrë, dilni jashtë

Albright ,,,dihet qe ka ndihmuar edhe UCK fale nje burri te pashem si Thaci .........

hihihihih edhe kjo eshte femer ...I do shqiptaret kjo dreq :p
 
Titulli: Albright: Serbë të ndyrë, dilni jashtë

Eh dhe keta qe sot po na ndihmojn per te bere inegrale definitivisht kosoven,njehere e nje kohe ishen po keta qe miratuan vendimin per te na coptuar per te ngopur qent e ballkanit.
Nejse keshtu eshte kur mbijetesa behet ne baze fuqie dhe jo drejtesie,.duhet ti fln,.sepse po mos te ishin Amerika e disa superfuqi te tjera ndoshta kosova prap do ishte duke kulluar gjak per te firuar lirin e saj.
 
Back
Top