Ajo për ty është e tërë bota…

Ado

FISEBILIL-LAH
Ajo për ty është e tërë bota…

Abdullah Adhami
“Ti, nëpërmjet martesës nuk fiton vetëm bashkëshorten, por tërë botën. Nga ai moment e deri në fund të jetës bashkëshortja jote do të jetë shoqëruesja, partnerja dhe miku yt më i afërt. Ajo me ty do t’i ndaj momentet, ditë dhe vitet. Do të ndaj gëzimin, pikëllimin, sukseset dhe dështimet, ëndrrat dhe frikësimet.
Kur do të jesh i sëmurë, ajo do ta jap kujdesin më të mirë, ndërsa kur do të kesh nevojë për ndihmë, do të bëj gjithçka për të të ndihmuar. Nëse do të kesh fshehtësi ajo do ta ruaj, kur do të kesh nevojë për këshilla ajo do të jap.
Ajo, gjithmonë do të jetë afër teje. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që do të shohësh do të jeta mu ajo. Mirëpo edhe gjatë ditës ku nuk do të jetë fizikisht afër teje, ajo do të jetë me ty, sepse do të jesh në mendimet e saja, do të jesh në lutjet dhe zemrën e saj…në mbrëmje kur do të shkosh për të fjetur do të jetë pikërisht ajo që do ta shohësh. Shkurt, ajo do të jetë e gjithë bota për ty, ashtu siç do të jesh edhe ti për të.
Përshkrimi më i mirë i afërsisë mes bashkëshorteve që kam lexuar ndonjëherë është ajeti kur’anor ku Allahu i Madhërishëm thotë: “…Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato…” (El-Bekare, 187)
Në të vërtetë, bashkëshortët janë sikur petk për njëri tjetrin sepse ofrojnë siguri, atmosferë, përkrahje dhe bukuri, mu ashtu siç petku zbukuron njeriun. Paramendoni një udhëtim nëpër Alaskën e ftohtë të pa mbuluar! Bashkëshortet tona na ofrojnë të njëjtën shkallë të komforit, mbrojtjes, mbulesës, dhe përkrahjes në udhëtimin e jetës në këtë botë, njëjtë sikurse mbulimi gjatë udhëtimit nëpër Alaskë. Nga gjithë lidhjet njerëzore, lidhja mes burrit dhe gruas është e veçantë dhe e unike; dashuria dhe kujdesi, afërsia dhe intimiteti, mëshira dhe dhembshuria, qetësia dhe paqja, cilësi që mbushin zemrat e bashkëshortëve janë thjeshtë të pashpjegueshme.
Shpjegimi i vetëm racional që mund t’i sqaroj këto ndjenja të pabesueshme njerëzore, është se kjo është caktim i Allahut. Ai në Ku’ranin famëlartë thotë:
“Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë në dhuntitë e Allahut. (En-Nahl, 72)
Vetëm Allahu i Madhërishëm me Fuqinë, Mirësinë dhe Urtësinë e Tij mund të krijojë dhe të mbjellë në zemra këso ndjenja të bukura dhe të bekuara. Në të vërtetë Allahu i Madhërishëm i përkujton ata të cilët i kërkojnë shenjat e Tij në gjithësi, se këto ndjenja në zemrat e bashkëshortëve janë shenja të cilat duhet t’i udhëheqin njerëzit drejt besimit. I Madhërishmi në Kur’an thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë. (Er-Rum, 21).
Mirëpo, Allahu i Madhërishëm e dinë se zemra e njeriut nuk është statike, se ndjenjat ndërrojnë, se dashuria mund të zbehet dhe gradualisht të humbet! Lidhja bashkëshortore dobësohet nëse nuk i kushtohet shumë kujdes! Lumturia në martesë nuk mund të merret si gjë e garantuar, dashuria konstante kërkon dhënie të pandërprerë nga të dyja anët. Që druri i dashurisë bashkëshortore të mbetet gjallë dhe të vazhdojë të rritet, është e nevojshme të mirëmbahet, të ujitet dhe të ushqehet toka e tij.
Përkujtoni se Pejgamberi ynë s.a.v.s gjeti kohë që me gruan e tij Aishen r.a të shkojë në shkretinë dhe të vrapojnë. Përkujtoni se Pejgamberi ynë s.a.v.s e priti gruan e tij, derisa ajo i shikonte Abesinitët e rinj që po luanin vallet e tyre popullore.
Shfaqja e ndjenjave është e domosdoshme nëse dëshirojmë që ta ruajmë lidhjen tonë bashkëshortore nga shembja dhe prishja. Përkujtoni se do të shpërbleheni nga Allahu i Madhërishëm për çdo ndjenjë të shfaqur ndaj gruas suaj, sikurse thotë Pejgamberi s.a.v.s):“Njeriu do të shpërblehet për çdo gjë që bënë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, bile edhe për kafshatën e ushqimit të cilën e vendos në gojën e gruas së tij.”
Asnjëherë mos i nënvlerësoni gjërat e imta dhe të vogla, siç është vendosja e ushqimit në gojën e gruas, hapjen e derës së automobilit gruas sate etj. Pejgamberi s.a.v.s e shtriu gjurin që t’i ndihmojë gruas së tij për të hipur në deve. Përpiquni të gjeni kohë që të faleni së bashku. Forcimi i lidhjes suaj me Allahun është garanci më e fortë, se lidhja e juaj bashkëshortore do të jetë e fortë dhe rezistuese.
Duhet të potencojmë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka premtuar shpërblim për ata çifte që zgjohen natën dhe falen bashkërisht. Ai kërkoi nga bashkëshorti që zgjohet i pari ta zgjoje edhe tjetrin, madje edhe duke e lagur me ujë.
Përpiquni vazhdimisht që me fjalët dhe veprat tuaja të jeni të mirë ndaj gruas suaj. Flisni me të, qeshuni me të, kërkoni këshillë dhe mendim nga ajo, me të kaloni kohë të bukur dhe gjithmonë keni parasysh fjalët e Pejgamberit s.a.v.s:
“Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët ndaj grave të tyre”! (Tirmidhiu, Ibn Maxheh)
Dhe së fundmi, është shumë e zakonshme t’i premtojnë njëri tjetrit dashuri deri në fund. Unë nuk mendoj se ky premtim nuk është i mirë, por mendoj se nuk është i mjaftueshëm. Nuk mjafton të duash vetëm gruan, por duhet të respektosh dhe të duash edhe atë që ajo do, p.sh. familjen e saj.
Gjithashtu, nuk mjafton dashura deri në vdekje. Dashuria nuk duhet të ketë fund, sepse ne myslimanët besojmë në jetën e përtejme, ku ata që kanë bërë vepra të mira do të bashkohen me bashkëshortet e tyre: Allahu i Madhërishëm thotë në Kur’an:
“Hyni në xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja.” (Zuhruf, 70)
P.S. Edhe pse ky tekst është i shkruar vetëm për meshkujt, arsyeje që iu referohet motrave është që ata të mund të shohin se Islami nuk e këshillon vetëm gruan myslimane si ta bëj të lumtur burrin e saj, por Islami e këshillon edhe burrin se si ta bëj të lumtur gruan e tij. Vallë, a nuk është drejtësia urdhër islam?
Disa këshilla për një bashkëshortësi të lumtur
1. Thoni njëri tjetrit se e doni
2. Kurrë mos u zemëroni në të njëjtën kohë
3. Nëse duhet ta kritikosh, bëje atë me dashuri
4. Kurrë mos i paraqit gabimet e te kaluarës
5. Kurrë mos shko për te fjetur me një diskutim te pazgjidhur
6. Harro gjithë dunjanë, por mos harro bashkëshorten/in tënd
7. Faleni namazin bashkë, qoftë edhe njëherë në ditë
8. Mos harro se pas çdo bashkëshorti të suksesshëm qëndron një partner i lodhur
9. Përkujto se duhen dy veta për t’u grindur
10. Pranoj gabimet dhe kërko falje
11. Thuaj, qoftë edhe një herë në ditë diçka të mirë partnerit tënd
12. Dëgjo me kujdes kur partneri yt flet
13. Mos harro se partneri yt është më i rëndësishëm se TV-ja, ndeshjet sportive, serialet, interneti…
14. Trego kujdes kur partneri yt vesh diç të re
15. Trego kujdes kur partneri ndihet i lodhur
16. Asnjëherë mos e kritiko në shoqëri
Përgatiti: (Breziiri)
 
Back
Top