Akademiku shqiptar kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në SHBA

Arfenilla

Themelues i Forumit
Tre shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa po vidhnin një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë. Policia amerikane bën të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba 23 vjeç, të cilët janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County’s Maguire Correctional Facility.

Kosta Bajraba në Shqipëri mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Ai madje është i angazhuar edhe për hartimin e programit elektoral të Partisë Socialiste dhe mban detyrën e kryetarit të Grupit të Punës për اështjet Sociale. Mediet amerikane raportojnë se Barjaba është qytetarë dhe rezident në Shqipëri, dhe pas arrestimit, bashkë me dy të afërmit e tij, do të përballet me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Kush është?

kosta-bajraba-370x290.jpg


Prof. Dr. Kosta Barjaba lindi në vitin 1960, në rrethin e Sarandës.Ka ndjekur studimet e larta për Shkencat Politike, në Universitetin e Tiranës. Në moshën 29 vjeçare, ai mori titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Pas viteve ’90, Kosta Barjaba i thelloi njohuritë e tij, duke kryer specializime të ndryshme në Greqi, Itali dhe SHBA. Në vitin 1999, ai fitoi titullin Profesor. Në vitin 2005, kryen specializimin Master në Universitetin e Harvardit. Pas gjashtë vitesh, në vitin 2011 ai zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet ndër të tjera, në çështjet e emigracionit, të varfërisë dhe problematikat e zhvillimit. Rezultat e kërkimeve të tij shkencore referohen si brenda vendit, ashtu edhe në rrethe akademike ndërkombëtare. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në një prej universiteteve private në vend. Kosta Barjaba, është i martuar dhe ka dy fëmijë./Shekulli
 
Titulli: Akademiku shqiptar kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në SHBA

Dmth ...qesh o qesh o qerrata, se e keqja, fund nuk ka.....Shpresoje te jete vetem nje keqkuptim sic thote ricky_ch.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top