Alarmi, 10.7% e popullsisë në vendet e Eurozonës e papunë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
32984_2.jpg

BRUKSEL- Vazhdon të rritet papunësia në Eurozonë, duke arritur një tjetër rekord. Sipas shifrave të EUROSTAT, shkalla e papunësisë në 17 vendet anëtare të BE-së që përdorin monedhën e përbashkët europiane arriti në 10.7% gjatë muajit janar.

Kështu ka 16,9 milion të papunë në vendet e Eurozonës. Kështu në Itali, papunësia u rrit gjatë janarit me 9.2%, çka përbën edhe shifrën më të lartë në muajt e fundit. Por, Spanja vazhdon të ketë shkallën më të lartë të papunësisë në eurozonë me 23.3%, ndërsa Austria më të ultën me 4 %.

Këto të dhëna publikohen vetëm një ditë pasi Banka Qëndrore Europiane deklaroi se ka siguruar 530 miliard euro të tjera në kredi me interesa të ulëta për 800 banka në vendet e BE-së.
(el.me/news24/BalkanWeb)
 
Back
Top