Ai, ajo dhe kompjuteri

prizrenka

Shpalosni ndjenjat !
Ai, ajo dhe kompjuteri

Trekëndëshi i dashurisë: ai, ajo dhe - kompjuteri
Kompjuteri e ka ndryshuar mënyrën tonë të punës, mënyrën sesi komunikojmë mes nesh…por po ashtu janë bërë edhe burim pengesash, bile edhe mosmarrëveshjesh në marrëdhëniet tona.

Teknologjia ua ka mundësuar njerëzve që të punojnë në kompjuterët e tyre, praktikisht çdo kund dhe në çdo kohë. “84 për qind e njerëzve sot janë të varur nga kompjuteri”, thotë Anthony Rodio, konsulent teknologjik, i cili mendon se, për këtë arsye, njerëzit e kanë të vështirë të ndahen nga jeta “online”.

“Kemi konstatuar se njerëzit të cilët janë më se shumti të lidhur me kompjuterin e tyre, janë pikërisht ata, puna e të cilëve varet po nga kompjuteri. Ata, shpesh edhe kur vijnë nga puna, ulën pranë kompjuterit duke u bërë se gjoja po punojnë diçka. Por, shumë shpejt ky aktivitet në kompjuter shndërrohet në një hulumtim nëpër internet, për kënaqësi personale”, thotë Rodio.

Në hulumtimin e realizuar të kompanisë së Anthony Rodios – support.com – është konstatuar se gati dy të tretat e amerikanëve kanë thënë se më shumë kohë kalojnë me kompjuterin e tyre sesa me partnerin e jetës.

Psikoterapeutja, Linda Miles, – autore e librit “Martesa e re” – thotë se kompjuterët janë bërë një pengesë serioze në shumë marrëdhënie mes njerëzve. “Mund të kalojnë javë të tëra e partnerët as të mos shikohen mes tyre. ثshtë shumë ë rëndësishme të krijohet kontakti i përditshëm me partnerin tuaj e jo të krijohet një mur mes jush – apo kompjuteri”, thotë Miles.
cifti_kompjuteri.jpg
Teknologjia mund ta krijojë varësinë, thotë eksperti për marrëdhënie ndërnjerëzore, David Coleman, i njohur si “mjeku i marrëdhënieve të prishura”. Ai e krahason teknologjinë me pasjen e një lidhje dashuria jashtë martesore.

“Dikur, kur për dikë është thënë se ka një lidhje jashtë martesore, kjo ka nënkuptuar se ai person ka një të dashur. Sot kjo gjë, nuk është detyrimisht e njëjta. Njerëzit mund të kenë një lidhje jashtëmartesore me teknologjinë: i mashtrojnë partnerët e tyre me kompjuterin me të cilin e kalojnë tërë kohën e tyre. Me vite po flasim për konsumimin e arsyeshëm të alkoolit dhe të duhanit; e mendoj që së shpejti do të flasim për përdorimin e kufizuar të elektronikës”, konstaton Coleman.

Teknologjia sot më se shumti përdoret për komunikim. Coleman tërheq vërejtjen se mbështetja tepërt në email, në porositë përmes telefonave mobilë dhe porositë e çastit, mund t’i dëmtojnë lidhjet e afërta mes partnerëve sepse nuk ekziston statusi i vërtetë i “marrjes dhe dhënies”- dhe se asnjëra palë nuk e sheh reagimin e tjetrit.
 
Shume veta tanime jane martuar fale Interenetit pra PC-s.Shumica jane martuar permes Facebook ose ne MSN.Por edhe shumne probleme kane dale nga keto .
 
“Dikur, kur për dikë është thënë se ka një lidhje jashtë martesore, kjo ka nënkuptuar se ai person ka një të dashur. Sot kjo gjë, nuk është detyrimisht e njëjta. Njerëzit mund të kenë një lidhje jashtëmartesore me teknologjinë: i mashtrojnë partnerët e tyre me kompjuterin me të cilin e kalojnë tërë kohën e tyre. .

Nuk eshte e vertete kjo.
Un nmsn 2 her kom fol me Mirije Brahen, por kjo nuk dmth se ajo fisnikja e ka tradhtu Naim Abazin
 
Back
Top