Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Agur Kapo, artizani që kthen koralet në vepra arti

guacka-1-300x229.jpg


Gjatë verës në vendet ku shkohet për të pushuar është bërë zakon që të merret edhe një suvenir i vogël. Një bluzë, një cikërrimë apo edhe ndonjë vepër e vogël e krijuar nga artizanët vendas. Në bregun e Sarandës, gjen plotshitës të tillë që tregtojnë gjithçfarë vogëlimash, me temë jetën pranë detit. Agur Kapo është ndër të paktët njerëz (për të mos thënë i vetmi) që produktet që tregton i krijon vetë. Shtëpia e tij në Ksamil, është kthyer në një punishte të vogël që i “jep” luksin e të krijuarit vepra të vogla, por unike për nga origjinaliteti.

Puna artistike për të fillon diku nga pasditja, atëherë kur ka mbyllur punët në punishten tjetër, ku merret me ndërtimin e shatërvanëve, çezmave, oxhaqeve, kollonave e një morie veprash me gurë. Me këtë punishte ai siguron edhe jetesën, pasi arti ashtu si edhe për piktorët e skulptorët nuk sjell të ardhura të sigurta.

Megjithatë dëshira dhe pasioni bëjnë që pjesën e dytë të ditës Aguri t’ia kushtojë punës me guackat. Baza materiale nuk është e vështirë për tu gjetur. Ai punon me guacka dhe korale të cilat i mbledh gjatë bregut të detit, sa herë qe i jepet mundësia. E në rastet kur nuk mund të shkëputet për shumë kohë nga aktiviteti privat, i siguron pranë peshkatarëve sarandiot. Pasi është krijuar banka e guackave fillon puna. Na fakt puna ka filluar që me lindjen e idesë. Në bagazhin e vogël të makinës familjare, (ai nuk ka një stendë për të shitur produktet) sheh punë me tema të ndryshme. Në trungun e një korali të vogël, është vendosur një çerdhe dhe një çift zogjsh, e gjitha e krijuar me guacka. Një tjetër punë ka formën e një peshku, në barkun e të cilit është vendosur një pamje e Sarandës. Këtu Aguri ka bashkuar dy teknika, punën më guacka dhe dekorin me rërë. Për të ngjitur guackat bën vetë një përzierje ngjitësish, nga ata që gjenden ne dyqanet e mjeteve të ndërtimit. Dekorimi më rërë ka një tjetër sekret. Aty punon edhe me ngjyrat, të cilat i blen po në të njëjtin vend me ngjitësin, i tret dhe i përzien me rërën, duke krijuar kështu dekorin për punën e radhës. Këto teknika i zbaton në punë të vogla, kryesisht peisazhe, të cilat nuk kushtojnë më shumë se 1 mijë lek. Por me rritjen e vështirësisë së punës rritet edhe vlera e materialit. Psh. për punët me korale Aguri thotë se shpenzon jo më shumë se dy-tre orë, punë të cilat i shet për 1500 lek. Ndërsa për punë më të mëdha mund të shpenzojë deri në dy ditë.

“Këtë punë nuk e bëj për lek, pasi nuk marr ndonjë fitim të madh, por vetëm për pasion”, thotë. ثshtë i teti vit që ai merret me këto krijime dhe thotë se nuk do të pushojë deri sa të ketë mundësi. “ثshtë diçka e bukur dhe më vjen mirë kur të tjerët e vlerësojnë”. E këta të tjerë janë më së shumti turistët që vizitojnë qytetin bregdetar, të cilët listës së shpenzimeve të pushimeve i shtojnë edhe një suvenir të vogël te krijuar nga duart e Agurit.





Jeta ime

Mosha: 37 vjeç

Vendlindja: Kasmil, Sarandë

Studimet: Ish shkolla e mesme e Ndërtimit në Sarandë, sot shkolla e Mesme Ekonomike

Jeta: Agur Kapo ka punuar për rreth rreth tetë vite në shtetin grek. Aty është marrë me punimin e gurit dhe të mermerit, profesion të cilin tani e ushtron në vendlindje. Në Ksamil, ku edhe jeton, ka një punishte ku prodhohen shatërvane, çezma, oxhaqe e objekte të tjera dekorative. Artin e të punuarit me guacka e praktikon prej gati 8 vitesh.



Krokodili i kripur

Puna më e madhe që Aguri ka ekspozuar në stendën-makinë është një krokodil i gjatë 0.5 metër. Për të ka punuar dy ditë me radhë dhe ka shpenzuar përafërsisht 300 guacka. Janë tre lloje të tilla të vendosura në një skelet të krijuar prej letre. Kjo është edhe vepra më e shtrenjtë e koleksionit. Kushton dhjetë mijë lek



Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back