Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqipërinë

Arfenilla

Themelues i Forumit
20161104123602686.jpg

20161104123613253.jpg

Se asnjëherë nuk është vonë të realizosh ëndrrat, këtë e ka dëshmuar kohë më parë aktorja nga Beogradi, Zllata Numanagiq (65).

Ndryshe nga kolegët e saj që kishin hapur objekte hoteliere në Serbi, kjo këtë e bëri disa qindra kilometra larg nga Beogradi i lindjes. Ajo bashkë me mikeshën Olivera Borisavleviq hapi restorant me kuzhinë serbe e mesdhetare “Sarandina” në qytetin Saranda, në jug të Shqipërisë.

-Gjithçka nisi gjatë një vizite turistike në qytetin e Sarandës, në shtator të vitit të kaluar, i tha ajo gazetës serbe “Gloria”, transmeton Koha.net.

-Mikesha ime e dashur, Olivera, djali i saj Nemanja dhe unë shkuam për verime në Shqipëri. Meqë e kishim planifikuar si një udhëtim studimor, vizituam Tiranën, Shkodrën, Durrësin, rrënojat fantastike arkeologjike të Butrintit. Bazën e kishim në Sarandë. Mua, shikuar nga deti, më ngjante në Monte Karlo, të cilin e kam parë dhe prandaj mund të bëj krahasime, - e përshkruan kjo artiste këtë vend në breg të detit Jon, i cili gjatë muajve të kaluar u kthye në shtëpi të dytë.

-Kënaqeshim me ngjyrat e mrekullueshme të detit, që nga bruzi, e murmja e deri te ajo blu të errët dhe të zezë, me perëndimin magjik të diellit. Na pëlqyen lokalet ku hahej mishi i freskët i peshkut, ndërsa vendësit na entuziazmuan me shërbime e mikpritje. Kur pas kthimit në Beograd Olivera më propozoi të realizonim në Sarandë ëndrrat rinore nuk m’u deshën më shumë se tre sekunda që t’i përgjigjem me “Po”.

Në tetor Olivera u kthye në Sarandë për të gjetur lokalin, në nëntor ajo dhe Zllata shkaun atje bashkë për të nënshkruar kontratën dhe për të marrë banesë me qira.

-Pasi rregulluam atje çdo gjë, u kthyem në shtëpi, por gjithë kohën deri vonë në pranverë dhe kur sërish u kthyem në Sarandë u morëm me idetë si ta rregullojmë restorantin tonë. Me muaj punuam për menynë.

-Nuk bëmë gabim që sajuam një meny ofertash të përziera serbe, ballkanike dhe mesdhetare, sqarojnë.
Në restorant, i cili nisi punën më 27 maj, përveç këtyre të dyjave, është i angazhuar edhe një personel vendës. Komunikojnë në anglishte dhe “kuzhin shqiptare”, siç shprehet Zllata me humor. Kuzhinere kryesore është Afërdita.

-ثshtë e mrekullueshme, specialiste për peshk...
Vendësit, të cilët aktorja i përshkruan si të mrekullueshëm, të përzemërt e zemërbardhë, një kohë të gjatë nuk e kishin ditur se ato që kishin marrë “guxim” që të parat dhe të vetmet të hapnin restorant në “vendin e tyre të vogël” ishin serbe. Dhe kur Zllata u tregoi se ishte aktore, ata sa nuk u çmendën.

–Kur panë në Youtube regjistrimet e serialeve “Të çregjistruarit” (Otpisani) dhe “Njerëzit e lumtur” (Srećni ljudi), ata nuk u zinin besë syve të vet.

-Kur në fund të gushtit në “Gazeta shqiptare” doli intervista me mua, atëherë njëmend sa nuk u alivanosën. Ishte botuar një fotografi aq e madhe sa te ne nuk e kisha pasur as kur ishte protagoniste e ballinave të gazetave.
Zllata kohë më parë është kthyer në Beograd dhe këto ditë do t’i kushtohet aktrimit
.

-Kështu deri në pranverë, e pastaj ika në këndim tim në detin Jon, - shkruan gazeta Gloria.
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Edhe kjo neser pasneser mund te nderroj kombesi e fe dhe te behet shqiptare myslimane...me te vetmin ndryshim se ne kete rast sdo e dergonim ne rrs por ne xhenet :yeah:
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Un them sikur te shkoj me mir nje shqiptare nga vendi yn te hap ni restorant ne Beograd.A thua si do mirprite!!
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Cfar te keqe sjell nese bejne biznes Serbet ne Shqiperi ?!

Mos po perkrahin ndonje fushate antishqiptare ?!

Mos te ngaterrojme interesat ekonomike me ato nacionaliste. Nuk e gjykoj si te arsyeshme, te ndalojme marredheniet ekonomike per shkak te kaluares.

hajduti
 
Shqiptaret jane njerez me komplekse hajdut. Nje bisnezmen i huaj ne vendin tone nuk na prish terezine.
E keqja vjen nga ata qe na perdhosen per 5 shekuj, e tani na hapin universitete duke na mesuar histori. Keta te shkatrrojne ne 360°
 
Ja se do mbyllen mos u merzit e ti.
Kompleksi ekziston per pjesen e shqiptareve te kosoves te cilet harrojne se bejne tregti me serbine dhe kerkojne qe shqiperia mos te bej te njejten.

Gjithsesi persa i takon temes konkrete kur kemi "Meksikan, chinese, turkish, e tollovi kuzhinash ....duhet edhe nje e tille per tju shtuar koleksionit.
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Shqiptaret jane njerez me komplekse hajdut. Nje bisnezmen i huaj ne vendin tone nuk na prish terezine.
E keqja vjen nga ata qe na perdhosen per 5 shekuj, e tani na hapin universitete duke na mesuar histori. Keta te shkatrrojne ne 360°

Po more, të tjerët të presin krahëhapur.

Sa për historinë e përdhosur, pyeti zotërinjtë masonë në Vatikan.
Nejse, jemi mësuar ta rrahimveten, për të tjerët, dhe na ky hyrë shuli deri në fyt.
S'mbledhim mend ne, jo!
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Une jam i mendimit qe te mblidhemi te gjithe si forum edhe ta varsim me gure kete Serben. lol
Vjen robi e ngre biznes ne vend te huaj,nuk e perkrahim por fillojme me pyetje,pse erdhi,nga erdhi ...?
Nese do vazhdojme me kete mendje i bie qe e gjithe bota ti ktheje emigrantet ne vendet nga kane ardhur,apo harrova une se keshtu nuk na pelqen ne,se na preken interesat tone,por ti paragjykojme te tjeret duam.
 
Edhe kerkesa e nuseve nga Shqiperia qe bente serbia me te madhe, edhe ky rasti ketu, kan nje tematikë tjeter. Kam lexu se Serbia po mundohet te perfitoje sa me shum Shqiperinë, qe kjo ta ndihmoje ta marr KoSovën sa me lehtesi.....
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Keshtu per restorante dhe kafe nuk vuajme!Nuk kishte ndonje gje te re per te hapur kjo haha
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Shqiptaret jane njerez me komplekse hajdut. Nje bisnezmen i huaj ne vendin tone nuk na prish terezine.
E keqja vjen nga ata qe na perdhosen per 5 shekuj, e tani na hapin universitete duke na mesuar histori. Keta te shkatrrojne ne 360°

ca thu mor? E keqja vjen nga cdo pushtues. Pse cfare beri serbia ne Kosovë, asnjeher ty ste degjova zerin duke then diqka?
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Cfar te keqe sjell nese bejne biznes Serbet ne Shqiperi ?!

Mos po perkrahin ndonje fushate antishqiptare ?!

Mos te ngaterrojme interesat ekonomike me ato nacionaliste. Nuk e gjykoj si te arsyeshme, te ndalojme marredheniet ekonomike per shkak te kaluares.

hajduti

Eh ti gjith ju jep perparesi serbeve dhe grekeve... jo vetem ne nje pikë, por gjithkund.

Normalisht qe eshte interesi ekonomik ne ket rast, po pse nuk shkoj te vendet e veta fqinje, por pikerisht erdhi ne Shqiperi?
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

ca thu mor? E keqja vjen nga cdo pushtues. Pse cfare beri serbia ne Kosovë, asnjeher ty ste degjova zerin duke then diqka?

Kam zene nje dashnore serbe, a nuk mjafton kjo kunder Serbise.., une i urrej serbet me fakte..;)
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Kam zene nje dashnore serbe, a nuk mjafton kjo kunder Serbise.., une i urrej serbet me fakte..;)

mir te uroj suksese.... meqenese me dhimben shqiptaret kur braktisin anen e vet dhe dalin ne anen e armikut.
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Kjo e paska hap me emer e mbiemer te vetin. Ne Kosove veprohet pak me ndryshe, biznismenet serb gjejne shqiptar te kosoves per 'ortak' dhe biznesi hapet ne emrin e shqiptarit, dhe ne (popudhi) e njohim ate biznes si te shqiptarit nga fakti se serbi nuk figuron askund ne dokumente; ndersa realiteti eshte se shqiptari aty eshte vetem figure.... normalisht kundrejt nje pagese per sherbimin qe e kryen. Ajken e merr investitori, pra serbi.

Dhe ketu nuk e kam fjalen per biznese te vogla, por biznese qe qarkullojne miliona ne vit.

Pervec kesaj, dihet mire se sa konsumohen produktet serbe ne Kosove. Kjo nuk na jep shume mundesi qe te shesim patriotizem tek te tjeret.
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Une jam i mendimit qe te mblidhemi te gjithe si forum edhe ta varsim me gure kete Serben. lol
Vjen robi e ngre biznes ne vend te huaj,nuk e perkrahim por fillojme me pyetje,pse erdhi,nga erdhi ...?
Nese do vazhdojme me kete mendje i bie qe e gjithe bota ti ktheje emigrantet ne vendet nga kane ardhur,apo harrova une se keshtu nuk na pelqen ne,se na preken interesat tone,por ti paragjykojme te tjeret duam.

Une them qe ne brez te veme edhe ca llaftiqe per raste emergjence
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Tani sikur po nxitohemi icik si shum duke nxerur konkluzione te ndryshme, gjoja jemi kunder bashkpunimit me vendet tjera.....un nuk jam kunder bashkpunimit me asnje vend te botes....sepse luftat kan ekzistu qe nga kohen e njerzimit..por ajo se me duket e tepert eshte se po i japin rendesi psh , ne kete raste kesaj aktores.Mir ka hap ni biznes ne gjende te rregull eshte me dukumentet asgje nuk prish pun..por jo edhe ti kushtojm vemendj duke e nxer edhe ne faqen e par te revistave..Serbii nuk e ben ni gje till ,perveqe ne rast nxitje interesi.
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Po e bukur qenka serrbja :P
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Kjo e paska hap me emer e mbiemer te vetin. Ne Kosove veprohet pak me ndryshe, biznismenet serb gjejne shqiptar te kosoves per 'ortak' dhe biznesi hapet ne emrin e shqiptarit, dhe ne (popudhi) e njohim ate biznes si te shqiptarit nga fakti se serbi nuk figuron askund ne dokumente; ndersa realiteti eshte se shqiptari aty eshte vetem figure.... normalisht kundrejt nje pagese per sherbimin qe e kryen. Ajken e merr investitori, pra serbi.

Dhe ketu nuk e kam fjalen per biznese te vogla, por biznese qe qarkullojne miliona ne vit.

Pervec kesaj, dihet mire se sa konsumohen produktet serbe ne Kosove. Kjo nuk na jep shume mundesi qe te shesim patriotizem tek te tjeret.

Shteti i Kosovës duhet te dijë si te veprojë me tradhetarët e popullit... Ne shum vende te botës, tradhetaret i kan ekzekutu pernjëher, e Kosova percka duhet ti ruj?

Pas gjith asaj cfare ka ndodh ne Kosovë, si skan turp te veprojn ashtu? ....... Me vjen keq, por jo ne cdo rast ka tolerime.
 
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Suksese në punën e saj. Ne shqiptaret këndej kufirit në Kosovë duhet fillimisht të e kemi parasysh se eksportuesi më i madh është Serbia e më pas të flasim në terma patriotik. Kuzhinat plotë me plazma keksa e me vaj serb.

Hajt shnet.
 
Edhe ti pi ofsajdi po i nxjerr konkluzat!

Le të shkruajnë mediat në Sërbi se Vetoni po e fillon një biznes,
ata edhe në rrugë dalin. Tjetër është ajo çfarë ndodh pas shpinde!

Po mos të harrojmë që ke edhe m****ta të ndryshëm që se kanë dert
me kend bashkpunojnë, si puna e Thaçit and Company!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë, rrëfen si u dashurua me Shqip

Me duket dicka pozitive,kjo ka nje shpirt artistje dhe eshte fiks shpirti qe promovon dhe lirshmerine njerzore.
Ajo ka rene rene ne dashuri me ngjyrat e detit,peisazhin piktoresk qe ka riviera jone bregdetare.
Urime zonjes per iden,punen dhe sa me shume suksese ne nismen e saj!
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top