AKSH: Do të hyjmë në luftë me Serbinë

ricky_ch

******
AKSH: Do të hyjmë në luftë me Serbinë



Armata Kombëtare Shqiptare është shfaqur sërish, tani në Vushtrri. Ajo ka shpallur mobilizim të anëtarëve të vet,
të nxitur, siç kanë thënë anëtarët e Shtabit të AKSH-së për Kosovën, “nga kërcënimet serbe se do ta ndajnë një
pjesë të territorit të Kosovës dhe kërcënimeve për ta larguar me forcë lapidarin e UاPMB-së në Preshevë”,-
transmeton "Zëri".

Në një takim që është mbajtur më 9 janar 2013, në Vushtrri, Shtabi i AKSH-së, zona nr. 2, Kosovë, ka marrë vendim
për mobilizimin e të gjithë eprorëve dhe pjesëtarëve të vet. Në vendim, thuhet ndër të tjera, “se AKSH, Njësia Speciale
“Kobra”, duke parë gjendjen e tensionuar në Luginën e Preshevës dhe në veriun e Republikës së Kosovës, të shkaktuar
nga Serbia fashizoide, mori vendim të prerë, që nga data 10 janar 2013, të shpallë mobilizimin e të gjithë pjesëtarëve të
Armatës Kombëtare Shqiptare.

"Pjesëtarët e AKSH-së duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatitur për t’i mbrojtur shqiptarët në trojet e tyre etnike,
në mënyrë që çizmja e zezë e shkaut të mos shkelë kurrë në trojet shqiptare”. Vendimin e ka nënshkruar shefi i shtabit,
kolonel “Kaçaku” si dhe komandanti i Njësisë Speciale “Kobra”, me gradën gjeneral.

Ndërkaq, në një deklaratë, e cila gazetës "Zëri" i ka arritur nëpërmes postës elektronike, kolenel Kaçaku ka thënë se
AKSH-ja do t’i mbrojë shqiptarët kudo që kërcënohen nga politika fashizoide serbe, dhe se në asnjë pëllëmbë të tokës
shqiptare nuk do të shkelë më çizmja serbe. “Serbia fashiste, është mësuar me represionin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve.
Ajo i ka dëbuar shqiptarët nga trojet e veta, në Toplicë, ka vrarë burra, gra e fëmijë, e ka spastruar atë pjesë të tokës
shqiptare, nga shqiptarët autoktonë, të cilët të pambrojtur dhe të pafuqishëm nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë spastrimit
etnik serb.

Gjithashtu, Serbia është përpjekur që ta shfarosë popullin shqiptar në Kosovë, duke vrarë e masakruar, duke i përdhunuar
femrat shqiptare dhe duke i dëbuar nga trojet e veta, gati 1 milion shqiptarë. Kjo politikë serbe e shfarosjes së një populli,
ka vazhduar edhe pas lufte në veri të Mitrovicës, kur në sy të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, u vranë shumë shqiptarë,
u plagosën shumë të tjerë, ndërsa 12 mijë u dëbuan nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e komandant Kaçakut.

Sipas këtij të fundit, një gjë e tillë po ndodh edhe tani, kur Serbia po tenton ta ndajë një pjesë të Kosovës, ndërsa ka shtuar
masa represive ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Me Serbinë patjetër do të hyjmë në luftë. Ajo akoma nuk dëshiron
ta ketë të qartë se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë toka shqiptare, të cilat nuk guxon t’i prekë askush. Shqiptarët atje
nuk janë jetimë, ata ka kush t’i mbrojë. Janë edhe ata vetë të përgatitur që ta mbrojnë truallin e vet, por jemi edhe ne që
do të na kenë pranë përherë. Politika gjenocidiale e Millosheviqit akoma dominon në Serbi, atë e zbatojnë pasardhësit e tij,
por nuk do të arrijnë kurrë ta realizojnë atë që synojnë, e kjo është spastrimi etnik”, ka vijuar kolonel Kaçaku.

Ai i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të jenë të kujdesshëm, ndërsa institucionet e Kosovës që të mos negociojnë dhe të mos
bëjnë pazar me tokat e shqiptarëve.

Këto deklarata për të hyrë në luftë me Serbinë, nuk priten mirë nga opinioni kosovar. Ligjvënësit dhe analistët politikë konsiderojnë
se Luginës së Preshevës nuk i duhet forcë guerile “kaçake” por i duhen veprime konkrete politike nga Prishtina dhe Tirana. Sipas tyre,
çështja e Luginës së Preshevës është problem politik dhe duhet të zgjidhet me mjete politike.


/Shekulli Online/E.Sh/





AKSH: Do t hyjm n luft me Serbin | Shekulli Online

http://http://www.presheva.com/lajme/17195-aksh-publikisht-kerkon-mobilizim-video.html

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: AKSH: Do të hyjmë në luftë me Serbinë

hahahahahahahahahahahahahah sa qesharak mduken ata ne video hahahahahaha si femij qka ka me bertit aty bre !! A KUPTUTTTTTTTT hahahahahahaha armatim moderrn alltia haahhahaha do ja dergoj ndonje une se spaskan shum hahahaha
 
Titulli: AKSH: Do të hyjmë në luftë me Serbinë

se na duhet nje Aksh na duhet , se na duhet bashkimi na duhet , se duhet me pas pune se pari me qeverite momentale qe i kemi duhet, se mund te fillojme nje lufte te re ne keto troje nuk besoj qe mundemi , a jemit e pregatitur si popull ne krejt keto troje nuk jemi , a duhet me ndejt e tjert me i kry punet per neve nuk duhet.

pa dal vet ne are te kallamoqit me marr shatin me prashit askush nuk vjen me te ndihmu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top