Alarm, 22 mijë pacientë të një dentisti në Britani testohen për HIV

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ANGLI- Kujdes kur shkoni tek dentisti, mund të merrni ndonjë virus. Një gjë e tillë dyshohet ti ketë ndodhur më shumë se 22 mijë pacientëve të një dentisti në Britani të madhe, të cilëve u është kërkuar ti nënshtrohen analizave për të parë nëse janë infektuar me ndonjë virus të rrezikshëm, përfshirë HIV-in.

97819.jpg


Bëhet fjalë për klinikën e dentistit Desmond D’Mello, pasi Shërbimi Publik Shëndetësor i Anglisë ka vënë re se trajtimi i pacientëve nuk është bërë sipas procedurave të duhura.

Ky pritet të jetë nga testet më të mëdha të bëra ndonjëherë në historinë e Britanisë së Madhe dhe pacientët pritet të testohen për viruse të ndryshme, përfshirë HIV, hepatit B dhe hepatit C.

Në një deklaratë zyrtare në gjurmim të pacientëve, Shërbimi Publik Shëndetësor theksoi se D’Mello është pushuar në qershor të këtij viti dhe ndaj tij është ngritur një hetim mbi “dështimet e dukshme të shumta në mosarritjen e standardeve të kontrollit gjatë punës”.

Ky hetim është iniciuar pasi janë parë filmimet dhe është konkluduar se pacientët tanimë janë në rrezik që të infektohen. Bëhet e ditur se vet dentisti nuk është i infektuar me ndonjërin nga këto viruse të rrezikshme.

b.web
 
Titulli: Alarm, 22 mijë pacientë të një dentisti në Britani testohen për HIV

Apo s'kushtojne dhembet andej, paguajne nje mullar me lek (paund) e vin puna ska siguri shendetsore....ka lezet ne shqiperi edhe paguan pak e sterile cdo gje...:D
 
Titulli: Alarm, 22 mijë pacientë të një dentisti në Britani testohen për HIV

Sa shume klienta paska ky tipi !!!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top