Alarm për bombë në avionin Nju-Jork – Moskë

Love

βeℓℓe â๓e
Një zëdhënës i flotës ajrore të Rusisë bëri të ditur se një aeroplan që po fluturonte nga Nju Jorku për në Moskë ka bërë një ulje emergjent në Islandë pasi kompania e fluturimit mori një kërcënim për bombë.

ulje-emergjente.jpg


Sipas zëdhënësit, aeroplani ishte në ajër kur një person i paidentifikuar njoftoi flotën ajrore se në aeroplan është vendosur një sasi lënde shpërthyes.

Zëdhënësja e linjës “Aeroflot”, Irina Dannenberg deklaroi se piloti vendosi të ulte avionin për arsye sigurie. Kështu aeroplani bëri ulje të menjëhershme emergjente në mënyrë të sigurt në Islandë..
Ndërkohë, mjeti i është nënshtruar kontrollit, pasi telefonuesi anonim paralajmëroi se në bord ndodheshin pesë valixhe që përmbanin eksploziv dhe që do të shpërthenin sapo avioni të mbërrinte në Moskë.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top