ا'kuptim ka fjala Europë, pse quhet edhe Evropë ?

fshatari

Anetar
central_eastern_europe.gif
Emri Europë vjen nga greqishtja dhe fjalë për fjalë do të thotë fytyrë-gjerë (një epitet ky që me gjasa përdorej edhe për hënën). Këtë emër, pra Europa, e mbante një figurë e mitologjisë greke, e bija e Agenorit, mbret i Tiros (ish-qytet antik fenikas). Miti thotë se Zeusi, i dashuruar pas vajzës, (Europës) vendosi ta rrëmbente duke u shndërruar në një dem të bardhë shumë të bukur.

Ndërsa mblidhte lule buzë lumit, Europa pa demin që po i afrohej. Ishte pak e trembur, por demi u shtri në këmbët e saj dhe Europa u qetësua. Duke parë se Demi ishte i butë dhe mund të përkëdhelej, ajo u ul në kurrizin e tij dhe demi u hodh në det dhe e mori me vete në Kretë. Zeusi u transformua në Zot dhe i dhuroi dashurinë e tij.
Ata patën tre fëmijë: Minosin, Sarpedontin dhe Radamantin. Legjenda thotë se Minosi u bë mbret i Kretës. Prej asaj kohe, emri Europë u përdor për të treguar tokat që shtriheshin nga veriu deri në detin Mesdhe.

Kjo është prejardhja dhe legjenda mbi emrin. Kurse autorët latinë i kanë përdorur shumë rrallë termat Europë dhe Europianë. I pari që e përdori "zyrtarisht" ishte një prift irlandez në fund të shekullit VI (San Colombano), në një letër drejtuar Papës Gregor, ku citonte tutus Europae. Relatorë të tjerë fetarë e përdorën termin europianë për ushtarët, që nën udhëheqjen e Karlo Martelos, mposhtën Poitiers (prospiciunt Europenses Arabum tentoria, nescientes cuncta esse pervacua).
Beteja mori një vlerë simbolike të veçantë: Perëndimi kristian, idealisht i prezantuar nga Evropa, kishte ndalur ekspansionin arab; ndaj në raportimet me sfond religjioz të kohës, termi europian u përdor për t'i atribuuar një identitet kolektiv luftëtarëve që kishin ndaluar sulmuesit myslimanë.

Realitet konkret fizik dhe politik, Evropa u bë për herë të parë, nën mbretërimin e Karlo Manjos (Carlo Magno), mes fundit të shekullit VIII dhe fillimit të shekullit IX.
Sa i përket pjesë së dytë të pyetjes suaj, përse shkruhet herë Europë e herë Evropë, kjo ka të bëjë me ndikimet e ndërsjella gjuhësore. Evropë, pra me "v", shqiptohet përgjithësisht në gjuhët sllave.
 
Mitin e Europes e dija, por pra nuk e dija di doli "Evropa"...

Une prap EUROPE i them, si gjithe bota...

ps. akoma perdoret "Evrope"???
 
Pak a shume e njejta gje jane ....


:djalle:
 
Kush e njeh greqishten te me ndihmoje pak me fjalet greke qe kane krijuar kete fjale. Nuk e di pse nuk me bind, fytyre gjere, sikur nuk ka shume lidhje me kete shpjegim qe jepet...
 
Kush e njeh greqishten te me ndihmoje pak me fjalet greke qe kane krijuar kete fjale. Nuk e di pse nuk me bind, fytyre gjere, sikur nuk ka shume lidhje me kete shpjegim qe jepet...

Nostra mun te te them afersisht sa mbaj mend nga greqishtja e lashte (nuk isha dhe nxenesi me i mire :p) dhe disa kerkime pyetje perbehet nga dy fjalet Evris dhe Ops qe mund ti perkethejme Syhapur ,Me sy te medhenj) kjo eshte afersisht kuptohet ....
 
Faleminderit Spartak
 
Back
Top