Ahmadinexhad: Irani tash është 'shtet bërthamor'

Kresha

A pretty face can never trick me
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se vendi i tij e ka prodhuar raketën e parë të uraniumit të pasuruar në shkallën 20%.

Duke folur para mijëra iranianëve gjatë një tubimi me rastin e përvjetorit të Revolucionit Islamik, ai tha se Irani tash është “shtet bërthamor”.

“Dua t’u them se pardje filloi pasurimi i uraniumit në 20%. Dua t’u njoftoj dhe të shpall me zë të lartë se, falë Zotit, kryenegociatori ynë bërthamor njoftoi se prodhimi i karburantit në shkallën 20% filloi para syve të shkencëtarëve tanë”, tha Ahmadinexhad.

Uraniumi i pasuruar prodhon karburant për reaktor bërthamor, por mund të përdoret edhe për të krijuar material për armë bërthamore.

Bashkësia ndërkombëtare e ka paralajmëruar Iranin kundër aktiviteteve të mëtejme të pasurimit të uraniumit, duke u kërcënuar me sanksione të reja të Kombeve të Bashkuara.

Irani këmbëngul se programi bërthamor i tij është paqësor. /radio evropa e lire/
 
Titulli: Ahmadinexhad: Irani tash është 'shtet bërthamor'

Madje nje nga bombat kishte kercitur sot ne sheshin kryesor. Kishte protesta :gjujpeshk:
 
Titulli: Ahmadinexhad: Irani tash është 'shtet bërthamor'

Sa gjynaf i dhane shkak Amerikanit te kaloje nga Iraku ne Iran....
Ps : Jo per gje por duhet provuar dhe F-35 Lightning II qe do nise te prodhohet nga 2012 se cfare efikasiteti ka ne beteje
 
Back
Top