Tuana
Nada é por acaso!
Nje studim i ri i bere nga kerkuesit e NASA-s tregon qe peroksidi i hidrogjenit eshte i bollshem pothuajse ne te gjithe siperfaqen e Henes se Jupiterit, Europa.
Autoret argumentojne qe nese peroksidi ne siperfaqen e Eurpoes perzjehet me oqeanin nen te, mund te ishte nje furnizues i rendesishem me energji per forma te thjeshta jete, nese atje do te ekzistonte jete.
"Jeta ashtu si ne e njohim ate, ka nevoje per uje ne gjendje te lengshme, elemente si karboni, nitrogjeni, fosfori, dhe sulfuri, dhe ka nevoje per nje lloj kimikati apo energjine e drites per te krijuar jeten." - tha Kevin Hand, autori drejtues i studimit, nga Jet Propulsion Laboratory i NASA-s ne Pesadena, kaliforni.
"Europa ka ujin ne gjendje te lengshme dhe elementet, dhe ne mendojme qe perberjse si peroksidi mund te jene nje pjese e erendesishme e nevojave per energji. Pasja e oksidanteve si peroksidi ne Toke luante nje pjese kritike ne rritjen e jetes komplekse shumeqelizore."
Studimi, ne te cilin ishte bashkeautor edhe Mike Brown nga Instituti i Teknologjise ne Pasadena, kaliforni, analizoi te dhena duke perdorur teleskopin Keck II ne Mauna Kea, Hawaii. Perqendrimi me i madh i peroksidit u gjend ne anen e Europes qe drejton gjithmone ne orbiten e Europes rreth Jupiterit, me nje bollek peroksidi prej 0.12% ne relativitet me ujin. (per te krijuar nje ide, kjo eshte 20 here me i holluar se sa perzjerja e peroksidit te hidrogjenit qe gjendet neper dyqane.) Perqendrimi i peroksidit ne akullin e Europes bie ne pothuajse zero ne hemisferen e Europes qe sheh mbrapa gjate orbitimit.
Peroksidi i hidrogjenit eshte zbuluar fillimisht ne Europe nga misioni Galileo i NASA-s, i cili ka eksploruar sistemin e Jupiterit nga viti 1995 deri ne 2003, por vezhgimet e Galileos ishin te nje rajoni te limituar. Kerkimet e reja tregojne qe peroksidi eshte i perhapur gjeresisht pergjate pjeses me te madhe te siperfaqes se Europes, dhe perqendrimet me te larta jane ne rajonet ku akulli i Europes eshte pothuajse uje i paster me shume pak sulfur. Peroksidi eshte krijuar nga rrezatimi i forte i siperfaqes se Europes qe vjan nga vendndodhja e Henes prane fushes magnetike te forte te Jupiterit.
"Matjet e bera nga Galileo na dhane ide se cfare mund te ishte duke ndodhur neper te gjithe siperfaqen e Europes, dhe ne tani kemi qene ne gjendje ta vertetojme ate me vezhgimet nga teleskopi Keck." - tha Brown. "Ajo cfare ne nuk e dime ende, ehste se si siperfaqja dhe oqenai perzihen, qe do te mundesonte nje mekanizem per cdo lloj jete per te perdorur peroksidin."
Shkencetaret mendojne qe peroksidi i hidrogjenit eshte nje faktor i rendesishem per banueshmerine e ujerave ne gjendje te lengshme nen koren e akullt te Europes, sepse peroksidi i hidrogjenit dekompozohet ne oksigjen kur perzihet me ujin ne gjendje te lengshme. "Tek Europa, perberje te bollshme si peroksidi mund te ndihmojne per te kenaqur kerkesat per energji kimike te nevojitura per te suportuar jeten." - tha Hand./inf/