Aktivizohet neni 155, Spanja pezullon autonominë e Katalonjës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Aktivizohet neni 155, Spanja pezullon autonominë e Katalonjës

spanja-2.jpg


Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, mblodhi kabinetin e tij në një takim emergjent këtë të shtunë ku është vendosur që të vihet nën kontroll Katalonja, duke aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës, dhe duke shpërndarë parlamentin e rajonit.

“Qeveria u detyrua të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës, dhe pse nuk ishte dëshira jonë”, tha Mariano Rajoy në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar mbi Katalonjën.

Duke folur për referendumin, Rajoy tha se bëhet fjalë për një “proces totalisht të njëanshëm dhe kundër ligjit”.

Ai tha se në përputhje me nenin 155 të Kushtetutës shkrihet parlamenti i Carles Puigdemont, dhe gjithë anëtarët e qeverisë së Katalonjës. Më 27 tetor Parlamenti spanjoll do të mblidhet për të votuar këto masa, ndërkohë që do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Dëshira ime është të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur, sapo të vendoset normaliteti institucional”, shpjegon Rajoy duke thënë se zgjedhjet lokale në Katalonjë të mbahen maksimumi brenda 6 muajsh.


(gazeta-Shqip.com)
 
Vendim shume llogjik ne kendveshtrimin tim .
Keta egoistet qe kerkojn pavarsi thjesht se jan pasuruar me shume se te tjeret fale nje sistemi qe
ka favorizuar ne nje moment te caktuar dhe kur vjen puna per te shperndare te mirat materiale me ata qe jan me keq ,
ngrihen dhe kerkojn pavarsi .
Mbeshtes kombet qe jan coptuar qe jan gllabruar apo pushuar ne perpjekjet e tyre per te fituar lirin
Por keta qe duan pavarsi per me shume lluks , nuk mund ti mbeshtes fare, perkundrazi me ngjallin nje ndjenj neverie.
 
Me sa duket, ky eshte versioni i Madridit, por jo dhe i Barcelones. Ne nje çeshtje duhen degjuar te dyja palet.


Katalonja eshte pikerisht nga ato vende qe eshte pushtuar e shtypur me lufte. Prej shekujsh ajo ka luftuar dhe eshte perkjekur per pavaresi, nuk ka filluar sot. Disa herë e ka fituar autonominë dhe disa herë ia kanë hequr.

Sa per mireqenien, kjo eshte nje tjeter padrejtesi dhe shtypje qe u behet atyre, sepse paguajne taksa me shumë se te tjeret. Që ata janë më të pasur, është se janë më të zotë dhe punëtorë, jo se kanë përfituar në kurriz të Spanjës. Me sa kam lexuar, sipas statistikave, Katalonjes i marrin 62 miliardë euro taksa në vit dhe i kthejnë 45. Pra 17 miliarde euro çdo vit i hane ne kurrizin e tyre dembelet e Spanjes, atje ku papunesia eshte me e larte.

Puna e taksave duhet te jete si ajo e biletave të trenit. Te gjithe te rriturit duhet ta paguajne bileten njesoj, jo ata qe e kane pagen me te larte, ta paguajne me shtrenjte.

Ne kapitalizem, te qenit me i pasur se dikush, me zotesi dhe pune te ndershme, eshte vlere. Po me ç'shihet, Madridit i pelqen komunizmi, atje ku jane te gjithe njesoj.


Në foto: Revolta popullore e katalonjasve per pavaresi ne vitin 1652.

640px-els_segadors.jpg
 

Attachments

  • 640px-els_segadors.jpg
    640px-els_segadors.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
  • 640px-els_segadors.jpg
    640px-els_segadors.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Shume nga keto "levizje" me ngjajn me nje kthim shekullor ne kohe... njerez qe rebelohen dhe kerkojn te behet sic duan nje pjese e madhe popullore, ndoshta eshte me mire te ndodhe keshtu, pasi po shkojm ne vetshkatrrim me kete hapin.

Taksa Progresive e Madridit ose e Parisit ndoshta me pak te drejte ne keto kohra.
 
Nje popull i pushtuar dhe i gllabruar nuk behet kurr me i pasur sesa vet gllabrusi .
Liria fitohet me lufte dhe gjak .
Kur diskutoni futni ne pune trurin e jo prapanicen .

Keto postulate me erdhen ne mendje duke lexuar ketu.
 
Ka plot rajone e popuj të botës, që në të kaluarën janë aneksuar/pushtuar, e që kanë mirëqenie më të lartë se pjesa tjetër.
Liria fitohet me luftë, por ka edhe raste qe s'e ka vendosur lufta, por vendimet politike.
Respektoni mendimet e të tjerëve, e mos u nevrikosni.

Keto me erdhen ne mendje duke lexuar ketu.
 
Redaktimi i fundit:
Me cudisin barbaret/ mizoret /barktharet te fshehur ne emer te demokracise.
 
Te besh nje verejtje eshte respekt Shume me respekt se te injorosh
Nuk do te thote qe je i nevrikosur kur nuk je dakort me mendimin e tjetrit
dhe ja shpreh . Eshte me shume sinqeritet.
 
Të thuash "diskuto me tru e jo me prapanice" nuk eshte respektim i mendimit te tjetrit, por fyerje, qe vjen nga nervozizmi.
Une zakonisht u përgjigjem fyerjeve me të njejtën gjuhë, por nuk e bera, meqe ishte hera e pare qe debatoj me ty.
Mbase me vone kthjellohesh dhe ndergjegjesohesh qe bere gabim.
 
Redaktimi i fundit:
Vendim shume llogjik ne kendveshtrimin tim .
Keta egoistet qe kerkojn pavarsi thjesht se jan pasuruar me shume se te tjeret fale nje sistemi qe
ka favorizuar ne nje moment te caktuar dhe kur vjen puna per te shperndare te mirat materiale me ata qe jan me keq ,
ngrihen dhe kerkojn pavarsi .
Mbeshtes kombet qe jan coptuar qe jan gllabruar apo pushuar ne perpjekjet e tyre per te fituar lirin
Por keta qe duan pavarsi per me shume lluks , nuk mund ti mbeshtes fare, perkundrazi me ngjallin nje ndjenj neverie.

اa o ky postim kaq kontradiktor?

Knej thu jam per lirin e popujve te shtyp knej thu sjam per lirin e popujve qe dun ma shum lluks

Katalanasit nuk jan spanjoll. Kan gjuhen kulturen dhe identitetin e vet. Ne rast se ato dun pavarsi ndaj kurores spanjolle kan plotsisht te drejt ta kerkojn

Kjo asht si te thush se shqiptaret ne kosove ishin mir ekonomikisht nan serbi e nuk kishin pse kerkoshin pavarsi
 
Back
Top