Ai 39, ajo 64 vjeçe, u njoftuan kur ai ishte nxënës e ajo mësuese – historia interesa

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ai 39, ajo 64 vjeçe, u njoftuan kur ai ishte nxënës e ajo mësuese – historia interesante e çiftit që mund të udhëheqin Francën

franca-1-780x439.jpg

Quhet Emmanuel Macron, është 39 vjeç, i martuar me ish-mësuesen e tij të letërsisë që tashmë është 64 vjeç. ثshtë kandidati socialist i cili mund të drejtojë Francën nëse fiton në zgjedhje.

Konsiderohet si ylli në rritje i politikës evropiane, një mashkull i ri dhe karizmatik i cili nëse fiton Partia e tij do të jetë në pushtet të Francës. E ndërsa gruaja e tij më e madhe në moshë Brigitte Trogneux është një nga ikonat e modës që shihet gati çdo javë në ballinat e magazinave.

Ai njihet ndryshe me pseudonimin “Chouchou” që përkthehet si kafsha e mësueses, dhe kjo për faktin se ai është martuar me ish-mësuesen e tij që është 25 vjet më e madhe se Macron.

Historia mes tyre filloi kur ai ishte në moshën 15 vjeç, gruaja e tij ishte mësuesja 40-vjeçare ish- e martuar me tre fëmijë, ku njëra nga vajzat ishte në klasën e Emmanuel Macron. Në orën e mësimit Brigitte e merrte gjithmonë si shembull para nxënësve të tjerë. Ai shkruante poezi gjithë kohës dhe ajo i lexonte.

Ajo kohë pas kohe filloi të tërhiqej nga zgjuarsia dhe përgatitja e tij, gjë që solli në një histori dashurie.

Ditën kur ai foli me familjen duke i thënë se kishte rënë në dashuri me një Auziere, mbiemrin e Brigitte, familja mendoi se bëhej fjalë për një nga vajzat e Brigitte dhe jo për vetë atë.

Prindërit nuk ranë dakord dhe e nisën Emanuelin drejt një qyteti tjetër, por para se të ikte ajo i la një mesazh Brigitte-s, “Mos hiq dorë nga unë, do të martohemi bashkë”.

Ata filluan të flisnin në telefon shpesh dhe kur ai ishte 18 vjeç, Brigitte shkoi në Paris për të punuar, ata qëndruan së bashku që nga viti 2007.

Me Brigitten në krah, ai filloi të rritej dhe të futej në politikë, ai fillimisht punoi si bankier në një kompani dhe më pas u emërua ministër i ekonomisë në vitin 2014, para se të jepte dorëheqjen duke kërkuar një protestë të madhe me emrin En Marche! – duke bërë thirrje për një “revolucion demokratik” të drejtuar nga të rinjtë. Ky profil në rritje ka shtuar interesin publik për martesën e tij.

Në moshën 64 vjeç Brigitte u kthye në një ikonë stili. Ajo ndjek rregullisht shfaqjet e modës dhe me flokët e saj të bionde, , pantallona lëkure dhe veshjet e sipërme, ajo duket më shumë si një modele sesa një mësuese. Në muajin shkurt, martesa e tyre u komentua si e inskenuar për të fshehur faktin se Macron kishte një marrëdhënie seksuale me Mathiew, 40 vjeç, kreu i radio France.

Macron u detyrua të dilte në TV për ta mohuar atë. “Unë jam ai që jam”, tha ai. “Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për të fshehur. Dëgjoj njerëzit duke thënë se kam një jetë sekrete ose diçka. Nuk është mirë për gruan time Brigitte. Unë i ndaj të gjitha ditët dhe netët me të”.

Por gruaja e ti ka thënë se mund të jetë zonja e parë e Francës dhe marrëdhënia e tyre është pa kompromis, duke qenë një lidhje prej 20 vitesh.

Ajo përcolli edhe një mesazh përmes gazetës franceze duke thënë: “Ju gjithmonë habiteni që bashkëshortet janë pranë burrave të tyre dhe i mbështesin. ثshtë koha që gjërat të evoluojnë”.

b;telegrafi.com/
 

Attachments

  • franca-1-780x439.jpg
    franca-1-780x439.jpg
    49.9 KB · Shikime: 0
Edhe une kisha qejf zyshen e kimise ne gjimnaz :)
Vitin e fundit ma dha truri per zyshen e historise, madje edhe i bera ja bera te ditur :)

Sa per Macron mund te them vetem qe eshte shume e mundur te fitoje zgjedhjet per president.
Macron i ka shpatullat shumeeeeee te ngrohta !
 
Se kuptoj si mund te puthi ky kuklos nje plake . hahahaha.
 
Se kuptoj si mund te puthi ky kuklos nje plake . hahahaha.

Pula plake e ka lengun me te shijshem dhe keta e vertetojne me se miri kete fakt ahaha :p

Ketu vlen e ajo thenia :"mbas nje mashkulli te sukses'shem fshihet nje grua e zgjuar" apo s'eshte kshu? :qenush:
 
Talluni ju talluni me plaken
Jua rregulon ajo qejfin sa te behet premiere damme de france lol
Nderkohe Macron eshte i pari ne votime
E dyta eshte Le Pen
I treti Fillon
I katerti Melenchon

Ca dmth kjo?
Qe ne ballotazh shkon Macron dhe Le Pen.
Fitore e sigurt e blinduar e Macron!
 
Po te jete gay ky?

Me aq sa di une si frankofon i specializuar lol eshte shume e mundur qe te jete homoseksual.
Shume eshte aluduar per seksualitetin e tij.
Sidoqofte e kam thene edhe me lart.
Macron i ka shpatullat shume te ngrohta, homoseksual apo jo ai do jete presidenti i ardhshem i Frances.
 
Me aq sa di une si frankofon i specializuar lol eshte shume e mundur qe te jete homoseksual.
Shume eshte aluduar per seksualitetin e tij.
Sidoqofte e kam thene edhe me lart.
Macron i ka shpatullat shume te ngrohta, homoseksual apo jo ai do jete presidenti i ardhshem i Frances.

Une skisha lexuar asgje por intuita :p
 
Ne perendim po behet rregull qe gruaja te jete me e madhe ne moshe se burri...
Te pakten ketu ku jetoj une, per sa e njoh une realitetin, ne shumicen e çifteve te martuara, gruaja eshte me e madhe ne moshe se burri.
 
Paska rrit 4 kalamaj kjo, 3 femijet edhe kte :p
 
Këta të telegrafit, kur do ta mësojnë shqipen?
Akoma s'e kanë mësuar që njoftimi dhe njohja janë dy gjëra të ndryshme?
Njoftim quhet kur jepet një lajm, kurse lidhja mes dy njerëzve quhet njohje.
 
Përshëndetje për zonjën e parë të Francës.:chh
 
Mesuesja gjithmone mbetet mesuese :kafeja:
 
Brigitte, kush është gruaja në krah Emannuel Macron

Në portretet e Brigitte Macron, shpesh tematizohet mosha e saj, 24 vjet më e madhe se Emmanuel Macron. Por kush është kjo grua?

gruaja-2.jpg


Kur u publikuan më 23 prill rezultatet e para të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron që kryesonte ndaj kandidates populiste Le Pen, u ngjit në skenën e lëvizjes “En Marche!”- Përpara nën brohoritjen e përkrahësve. Por 39-vjeçari nuk ishte vetëm. Dorë për dore me të u ngjit edhe gruaja e tij, Brigitte, 64 vjeç. Në radhët e para një grua formon me duar zemrën dhe thërret – “Brigitte! Brigitte! Brigitte!”

Dashuria e Emmanuel Macron, Brigitte Macron, lindur Trogneux, mësueses së frëngjishtes e latinishtes duket se është pranuar nga francezët. Në të njëjtën kohë ajo kthehet edhe në tabelë qitjeje për kundërshtarët e Emmanuel Macron. Kush është kjo grua që në fillim të karrierës së tij ra në sy për fundet e shkurtër e flokët e bjondizuar?

Historia në “Paris Match”

Brigitte Trogneux është vajza e vogël e gjashtë fëmijëve të Simone dhe Jean Trogneux nga Amiens, një qytet universitar, 140 km larg Parisit. Ajo është rritur në një familje të pasur, pronare e një manufakture çokollatash, e njohur për specialitetin “Macrons d’Amiens”.

Më shumë nuk dihet për të shkuarën e gruas së Emmanuel Macron. Me bashkëshortin e parë, bankierin André Louis Auzière, ajo ka dy vajza dhe një djalë. Deri para dy vitesh Brigitte Macron punonte si mësuese, pastaj e la punën për t’iu kushtuar karrierës së bashkëshortit Macron.

اifti i famshëm i Francës është njohur në grupin e teatrit të shkollës jezuite “La Providence” në Amiens. Nxënësi i atëhershëm 17 vjeçar dhe mësuesja 41 vjeçare punonin së bashku për inskenimin e pjesës “Arti i Komedisë”. “Ndjeja që po lëkundesha, por edhe ai”, ka thënë Brigitte Macron kundrejt “Paris Match”, një nga revistat ilustruese më të njohura franceze.

“Pavarësisht se çfarë bën ti, unë do të martohem me ty”


“France 3″ ka publikuar videon e pjesës teatrale të vitit 1993, ku Macron qëndron në cep i drojtur. Macron ndërroi shkollë vitet e fundit dhe u fut në gjimnazin elitar parizien Henri IV, ndërkohë që mësuesja qëndroi në Amiens. Megjithatë të dy e ruajtën kontaktin, telefononin me orë herë pas here. Revista “Paris Match” ka publيkuar historinë e dashurisë dhe fjalinë e njohur ndërkohë që Macron i ka thënë mësuese së tij. “Pavarësisht se çfarë bën ti, unë do të martohem me ty.”

Në vitin 2007 kjo dëshirë u bë realitet. Brigitte Auzière ofroi divorcin dhe u bashkua me Emmanuelin në Paris. Kur Macron u bë person i njohur publik, francezët e kishin të vështirë fillimisht të mësoheshin me çiftin me dallim moshe.

Macron – simpatik për femrat

Tani kjo lidhje e pazakontë nuk habit më njeri, madje femrat e quajnë të guximshëm përkushtimin publik të Emmanuel Macron për këtë femër. Për to, kjo lidhje të thotë shumë për një njeri që arriti të bindë një grua dukshëm më të madhe në moshë, dhe tani po përpiqet të bindë një vend të gjithë.

Brigitte Macron e ka shoqëruar bashkëshortin në fushatën zgjedhore. Shpesh ajo qëndron në publik duke shikuar me buzëqeshje Emmanuel Macron. Por Brigitte Macron luan rol aktiv edhe në strategjinë e fushatës zgjedhore të bashkëshortit dhe organizimin e tubimeve publike. Ndryshe nga kryetarja e Le Pen, çifti Macron e lejon publikun francez t’i hedhë një vështrim jetës së tij private. Pavarësisht zërave se në këtë prezantim ka edhe inskenim, gruaja që ka shanse të jetë zonja e parë e Francës më 7 Maj, është mjaft e lirshme kur flet para mediave. “Pse duhet që Macron të zgjidhet këtë vit president? Përfytyroni si do të dukem unë në vitin 2022?”

(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top