اifti që feston Shën Valentinin e 71-të

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اifti që feston Shën Valentinin e 71-të

148703884705.jpg


Gjithçka nisi në kampin famëkeq të Aushvicit. Një çifute hungareze,e cila i mbijetoi torturave të kampit dhe një ushtar skocez, i cili e shpëtoi atë, festojnë sot Shën Valentinin e tyre të 71-të së bashku.

John Mackay, 96-vjeçar, ishte pjesë e forcave komando të Skocisë, të cilët, gjatë një operacioni më 1944-ën, arritë të lirojnë një numër hebrenjsh prej rojeve nazistë, në Poloni.
Pas operacionit të realizuar me sukses, ushtria skoceze organizoi një festë me të mbijetuarit, midis të cilëve ishte edhe Edith Steiner, vajza hebreje që do të bëhej gruaja e pandashme e jetës së tij.

“Gjatë festës doja ta ftoja në kërcim Edith, por dyshoja se do të pranonte ndaj dërgova një shok që ta pyesë nëse ajo donte të kërcejë me mua. Përgjigja e saj ishte se do të kërcente me mua, vetëm nëse unë do e merrja guximin vetë e ta ftoja”, kujton me nostalgji njohjen e tyre të parë, John.

Ai ftoi në kërcim Edith dhe gjithçka që ndodhi më pas ishte një romancë e pafundme. اifti u martua në 17 korrik të vitit 1946 dhe që atëherë i janë dedikuar tërësisht njëri-tjetrit.

Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe 7 nipërve e mbesave dhe sot do të festojnë Shën Valentinin e 71-të të tyre.

Ende dhe sot John dhe Edith i drejtohen njëri-tjetrit me “i/e dashur” dhe kanë një këshillë për të gjithë çiftet e rinj: “Jini romantikë gjithë vitin, jo vetëm më 14 shkurt”.

/ Top Channel

1487038922_01.jpg


1487038968_02.jpg


1487038974_03.jpg


1487038980_04.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top