اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

PiNkY

Anëtar i Nderuar
cifti_i_moshuar.jpg


Një çift i moshuar Glenys 88 vjeç dhe Royston Smith 91, vendosën t'i jepnin fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i ndërtesës ku banonin. Ata i lanë një letër të dhimbshme dy djemve të tyre, ku i shkruanin se “kjo është mënyra më e mirë”, pasi nuk duan të jenë barrë e askujt.

Vendimi tragjik erdhi pasi ata nuk mundnin të kujdeseshin më për veten e tyre, ndërsa nuk mund të ndaheshin nga njëri tjetri.

Glenys dhe Royston, nga Bournemouthi i Anglisë, hipën në dritaren e dhomës së gjumit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa policia së fundmi ka publikuar letrën që prindërit u lanë fëmijëve në kuzhinë, ku shkruante: “Na falni djem por kjo është mënyra më e mirë. Shumë dhembje”.

Glenys dhe Royston kishin shumë probleme shëndetësore, për çka ishin të detyruar të shpërngulen në një shtëpi të moshuarish edhe pse ishte diçka që asnjëherë nuk e kanë dashur, raporton Mirror.

اifti ishte martuar 67 vite më parë, dhe duheshin aq shumë sa nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin.

Djali i tyre Michael, tregon se: “Gruaja më thoshte se babai nuk mbijeton nëse nëna vdes. E kuptoj dëshirën e tyre që të jenë bashkë, por jo edhe mënyrën se si. Ata ishin dhe mbetën të pandarë” shprehet Michael.

/albeu.com/
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

:(..sa gjynah.
citim: Djali i tyre Michael, tregon se: “Gruaja më thoshte se babai nuk mbijeton nëse nëna vdes.
Eh bote e poshter,nusia citatet ia ka mbajtur,por asnjeri ska prish terezin e vet,per t"iu qendruar afer,prinderve.
Te shkretet me dy djem dhe i priste azili.
Eh shumica e rinis e brezit te ketyre kohve,e kan haram gjirin e Nenes tyre.
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Kjo me te vertet qe eshte shume e dhimbshme
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Kjo eshte vertet tragjedi...jo vetem vdekja e tyre,por edhe perse kan vdekur....qenkan barre,per ke,per femijet qe i kan lind dhe rrit,me aq mund,dhe dashuri prinderore...por fat i rend,se femija ta le prinderin ne shtepi pleqesh,eshte mekat i madh...Ai mos shpresoj per meshir....ajo nusja ka nene e babe...Allahu na ndihmoft
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

:(..sa gjynah.
citim: Djali i tyre Michael, tregon se: “Gruaja më thoshte se babai nuk mbijeton nëse nëna vdes.
Eh bote e poshter,nusia citatet ia ka mbajtur,por asnjeri ska prish terezin e vet,per t"iu qendruar afer,prinderve.
Te shkretet me dy djem dhe i priste azili.
Eh shumica e rinis e brezit te ketyre kohve,e kan haram gjirin e Nenes tyre.

Nevertiti, kjo qe keta dy pleq duke pasur dy djem kane shkuar ne azil ndoshta tingellon si absurd, por ashtu si po shkojne gjerat ne raportet ne familjet tona, mendoj se te gjithe neve ne moshen e shtyre (nese e arrijme) na pret azili...sepse askush nuk don te prish terezine e vet...
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Lum ai qe arrin tua ktheje prinderve minimumin e djerses qe bene ata per ne :kohe:
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Te prek si ngjarje ....

Duhet te kete pat arsye qe kan mar ate vendim, ndonje here djemte jane te ftohte ndaj prinderve e nuk e kuptojne qe me indiferencen e tyre kjo gje i vret , plus qe me moshat e thyera duhet patur gjthm raport e komunikim, vet mosha e tille i ben te jene te ndjeshem e te ndihen barre per femijet e tyre!
Ndaj duhen patur jo vetem femije meshkuj por dhe femije vajza, vajzat jane me ndryshe jane me te lidhura me faamiljen edhe kur jetojne larg tyre, u qendrojne me afer prinderve qofte edhe me telefonata te shpeshta tregojne me interes e nuk i bejne te ndihen vetem , te pakten jo deri ne ate pike sa te marin vendime te tilla.
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

lol po u bera 91 vjec...pse te jetoj me shume
po sdo isha hedhur nga ballkoni
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Keta dy i kane vrare bijet e tyre...ne menyre indirekte, sepse po te ishin kujdesur sado pak, kjo vetevrasje nuk do te ndodhte.

Kam degjuar nje thenje nga te moshuarit: Ne moshen e shtyre te prinderve, djali i merrte ne kurriz dhe i dergonte diku ne thellesi te pyellit qe te vdisnin aty. Nje djale e merr babain e tij ne kurriz dhe nist ne pyell...dikur i lodhur e leshon ne toke babain dhe desheron te ik ne shtepi...mirepo babai i therret: Mos me le mu ketu, me dergo pakes me lart sepse ketu une kam lene babain tim...Djalit i bie ne mend qe neser dhe djali i tij do ia ben njesoj, ta dergon ne pyell dhe e kthen babain prap ne shtepi qe te vdes i qete ne shtrat, e jo ne pyell...
 
Titulli: اifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

po sa gjynaf po me vjen tani per keta te dy :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top