ricky_ch
******
I ftuar në televizionin francez, filozofi i njohur francez i gjeneratës së re, Michel Onfray,
duke komentuar sulmin ndaj redaksisë së revistës ”Charlie Hebdo”, mes tjerash tha:
“Ne perëndimorët shkojmë në vendet muslimane, përzihemi në punët e tyre të brendshme
dhe i vrasim ata, qoftë në Afrikë apo Afrikën veriore, e kur muslimanët mbrohen nga okupimi,
i akuzojmë për terrorizëm. Muslimanët nuk janë mendjelehtë dhe naivë ashtu siç mendojnë
për ta në Francë, Evropë dhe Botë, dhe ajo që ne bëjmë në vendet e tyre është shumë
më e keqe se vrasja e 10 njerëzve. Ne çdo ditë vrasim qindra muslimanë në vendet e tyre”,
transmeton saff.
Ai pastaj shtoi: “Racizmi është problemi ynë. Përse, pas sulmit ndaj ”Charlie Hebdo”, jemi ngutur
të deklarojmë se shkaktari i kësaj vepre është terrorist, e asnjëherë nuk kemi bërë presion ndaj
revistës që të ndërpres ofendimet ndaj të Dërguarit Muhamed, e me këtë edhe ndaj muslimanëve,
përmes karikaturave të cilat kanë publikuar?!”/Shembulli/