Aktivistë evropianë thonë se janë keqtrajtuar nga izraelitët

Kresha

A pretty face can never trick me
Edhe dy anije të tjera nisen në Gaza

Aktivistët pro-palestinezë e nisën sot dy anije të tjera humanitare si sfidim të bllokadës izraelite në Rripin e Gazës, vetëm një ditë pas bastisjes së Izraelit në flotilën humanitare që la nëntë të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Egjipti tha se e hapi kufirin për të lejuar depërtimin e ndihmave humanitare në territorin palestinez. Vërsulja e djeshme tërhoqi kritika ndërkombëtare dhe i rëndoi marrëdhënet turko-izraelite.

Aktivistët propalestinezë thanë se kah fundi i javës anijes që u nis sot do t’i bashkangjiten dhe anije tjera.



Aktivistë evropianë thonë se janë keqtrajtuar nga izraelitët

Aktivistët evropianë që u liruan pasi komandot izraelite u vërsulën në anijet e tyre, thanë se kanë parë që aktivistët pro-palestinezë janë rrahur, janë qëlluar me plumba gome dhe i janë nënshtruar shokut elektrik nga forcat izraelite.

Aktivistët grekë thanë se keqtrajtimit iu nënshtruan edhe aktivistët që nuk u rezistuan forcave izraelite.

Ata poashtu thanë se janë detyruar të nënshkruajnë deklarata që nuk i kuptonin, në gjuhën hebraike, përpara se të liroheshin nga autoritetet izraelite.



Erdogan e quan sulmin izraelit masakër të përgjakshme

Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e akuzoi Izraelin se ka kryer "masakër të përgjakshme" të hënën kur komandot izraelite vranë nëntë aktivistë pro palestinezë gjatë një vërsuljeje në një anije turke që transportonte ndihma në Gaza.

Në mbledhjen e jashtzakonshme të kabinetit të sigurisë, Erdogan tha se vërsulja e Izraelit në konvojin humanitar "meriton çdo lloj mallkimi".

Në takim morën pjesë ministri i mbrojtjes, shefi i inteligjencës dhe njeriu i dytë i armatës. //mesazhi
 
Back
Top