Titulli: Ju ka ndodh te bini?
Eh te hapim thaset tani.
Rasti i parë
Ne moshen 15 vjeç theva kemben duke lojtur basketboll. 10 jave ne allçi dhe ketu ne MB shtepite ne pergjithesi jane stil viktorian me dy/tre kate. Une kur ngjisja/zbrisja shkallet qe shkoja flija nuk i perdorja patericat, po nje dite se ç'mu tek, kishin ardhur njerez per vizite dhe thash kam gjith keto jave eksperience me paterica tani, mund t'i zbres shkallet me to. Kur njera nga patericat se ç'mu ngatarrua me rrobdishanin qe kisha veshur dhe shoh veten si top rrotull rrotull deri ne fund te shkalleve ku perplas koken tek nje pasqyre te hekurt (victorian style edhe kjo qe mos qofte).
Rasti i dytë
Njehere e nje kohe notoja 6 mengjese ne jave. Por njeri nga ato manaxherët aty me pelqente, kshu si kallup dukej i mire, tip 'pretty boy' por kishte nje alamet trupi...e kshu u shashtisa, rreshqita dhe u perplasa ne çimento...e vetmja plus...se erdhi demek t'me bente 'first aid'.
Rasti i tretë
Ne nje feste studentore Shqiptare. Kishin derdhur birre a dicka dhe dyshemeja ishte e lagur. U rrezua nje vajze tek po perdridhej me kengen e Napolonit, nderkohe qe nje djale tjeter shkoi sikur ne ski me kengen e kuksit. Gjate nje pogonishtje edhe une rreshqita, por fatmiresisht ato dy me te cilet kisha lidhur duart me mbajten lart...atehere do te isha turperuar shume.