Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
navy-seals-bin-laden-2011-570x343.jpg

SHBA - Mirë nderime jo, por as pension apo siguracion shëndetësor për njeriun që vrau Osama bin Laden, armikun numër një të Shteteve të Bashkuara. Navy Seal i Team Six, i cili natën e 1 majit 2011 qëlloi tri herë në kokë liderin e al Qaida, në vijim të raketave në Pakistan, ka lënë shtatorin që kaloi, pas 16 vjetësh, forcat e armatosura, tre vjet para minimumit të parashikuar dhe i është rikthyer jetës civile, duke humbur çdo përfitim. E ka rrëfyer vetë këtë në një intervistë të gjatë për të përmuajshmen Esquire, në të cilën për të mbrojtur identitetin e tij quhet ‘the Shooter' - qëlluesi.

''Kujtoj se, ndërsa po e shihja Bin Laden të nxirrte frymën e fundit, mendova: kjo është gjëja më e mirë apo më e keqe që kam bërë ndonjëherë?''', i ka rrëfyer ‘the Shooter' gazetarit Phil Bronstein i Qendrës së Reporterëve Investigativë.

''Siguracioni shëndetësor për mua dhe për familjen time ndali mesnatën e së premtes'', ka rrëfyer për Bronstein jo shumë kohë pas të njëjtës së premte, duke shtuar se, kërkoi nëse kishte ndonjë formë tranzicioni apo një formë të re sistemi sigurimi, por përgjigja ishte: ''Jo. E ke lënë shërbimin. Mbulimi yt nga shteti mbaroi. Falemnderit për 16 vitet e tua. Shko të bësh...''.

Gjashtëmbëdhjetë vjet në të cilat ai ka vrarë dhjetëra ''armiq në luftime'' në misione të panumërta; nga të cilat ajo më e egra ishte sigurisht kundër liderit të al Qaida-s. E gjeti përballë, duke u futur në atë dhomë në katin e tretë të vilës në qytetin pakistanez Abbottabad. Dhe në rrëfim kujton se ''Bin Laden ishte në këmbë. I kishte duart mbi shpatullat e një gruaje dhe ishte duke e shtyrë përpara. Jo saktësisht drejt meje...E pashë...kishte një pushkë mbi një raft afër tij, AK, për të cilën ishte i famshëm. Dhe lëvizi përpara. Nuk e dija nëse gruaja kishte një rrip me eksploziv...ai kishte një pistoletë. Kjo ishte një kërcënim...e qëllova, dy herë, në ballë. Bum, Bum. Herën e dytë ndërsa po binte. U rrëzua mbi dysheme, përpara krevatit të tij dhe e qëllova përsëri. Bum, në të njëjtin vend''.

Në artikullin për Esquire, Bronstein rendit një seri shpërblimesh që munguan, duke nisur nga 25 milionë dollarët, që vareshin mbi kokën e Bin Ladenit dhe që nuk u shkuan kurrë burrave të grupit Team Six (Ekipi i Gjashtë). Sikur të ishte një libër apo një film ajo natë, e jo një operacion, ngjarje. Por edhe humbje të pensionit dhe siguracionit shëndetësor, përveç artritit, dëmeve në shikim dhe të tjera të këqija shkaktuar nga jeta në ushtri. Apo mungesa e një martese të lumtur, pasi ai u nda nga bashkëshortja, e lodhur duke e parë të ikë për një punë, që e mbante deri në 300 ditë larg shtëpisë.

shekulli.com.al
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Po ta kishte vrare ne te vertete po.....!!!
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Po ta kishte vrare ne te vertete po.....!!!

Me fal, cfare eshte kjo pergjigje...."po ta kishte vrare ne te vertete po" cfare????? Une jam i pari qe postoje ironi neper tema, por ne lidhje me cfare shkruhet ne temen, jo me nje enderre qe pash mbreme.

Ti ke tezat qe nuk eshte vrare, na i sill....jemi ketu per me shume informacione :)
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Logjikisht:

Thuhet se kufoma e tij eshte hudhur ne det, sipas parimeve Islame, per t'i respektuar muslimanet !

Tani une te them ty si musliman qe jam, e qe i njoh mire parimet Islame. Nuk ka kurrcfare ligji Islam (parim Islam), qe lejon apo urdheron hudhjen e kufomes ne det.

A eshte postuar ndonje video e kufomes se tij? Ndonje foto origjinale ?

Une me shume besoj se ka vdekur kohe me pare Bin Laden, se sa qe eshte vrare se fundi. Mos valle fotot montazhe qe qarkullojne neper internet, i merr si baze per kete teze ? Pfffff
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Nahh besoj se ka marre aq lek sa si hy me ne xhep as pensioni as puna :D
As ketij as 2 breza me vone :p
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Logjikisht:

Thuhet se kufoma e tij eshte hudhur ne det, sipas parimeve Islame, per t'i respektuar muslimanet !

Tani une te them ty si musliman qe jam, e qe i njoh mire parimet Islame. Nuk ka kurrcfare ligji Islam (parim Islam), qe lejon apo urdheron hudhjen e kufomes ne det.

A eshte postuar ndonje video e kufomes se tij? Ndonje foto origjinale ?

Une me shume besoj se ka vdekur kohe me pare Bin Laden, se sa qe eshte vrare se fundi. Mos valle fotot montazhe qe qarkullojne neper internet, i merr si baze per kete teze ? Pfffff

Beson ti apo besoje une nuk ka rendesi.

Rendesi ka qe nje institucion ka nje raport mbi nje ngjarje te firmosur nga persona qe kan ndjekur keto ngjarje per vite me radhe. Une dhe ti thjesht i kemi lexuar se skemi qene prezent :)
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Beson ti apo besoje une nuk ka rendesi.

Rendesi kane faktet, e qe mungojne !
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Rendesi kane faktet, e qe mungojne !

Faktet e tua mungojne, faktet e atyre jan firmosur nga njerez me "FUQI" ajo qe nuk kemi une dhe ti :).

Mos i kthe temat si te do qejfi. sill fakte jo besime.
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

faktet e atyre jan firmosur nga njerez me "FUQI" ajo qe nuk kemi une dhe ti

Une po shoh vetem shkrim. Akoma nuk pash ndonje fakt nga ti apo ato "fuqite" !

Nuk osht se ma do qejfi, por ma do truri logjiken, jo perrallen e mbretit.
 
Une ta solla vetem nje fakt, aty thuhet:

"Burial at sea of bin Laden followed Islamic procedures"

Kjo eshte perralla o Hard. Eshte tjeter problem nqfs ti mendon se din dicka rreth Islamit. Une te argumentova me fakt logjik, pra qysh ne start, perralla fillon aty ne citimin qe solla !
 
futu ketu http://www.ap.org/ edhe gjen te gjitha dokumentat qe do. neve nuk jemi wikileaks po une per ato qe flas te flas me prova jo me hamendje :).
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Une e dija qe do sjellesh kete link. Une nuk besoj fare ne keto perralla mbreti. Une flas me fakte qe i pranon mbare bota, logjika e shendoshe. jo fakte qe ua shperlajne trurin njerezve nepermjet medias. Sado t'verteta qofshin ato ne linkun qe sjelle, fakti qe kane thene se kjo menyre eshte sipas parimeve Islame, e ve ne dyshim menjehere :D

Me kujtohet nje rast kur ca amerikane kishin bere pazar me peshqi me arabet. Dhe per t'i shitur peshqit, aty e kishin shkruar "Keta peshqi jane te prere sipas sheriatit Islam". LOOOL !

Ku prehet peshku sipas sheriatit (damaret e qafes, kthimi nga kibla, etj etj) ! lol

I tille eshte edhe ky lajm :D Mos u beso, perdore pak trurin, dil nga kafazi ku je futur sepse je bere pre e medias, me dhimbsesh !
 
Lover deri tek ky postim ishe ne rregull pastaj u humbe pak...Si ne cdo lufte historin e shkruajne fituesit edhe ate histori di gjithe bota.... eshte e vertet nuk eshte e vertet ate duhet ta zbulojne historianet, neve nuk jemi as historian as nuk i kemi jetuar ne person te pare ngjarjet.

Prandaj shume prej nesh do ti bazohen gjithmone atyre fakteve qe u japin keto "fuqite" edhe une jam i pari qe i ve ne dyshim, po duke qene se ketu jemi ne forum dhe secili prej nesh hyn per te shkembyer dy ide eshte e kot te sjellesh nje mori me informacione te nxjerra nga kush? Michael Moore? nuk jemi wikileaks ta thash dhe nje here :).
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

kush m.. po i fshin postimet bre ! edhe ate qe e postova une kishte te beje me bin ladenin dhe "vdekjen" e tije !
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Mua ajo qe ben pershtypje eshte se; po flasim sikur ne i dim te gjitha keto ngjarje jo pak te rendesishme....Lexojm, shikojm e degjojm si gjithe njerzit e tjere. cfare informacion na jepet...ose kemi bindjet tona personale duke e marr dhe e "deshifruar" kete info....tani nese ketu ka njerez ne brendesi te ngjarejve ok le te na e thone :p

Por ju lutem jo debat te ashper .......boooo sikur te kishte qen Amerika dhe BinLadeni shoqja e shoku juaj more amani....Kemi hallet tona o shqiperiiiiiiiiiii :D

ah se harrova...Ka aq shume argumentime nga te dyja palet sa ketu nuk mbaron debati....kam pare edhe un dokumentare pohuse e mohuese e vran se vran.......e Ne fund mbylla televizorin e fjeta gjume si me pare....ai qe me doli ne enderr ishte SALIU ME EDIN dhe jo BINLADENI ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Lover deri tek ky postim ishe ne rregull pastaj u humbe pak...Si ne cdo lufte historin e shkruajne fituesit edhe ate histori di gjithe bota.... eshte e vertet nuk eshte e vertet ate duhet ta zbulojne historianet, neve nuk jemi as historian as nuk i kemi jetuar ne person te pare ngjarjet.

Prandaj shume prej nesh do ti bazohen gjithmone atyre fakteve qe u japin keto "fuqite" edhe une jam i pari qe i ve ne dyshim, po duke qene se ketu jemi ne forum dhe secili prej nesh hyn per te shkembyer dy ide eshte e kot te sjellesh nje mori me informacione te nxjerra nga kush? Michael Moore? nuk jemi wikileaks ta thash dhe nje here :).

Loveri nuk humb kurre, por tipat sikur ty, u humb udha midis oborri kur s'kane cfare t'thone, ose s'kan fare, fshijne postime.

Hajt me axhin u rritsh, se u mesova me juve. Kur s'ki kaqik, mos u rras !
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Amerika ishte e zoja te vriste me mijera qytetare te saj te shkaterronte kullat binjake,e sqenka e zonja te mashtroje edhe me vrasjen e binladenit.
 
Titulli: Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

Si pas asaj qe mendoj une mbas gjith ktyre ngjarjeve fshihet nje mister i madh qe askush nga ne apo dhe dy-tre breza pas nesh skan per ta marr vesh sec ndodh ne te vertet , ne lexojem apo degjojem ate qe na serviret neper websit-et e internetit apo dhe televizionet dhe na ben te besojem se ajo ka ndodh ne te vertet por se cfar fshihet mbas ksaj te vertete askush nga ne se di dhe as qe ka per ta dit , Amerikanet ben te pa munduren per te fituar terren ne boten islame ose me sakt ne ate pjes qe ndodhet petroil sepse i intereson petroil e jo binladen e hyseni, vran getafin gjith pasuria e getafit mbas vdekjes se tij gjith ato miljona qe i gjeten e gjith ai flori qe kishte ku humbi qe sot spo flitet meper to, cdo gje esht e organizuar ne nje menyr mjaft te mperht e te sigurt qe te ben te besosh ate qe sheh apo lexon neper web interneti apo televizor duke mos te len asme te voglin dyshim qe te ket ndodh ndryshe... Ndosha une jam gabim por kshtu arrij ti kuptoj dhe ti mendoj gjith kto ngjarje qe shikoj...

Po dal dhe pak nga tema duke fol per disa viruse te cuditshme qe cuitrisht sot u zhduken dhe spo shikojem me virus si gripi derrit, lopes se cmendur, apo virusi pulave qe u perhap ne bot por si per cudi u zhduken pasi te dashurit tan shkenctr arriten te gjejen antivirusin e kture viruseve direkt e duke fituar ca filjarda te vogla, kjo me ben te dyshoj se si ka mundsi qe kta shkenctar kaq te zot e gjeten direkt antivirusin per te eleminuar kto lloj virusesh? Kur nderkoh ka vite qe nuk po gjejen dot nje antivirus kunder SIDA semundje qe po vret miljona njerez ne bot?? Mos vall gjith kto viruse si gripi derrit , lope e cemendur apo gripi pulave ishte nje test per te provuar sa te afet jan per te nxjerr nje anti virus e per te fituar ca miljarda te vogla...

Ndosha une jam gabim por kshtu arrij te mendoj dhe llogjikoj gjith kto qe ndodhen ne bot pasi jan disa mistere qe nuk mendoj se kan per tu kuptuar ndo nje her apo per tu nxjerr ne pah per ti par populli thjesht.. Mendimi im personal cdo gje qe publikohet me duket false dhe e mirorganizuar nga ata qe publikojen kto lajme..
 
Back
Top