Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

Love

βeℓℓe â๓e
Berlin, (GJERMANI) - Në botë përdoren rreth 4 miliardë telefona celularë dhe cilësohen si një nga zhvillimet me të rëndësishme të 20 viteve të fundit në fushën e teknologjisë. Por shërbimi më i domosdoshëm për njerëzit duket se ka një risk.

iPhone_Hack.jpg


Sipas një studiuesi gjerman të Kompanisë së Kërkimeve për Sigurinë, Karsten Nohl, kohët e fundit është zbuluar se çdo telefon i rrjetit GSM (Global System for Mobile Communications) mund të hapet nga një përdorues tjetër dhe mund të dërgohen mesazhe dhe bëhen telefonata.

Në prezantimin e studimit në Berlin, Nohl tha se sistemi GSM do të jetë seriozisht i rrezikuar nëse hakerat vendosin ta sulmojnë raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ai shton se problemi me sistemin e telefonisë mobile dhe fikse, është se qytetarët nuk kuptojnë asgjë çfarë ndodh me telefonin e tyre derisa sa arrin fatura me shifra marramendëse.

Nohl nuk ka dhënë detaje sesi dikush tjetër mund të sulmojë sistemin dhe të dërgojë mesazhe apo të bëjë telefonata nga numri i përdoruesit real, por ai thekson se rreziku është i mundshëm për çdo telefon.

Ai thotë se hakerat janë në gjendje të marrin në “kontroll të plotë” të numrit, pasi që nga viti 1990 format e komunikimit me zë dhe me mesazhe në telefona nuk kanë pasur siguri shtesë.

Nohl ka theksuar se sulme të ngjashme janë regjistruar më parë në smartphone dhe është mundësua identifikimi i sistemit që përdorin. Por sipas tij, hakerat ecin hap pas hapi me teknologjinë.

Më të rrezikuara në vitet e mëparshme kanë qenë linjat fikse, ku hakerat zgjidhnin kompani të mëdha për të vjedhur sinjalet dhe të folur në emër të kompanisë.
Burimi: NOA
 
Pe: Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

a me mo akoma me kto budalliqet? normal qe teknologjia ecen dhe dalin metoda te reja per te pergjuar
ska asigjo gjo te re ktu
pastaj: kush ka nerva me u mar me kto pun ?
un kam ble nje telefon 20 euro, nje nokia nga ato te vjetrat ( e perplas sa her du ne mengjes kur bie zilja dhe akoma gjall eshte... ju harxhoni lek me kto)
 
Pe: Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

As une si besoj shume ketyre gjerave....Gjithsesi ca do te ndodhe le te ndodhe,si u futem ne mendime si nuk u futem nuk zgjidhet gje...
 
Titulli: Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

Alarm i rrem :p
Nuk ka nevoje per hackera , ato kompani qe kem ne si p.sh VALA , IPKO , AMC , VODAFON. etj qe jan po te duan na pergjojn tel. e bejn qfare te duan.
Sidoqoft ata hackera nuk mirren me shqiptaret sepse ata shikojn ku ka lek shum ne to pra ma pak se 50 euro ne tel. ata si shikojne :p .
 
Pe: Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

Ky alarmi eshte si ai alarmi i kartave te bankave...jo ju vjedhin pinin, jo ju vjedhin leket. Po pse dje kemi lind ne edhe s'marrim vesh nga kto gjera qe te tregohemi aq te pakujdesshem sa ti lejojme kto gjera te ndodhin. Po u tregove i kujdesshem s'te ndodh gje.
 
Titulli: Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

Po po erdhi fundi i botes ......
 
Titulli: Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

per mua eshte i besueshem, pasi nje kolegu im e bente kete shume lehte... madje edhe na e vertetoi qe ia dilte per mrrekulli... une kisha psh celularin ne xhep... nderkohe qe shoqes time i shkoi sms nga nr im...
 
Pe: Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj..

Para ca kohesh fotografi intime nga telefoni i Scarlet Johnson-it dolen ne publik. Dikush qe e kishte fiksim..i beri hack celularit edhe ia nxori ne internet.
Ne fakt sishte vetem kjo femer por nje sere VIP-ash..kshu qe kujdes ca fotografoni ose ca keni ne mesazhe.. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top