Ahmadinexhad: Ai që na sulmon i “ka duart e prera”

Kresha

A pretty face can never trick me
Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha sot se asnjë shtet nuk do të ketë sukses nëse ndërmerr operacion agresiv kundër Iranit.


Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, ai tërhoqi vërejtjen se secili që e sulmon këtë vend, do t'i ketë "duart e prera" nga forcat e armatosura iraniane.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk e kanë përjashtuar aksionin ushtarak kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor, për të cilin ka shqetësime se synon prodhimin e armatimit atomik. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza. /radio evropa e lire/
 
Iran: 4 ushtarakë të lartë dhe 20 civilë humbin jetën

Shefi i batalionit Al Qods të Pasdaranit iranian, gjenerali Nurali Shushtari është vrarë mëngjesin e të dielës në një sulm në jug-lindje të vendit bashkë me anëtare të tjerë të Forcave Revolucionare.
Ngjarja ndodhi në provincën e Sistan Balucistanit. Sipas burimeve, mendohet se sulmi kishte qëllime të pastra terroriste, ndërsa mes viktimave janë edhe tre gjeneralë të tjerë të nivelit të lartë, ku bën pjese edhe Mohammad-Zadeh, komandant i forcave të provincës.

Në momentin e sulmit, katër ushtarakët e lartë ndodheshin në një makinë pasi ishin nisur për në një mbledhje kur në mes të rrugës një kamikaz u hodh në erë. Ndërkohë gjatë këtij sulmi kanë humbur jetën 20 civilë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. /tch/telegrafi/
 
Back
Top