Al-Kaeda, armë kimike zbulohen në Irak

Love

βeℓℓe â๓e
Autoritetet irakene zbuluan një plan të Al-Kaedës për ndërtimin e armëve kimike dhe transportimin e tyre në Europë e Amerikën e Veriut për të goditur zona të populluara urbane dhe objektiva strategjikë, raportoi ditën e shtunë “BBC”.

irakuarmet0106.jpg


Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Irak, Mohammed al-Askari, informoi se pesë të dyshuar u arrestuan, pasi shërbimet sekrete monitoruan aktivitetin e tyre gjatë tre muajve.

Pas arrestimeve, autoritetet ishin në gjendje që të zbulonin edhe tre punishte të realizimit të lëndëve kimike vdekjeprurëse, përfshi gazin sarin dhe gazin mustard, dy prej gazeve më helmues të përdorur si mjet shfarrosje në masë.

Avionë lodër të telekomanduar u zbuluan gjithashtu në këto punishte.

Sipas Askarit, qëllimi i terroristëve ishet që të lëshonin gaz mbi objektivat e përzgjedhur, nga lartësia e konsideruar e sigurt e 1 500 metrave.

Të pestë të dyshuarit pranuan përgjegjësinë e tyre, duke thënë se kishin marë udhëzime të qarta nga Al-Kaeda për realizimin e këtij sulmi.

Një prej organizatave më famëkeqe terroriste në botë, Al-Kaeda është e vetmja që ka përdorur edhe më parë armë kimike në Irak, pasi shpërtheu 16 bombula kloruri në periudhën tetor 2006-qershor 2007, duke plagosur me qindra persona.
Top Channel
 
Titulli: Al-Kaeda, armë kimike zbulohen në Irak

sa tripasha jan amerikant ,mberriti al kaida te ndertoj arme kimike une do ndertoj nje anije kozmike nese eshte e vertet sulme te reja ne horizont per besimtaret musliman
 
Titulli: Al-Kaeda, armë kimike zbulohen në Irak

Akoma gjalle qenka "Al-Kaida" e amerikes :O ?
 
Titulli: Al-Kaeda, armë kimike zbulohen në Irak

Thane qe e kishin mbytur Osama Bin Ladenin serishe hahahaha !
 
Titulli: Al-Kaeda, armë kimike zbulohen në Irak

mire kane bere
 
Back
Top