Ai ka dy gra
Poezi nga Maram Al MasriAi ka dy gra:
një që fle në shtratin e tij
dhe një që fle në shtratin e ëndrrave të tij.
Ai ka dy gra që e duan:
një që që plaket përbri tij
dhe një që ia fali rininë
për ta fshehur pastaj.
Ai ka dy gra:
një në zemrën e shtëpisë së tij
e një në shtëpinë e zemrës së tij.